Disa i bashkon ideali per atedhe e per liri, disa i bashkon interesi personal, karierizmi dhe gjera tjera te ulta
Isa Thaçi
1 Mars 2016 •
Nje popull qe e bashkon ideali per liri e per atedhe, e meriton lirine, atdheun dhe nje te ardhme te ndritur, mbushur perplot begati, lumturi e dinjitet njerezor.
Nje popull qe e perqajne mes veti interesat personale, grupore, partiake, regjionale e fetare, ai nuk e meriton atedheun, lirine dhe i humbe te gjitha, se bashku me dinjitetin e vete.
Sote ne trojet shqiptare po mbreterone perqarja mes nesh per interesa te ngushta personale, duke i zhgenjyer te gjithe ata, qe i ka bashkuar ideali per liri e per atedhe, per bashkim te trojeve dhe per zgjidhjen njehere e pergjithmone te qeshtjes sone kombtare, te cilen nuk e kemi arrite qe 2000 vite me radhe, qe nga pushtimi i Ilirise.
Si po duket, mendja dhe shpirti i disave eshte griposur thelle me smundjen e perqarjes, me lakmine e tradhtine per interesa te ulta personale, grupore, partiake e fetare, ne dem te qeshtjes sone kombetare, e ne favor te fqinjeve tane pushtues dhe ne favor te grabitjes dhe shkaterrimit total te vendit dhe pasurise se tij.
Tani o kurr eshte koha e domosdoshme ta sherojne sa më pare mendjen, shpirtin, zemren dhe trupin e tyre te griposur ata, tek te cilet eshte programuar thelle ne kokat e tyre programi perplote me smundje te ndryshme.
Ata me smundje te qoroditura rreth interesave personale, rreth plaqkitjeve, keqeperdorimeve te pasurise sone kombetare, keqperdorimeve ne arsim e shendetesi, ne ekonomi e drejtesi.
Ata me smundje te qoroditur dhe tragjike perqarese, urrejtese mes nesh, mbi baza partiake, fetare e regjionale dhe me smundjen e tradhtise ndaj atdheut, Kosoves, Shqiperise dhe ndaj trojeve shqiptare te coptuara e te pushtuara nga fqinjet tane pushtues greko-sllav. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!