Problemet e mesimdhenjes me te cilat ballafaqohet mesimdhenesi ne shkolle
13 Shkurt 2016 •
Zvillimi dhe aftesimi i te kuptuarit tek nxenesit eshte dhe do te mbetet problem qendror i mesimdhenesve te seciles lende dhe ne secilin nivel te shkollimit.
Problemet me te cilat ballafaqohet mësuesi gjate mesimedhenjes jane te shumta, ku me te theksuarat jane:
1.Problemi i perzgjedhjes se metodave, teknikave, formave, mjeteve dhe pyetjeve per mesimdhenje, te cilat perdoren gjate nje ore, neper lende te ndryshme mesimore, qe mesimdhenja te jete sa me e efktshme e racionale.
Problemi i perzgjedhjes se metodave, teknikave, formave, mjeteve mesimore dhe pyetjeve sa më efektive dhe te pershtatura mire ne raport me oren mesimore e ne raport me nxenesit ne pjesen e pare, te dyte dhe ne pjesen e trete te saje eshte mjafte serioz dhe nuk guxohet ta injorojme.
Mesimdhenesi qe te jete sa me i efektshem gjate kesaje perzgjedhje, eshte e domosdoshme, te paiset me kulture didaktiko-metodike, pedagogjike, psikologjike e metodologjike te cilat e trajtojne kete problem ne menyre shkencore. Perndryshe orvatjet e mesuesit do te jene te kota dhe te percjellura permes anarhise gjate procesit te mesimdhenjes, brenda nje ore mesimore e më gjere.
2.Problem i mesimdhenjes eshte edhe motivimi i nxenesve te cilet perfshihen ne te nxenit dhe ne kuptueshmerine e permbajtjeve te ndryshme mesimore gjate nje ore e jashte saje.
Pa motivimin e nxenesve, qe nenekupton kultivimin e interesimit, kurreshtjes, deshires dhe dashurise se tyre per nxenje sa më te suksesshme e sa më kualitative e te efektshme ne mesim, per kuptueshmeri sa me te thelle te asaje qe mesohet, per me i analizuar e perpunuar ato informacione, permes nje veshtrimi dhe te menduarit kritik nga nxenesit, puna e mesimedhenesit nuk do te jete efektive dhe ne nivel te duhur.
Per ta zgjidhur kete qeshtje sa me drejte e sa me objektivisht, mesuesi gjate mesimdhenjes e mesimnxenjes, eshte e nevojshme dhe e domosdoshme te jete i paisur me nje kulture te mjaftueshme psikologjike, kryesisht te kete informacion te duhur rreth motivacionit, emocioneve, vullnetit, deshires dhe personalitetit te nxenesve. Ne mungese te ketij informacioni, suksesi i mesuesit ne mesimdhenje dhe suksesi i nxenesve ne mesimnxenje do te jete i pamundshem.
3.Qeshtje shume serioze per mesimdhenjen dhe mesuesin eshte edhe problemi i menagjimit te nxenesve ne klase, gjate nje ore mesimore.
Klasa qe zhurmon, nxenesi qe nuk degjon dhe disiplina jo ne nivel, e humbasin shansen pedagogjike-psikologjike per nje ore te sukseseshme e efektive, gjate mesimdhenjes e mesimnxenjes, ku fajin kryesor e ka mungesa e pervojes, pergatitja jo e knaqshme profesionale, pergatitja e pamjaftueshme didaktiko-metodike, pergatitja e ulte me kulture pedagogjike e psikologjike, qe e mundesojne organizimin sa më te mire te nje ore mesimore dhe qe i mundesojne mesimdhenesit nje menagjim te mire, efektiv, te matur dhe racional te nxenesve ne klase.
Problemet e menagjimit te nxenesve ne klase kane te bejne me ruajtjen e nje klime te shendetshme mes mesimdhenesit e nxenesve, qe do ta mundesoi nje nxenje te sukseseshme te nxenesve dhe nje disipline racionale ne klase gjate ores mesimore. Kjo kulture pedagogjike arrihet permes nje mesimdhenje, mire te planifikuar dhe permes motivimit te nxenesve ne mesim, te cilin e permendem me larte.
4.Menyra e vleresimit, cilesimit dhe notimit te nxenesve eshte problem tjeter serioz e i thekesuar, si psh:
A e vleresojme dhe notojme sakt, drejte e si duhet apo jo nxenesin gjate notimit, cilesimit e testimit rreth pervetesimit te njohurive dhe rreth nivelit te kuptueshmerise se tyre?! A i perdorim me vend, si i perdorim dhe ai perdorim ku duhet e si duhet teknikat, format dhe instrumetet e vleresimit, cilesimit dhe notimit te nxenesve tane, qe ti motivojme ata per angazhim sa me te vullnetshem ne mesim?! Jemi apo nuk jemi te pergatitur sa duhet profesionalisht per kete qeshtje?!
Rrugdalja me e drejte e mesimdhenesit ne kete fushe, eshte paisja e tij me informacion te duhur ne lemine didaktiko-metodike apo ne metodologjine pedagogjike qe e trajtojne shkencarishte problematiken e cilesimit, vleresimit dhe notimit te nxenesve, gjithnje duke patur parasysh nivelin intelektual, emocional, motivues, social, ekonomik e familjar te nxenesit, duke patur parasysh po ashtu edhe nivelin e shkolles dhe mundesite qe i ka ofruar shkolla dhe mesimdhenesit ne favor te nxenesve, e jo kurr te gjykohet e te denohet per mos sukses vetem nxenesi, kur dihet se ne kete qeshtje ka ndikim te madh, shkolla, mesuesi, familja, drejtori i shkolles, DKA dhe Ministria me stafin e vete pergjegjes per arsim.
Mesuesi i kujdesshem dhe i vemendshem, qe ka deshire, vullnet, motiv e dashuri rreth problematikes se perzgjedhjes se metodave, teknikave, formave dhe pyetjeve me te efekteshme per mesimdhenje dhe mesimnxenje, rreth motivimit te nxenesve, menaxhimit te tyre ne klase dhe rreth vleresimit, cilesimit dhe notimit, do tia dale faqebardhe, ne misionin e tije te shejte kombetar, edhe pse eshte i varur suksesi i tij bukur shume nga faktoret tjere qe ndikojne ne mbarvajtjen e sukseseshme te organizimit ne procesin e mesimdhenjes e mesimnxenjes dhe procese tjera te organizimit ne shkolle e jashte saje. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!