Dekorata, mirenjohje dhe shperblime me merite apo…

Dekoratave, mirenjohjeve dhe shperblimeve, dita dites po u bije vlera motivuse e inkurajuse e tyre, sepse ato ndahen e percaktohen nga njerze te cilet shkelin pameshirshem ne parimet e ne kriteret e ndarjes. Ndahen aq shpesh dhe vend e pa vend, sa qe po behen bajat, sepse nuk po perputhen me realitetin e nivelit te arti dhe shkences qe po krijohet ne trojet shqiptare, nuk po perputhen me nivelin e zhvillimit ekonomik, shendetesor, arsimor, juridik e politik.

Me nje fjale disproporcion i madh mes dekoratave, mirenjohjeve dhe shperblimeve qe u ndahen atyre, me realitetin e fushave qe u ceken më larte. Shume dekorata, mirenjohje dhe shperblime, e pak shkence, kulture, edukate, dituri e menquri, pak zhvillim apo aspak ne arsim, ne shendetesi, ekonomi, bujqesi, drejtesi e polotike.

Dekoratat, mirenjohjet dhe shperblimet nuk u ndahen atyre qe vertete i meritojne, por u ndahen atyre qe jane te gatshem te futen nen tutelen e gazdallareve qe i shperndajene ato.

Ata qe i meritojne dekoratat, mirenjohjet e shperblimet, nuk vrapojne pas tyre dhe nuk e luajne lojen e servilit me ata qe i shperndajne ato, sepse ndjehen ne siklet, ne radhe te pare, i meritojne apo jo dekoratat, mirenjohjet dhe shperblimet dhe ne radhe te dyte, nuk i pranojne kurr ato nga duarte e atyre qe shkelin mbi parimet dhe kriteret e shperndarjes se dekoratave, mirenjohjeve dhe shperblimeve.

Po e shiquam nivelin e zhvillimit te artit, poezise, drames, romanit dhe kultures sone kombtare e shkences, filozofise, pedagogjise, sociologjise, psikologjise dhe shkencave tjera. Po e shiquam nivelin e zhvillimit te arsimit, shendetesise, ekonomise, drejtesise dhe politikes, ne te dyja shtetet shqiptare dhe ne teritoret tona te pushtuara nga greko-sllavet, vertet dita dites po behen bajat ndarjet kaq te shumta e te perditshme te dekoratave, mirenjohjeve dhe shperblimeve, te cilat nuk po i pergjigjen realitetit te kohes mes te ciles po jetojme. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje