Tregtaret e tugjaret e politikikes sone po abuzojne me kushtetuten
2. 04. 2020
Kushtetutes se shtetit tone po i gjuhen sipri dhe po e degradojne duke e interpretuar si instrument per tua plotesuar deshirat e tyre dhe veset kriminale, ne dem te shtetit dhe qeshtjes sone kombtare, ata qe e kane zhvate skajshmerisht vendin per dy dekada me radhe dhe pasurine e tij, ata qe e kane kape shtetin dhe e kane shnderruar ne instrument privat per interesat e tyre personale dhe po synojne vrazhde e paturpesisht ta zhvatin deri ne pafundesi, duke i hipur sipri kushtetutes sone e cila eshte fituar me gjakun e 15 mij viktimave te pafajshme, me dhunimin, turturen dhe poshtrimin e 20 mij nenave e motrave shqiptare dhe me gjakun e deshmoreve tane te lirise, duke e shkelur pameshirshem tregtaret e tugjaret tane te politikes, sikur ajo te ishte nje prostitute qe i pranon ti hypin sipri kujt ti teket.
Eshte e befasishme per mua e per shume shqiptar qe kane ndjenja e gjak shqiptari, se si po i duron populli yne i dashur kaq shume keta kriminel e tugjar te trojeve tona, keta kriminel qe e kan varferuar tej mase popullin, ia kane humbe shpresen per jete rinise sone e cila e ka kap koken ne dore dhe po ia mesyejne rrugeve te botes, per nje kafshate buke.
Shkaku i verimeve kriminale te ketyre tugjareve e tregtareve te trojeve tona, qe i patem ne balle te politikes per dy dekada me radhe, dita dites po zbrazen shtepite e shqiptareve dhe po mbesin vetem me nga nje e dy pleqe te vetmuar, po mbesin arat dhe fushat pa force pune, pa blegtori, shpeztari e bletari dhe Kosova lindore eshte mbete ne duar te krimineleve serb, qe i pengojne shqiptaret te kthehen neper shtepite e veta edhe sote e kesaje dite dhe poi perzen ata qe kane mbete atje, kurse tregtaret e tugjaret tane politik, shtihen sikur nuk po ndodhe asgje atje.
Une kam bindjen time personale dhe shpresoi shume, se siq kan perfunduar me marre e me turp, besa edhe me pasoja te medha perandori te ndryshme neper bote, do ta kene fundin e vete me marre e me turp, edhe tregtaret dhe tugjaret e politikes sone, qe po e ushtrojne tugjarllakun e vete ne dem te trojeve tona, ne dem te pasurise se atdheut dhe ne dem te ardhmerise sone. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!