Pergjigje publike z. Enver Zhinipotokut rreth pikepamjeve te tije kunder kryeministrit Albin Kurti e Pro titistit Isa Mustafa lider ne balle te LDK-s.
29. 03. 2020
Nuk te njoh perse afermi, kam filluar te te njoh permes shkrimeve tua, te cilat shpeshhere më kane pelqyer dhe me te vertet fillova te mendoi per nje filozof me pikepamje te shendosha e vizionare te situatave qe po na rrethojne per dy dekada me radhe.
Shih per kete edhe fillova ta formoi nje simpati per nje mesimdhenes, edukator i gjeneratave tona te reja me profesion filozof. Me keqardhje po me duhet ta them troq, i nderuar Enver Zhinipotoku, se siq qenke zhgenyer ti me Albin Kurtin, edhe une po zhgenjehem ne njeanshmerine tuaj te cilesimit qe po ia beni Albin Kurtit. Ky cilesim adehok e kuturru, krejtesisht i njeanshem dhe aspak njerzor, kam frike se po e perul personalitetin para lexuseve e para nxenesve tuaj, per kete njeanshmeri dhe shkurtpamesi shfaqur ndaj Albin Kurtit.
Pse po ta them kete, sepse po rreshtohesh aq njeanshem ne binaret udhtues te atij personaliteti qe eshte ne balle te LDK dhe tajfes se tij prej nje grup rebelesh, te cilet ka kohe qe ia kane shkaterruar e po ia shkaterrojne autoritetin e LDK-s qe kishte dikur me Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova.
Nje filozof dhe puntor i arsimit te pajtoi me ideologjine komuniste, titiste te Isa Mustafes, eshte shume zhgenjyse per menqyrin filozofike dhe vizionet e saje per realitetin, eshte shume zhgenjyse per edukaten dhe arsimin tone qe e kemi ne mes te tij nje person qe anon verberisht nga nje parti e pas liderit te saje, i cili historikisht eshte deshmuar antishqiptar, titist i perbetuar e barbar dhe shkaterrues i interesave kombtare.
Ti qendrosh prapa nje sherbtori qe i sherbente pushtetit te Rrahmon Buba Morines dhe punonte ne rrenimin e Kosoves, duke quar ujte ne mulli te Millosheviqit, gjakatarit e shkaterruesit qe beri gjenocid ndaj shqiptareve, eshte mjerim i madh dhe qyqarllëk ti shkohet prapa nje lideri, i cili e ka keqperdor fondin 3% te Kosoves per leverdite e veta personale e ne dem te mesimdhenes qe nuk ua dha ne ate kohe mbi 20 paga te tyre, si diverzant qe e synonte shembjen se qeveris se Kosoves ne Egzil.
Ti shkohet prapa nje personaliteti qe ishte kembe e koke kunder Presidentit Rugova, vetem qe te duket sa më pro jugosllav e sa më titist, eshte qyqarllak e shkurtpamesi, te mos them tradhti ndaj Kosoves dhe popullit shqiptar. Ti shkosh prapa nje personaliteti, qe diferenconte marrezishte studentet e Univerzitetit te Kosoves dhe i largonte nga konviktet e nga menza e studenteve si irredentist qe po e shkaterrojne vllaznim bashkimin me serbo-jugosllav, te cilet demonstronin ne ate kohe kunder pushtetit titist e millosheviqist, eshte vertet tradhti e paster kombtare.
Kam edhe material me shkruar per te zezat e titistit Isa Mustafa, sa qe nuk premton kjo hapsire as qe duhet ta mbingarkoi faqen tuaj te shkrimeve filozofike-politike.
Per fund i nderuar profesor, edukator dhe filozof z. Enver Zhinipotoku , po ta bej me dije se sote po kundershtohet Kryeministri Albin Kurti nga LDK e titistit komunist Isa Mustafa dhe nga perfaqesuesit e qeverise se meparshme e quajtur qeveria prontiste dhe paniste, ashtu siq e kritikonin dhe e diferenconin dikur filozofin tone te dashur Ukshin Hotin, titistet e Rrahman Buba Morines, ku ne mes te ketij klubi ishte edhe titisti Isa Mustafa, te cilin e quanin studentet ne ate kohe:’ titisti dhempir kunder studenteve”, mes shume titisteve tjere qe ia rrenuan kushtetuten e atehershme Kosoves, hatri i Rrahman Buba Morines dhe hatri i Sllobodan millosheviqit.
Per keto te palara te titistit komunist qe tani po e rrenon shtetin dhe teritorin e Kosoves, ua kam drejtuar pyetjen:” kujt po i sherben Enver Zhinipotoku?!
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!