Nga kush varet te behen realitet endrrat tona
Isa Thaçi
3 Mars 2017 në 9:21 PD •
Lënda e pare mbi te cilen behen realitet endrrat tona, eshte dituria, menquria, shpresa, besimi, vendosmeria, vullneti, guximi, dashuria dhe veprimi yne unik e i vendosur me sakrifikuar per liri e per atdhe, qe ta fitojme lirine dhe ta mbrojme ate se bashku me atdheun, e jo ta shkaterrojme e ta humbim per interesa tona personale e te ulta.
Pa kete lende, do te sorullatemi poshte e perpjete, djathtas e majtas, para e prapa, te shperndare, te perqare, te humbur dhe te hutuar si qurat ne mjegull dhe do behemi gazi i botes, siq jemi bere qe 2000 vjete qe nga pushtimi i Ilirise e deri me sot, duke shpresuar kot qe fatin tone do ta zgjidhin tjeret per ne, edhe pse ne vete po shkelim mbi te.
Mbi baze te kesaje lende per te cilen po flitet, mbeshteten, formohen e transformohen tiparet e temperamentit, karakterit dhe personalitetit tone, pa formimin e transformimin e te cilave, nuk e kuptojme rrugen qe po e ndjekim si individ, familje, kolektiv, shoqeri e si komb ne pergjithesi per ti realizuar endrrat tona.
Keto tipare japin edhe pasqyrimin e nivelit tone ne te cilen gjendemi dhe deshmojme haptaz e qartazi para botes, se ligjet psikologjike e sociologjike, filozofike e pedagogjike, politike, ontologjike e gnoseologjike nuk i njohim fare apo shume pak i njohim.
Te mos them se jane te pa kapshme, te pa kjarta dhe te huja per ne e per realitetin me te cilin jemi rrethuar. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!