Mos e nderto lumturine mbi padrejtesite e fatkeqesite e tjereve
Isa Thaçi
A ka turp më te madh e fatkeqesi per politikanet tane shqiptar dhe per perkrahsit e tyre, qe e ndertojne lumturine e vete mbi padrejtesite e mbi fatkeqesite e tjereve, mbi vlerat e ulta njerzore, mbi mashtrimet, degjenerimet, dy fytyresine, mbi korrupcionin, prostitucionin, dhunimet, nenshtrimet e poshtrimet e ndryshme ndaj tjereve dhe mbi tradhtine kombtare?
Per njerezit e vetedijshem e normal, turp e fatkeqesi më te madhe nuk ka, sepse nuk mund te kesh lumturi te qendryshme mbi padrejtesite e fatkeqesite e tjereve, nese u serviresh atyre permes lajkave te ndryshme per interesat tua personale, perpos nje fundi te turpshem.
Nuk mund te kesh lumturi te qendryshme perpos nje fundi te turpshem, nese heshte e i mbyll syte para padrejtesive e shkatrrimit te pasurise kombtare dhe shitjes se pjeseve te atdheut. Nuk mund te kesh lumturi te qendrushme perpos nje fundi te turpshem, nese u behesh krah dhe u shkon prapa si klysh atyre qe e devalvojne edukaten, arsimin, shendetesine, drejtesine, ekonomine dhe institucionet tjera shtetnore.
Nuk mund te kesh lumturi te qendrushme perpos nje fundi te turpshem, nese u behesh krah shkelseve te Kushtetutes dhe ligjeve te saje, nese u behesh krah uzurpuseve te shtetit, keqperdoruseve te pozitave te larta shtetnore presidenciale, qeveritare e parlamentare.
Mjere lumturia e atyre qe e kane ndertuar mbi padrejtesite e ndryshme dhe mbi fatkeqesine e tjereve e cila e prete nje fund te turpshem! I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!