Isa Thaçi 16 Mars 2015 ·
Isa Thaçi
16 Mars 2015 ·
Miqesia dhe dashuria fallso ndaj mikut e ndaj atedheut, i gjason hijeve tona te cilat zhduken kur nuk ka rreze dielli
Nuk jane miqe te vertete ata qe ecin sebashku me ne, sikur hija jona qe na ndjeke prapa, derisa te ecim neper rreze te diellit.
Sa po te futemi ne nje zone ku nuk ka rreze dielli, ata nuk i kemi prapa, zhduken siq zhduket hija e jone. Merre me mend se sa kontribojne per atedheun, per lirine e pavaresine kjo kategori njerezish, sa sakrifikojne, sa dituri e dashuri, sa guxim e vendosmeri kane per nderin, respektin, per dijen, per edukimin e arsimin, per zhvillimin ekonomik, shendetesor, juridik e politik te nje kombi!?
Miqesi e dashuri i thojne asaje kur duhet miku dhe kombi, ne kohe te mira e ne kohe te veshtira. Fjala e besa e dhene mikut dhe kombit nuk shkilet, duhet mbajtur edhe ne kohe te mira edhe ne ato te veshtira, per ndryshe do ta marrim epitetin e njeriut qe shkele fjalen edhe besen. Po i beme keto, do te quhemi tradhtar, te pa bese e jo kurr atdhetar.
Ne nderin tone eshte mos ta shkelim fjalen e besen e dhene mikut, shokut dhe mos ta shkelim fjalen e besen dhene kombit dhe atedheut, per interesa tona te ndryshme personale e te ulta, sepse e ulim veten deri ne permasa qesharake e te turpshme. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!