Nuk pritet asgje e mire dhe njerzore nga te panjerzishmit

Ata qe kane mbete me temperament, karakter e personalitet te pa formuar mire e drejte, budallisht apo panjerzisht i kane lejuar vetit qe tu mungoi edukata, miresjellja, dituria dhe menquria e mjaftushme njerezore.

I kane lejuar vetit tu mungoi morali, ndjenja e humanizmit, drejtesise, beses, sinqeritetit, ndjenja kombtare dhe respekti ndaj tjereve e ndaj punes per te cilen kane marr pergjegjesi.

Ne vende te ketyre cilesive e tipareve njerzore te cilat u mungojne, u kane dhene hapsire veseve te shumta qe bijne ndesh me rregullat, moralin, humanizmin, ligjin, drejtesine dhe rendin qe i ka percaktuar civilizimi njerzor.

Ky soi njerzish nuk lene gure pa rrotulluar ne favor te interesave te veta e ne dem te interesave te tjereve dhe interesave kombtare, duke shkelur marrezishte mbi ligjet e kushtetuten e shtetit, per tu krijuar favore padrejtesishte macave e kucave te veta permes punesimit pa merite, duke shkelur marrezisht mbi fatin e tjereve dhe mbi pergatitjen e tyre profesionale e njerezore.

Eshte fatkeqesi e madhe per ne si popull, tu japim hapsire qe te na perfaqesojne fatin dhe te drejtat tona ne skenen politike komunale, presidenciale, ne skenen politike te qeverise e parlamentit dhe ne skenen kulturore, shkencore, edukative, arsimore, shendetesore, ekonomike dhe juridike , atyre njerezve qe u mungojne cilesite dhe tiparet e shendetshme morale, njerzore e kombtare, qe u ceken më larte!

Vertete eshte infektuar tej mase dhe eshte ndote se tepermi skena jone politike, kulturore, shkencore, arsimore, shendetesore, ekonomike, juridike e ku jo tjeter ,ne nivel kombtar. Uroi nga zemra qe te sherohet sa më pare ky virus tragjik kunder kombit shqiptar dhe te pastrohet kjo ndotje e cila e ka perfshir masivisht skenen tone kombtare! I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje