Cilesimi e notimi i nxenesve dhe studenteve nen ndikimin e simpatise, antipatise dhe ryshfetit i shkaterron vlerat e cilesimit
10 Shkurt 2016
Cilesimi sa më real e objektiv i nxenesve dhe studenteve, pasqyron nivelin, edukativ, arsimor, emocional, human, moral, nivelin e ngritjes se aftesive, shkathtesive e shprehive qe i ka arrite nxenesi e studenti.
Per ta bere sa me real e sa me objektive kete pasqyrim te procesit rrethe cilesimit e notimit te nxenesve e studenteve, mesimdhenesi duhet liruar nga ndikimi i simpatise, antipatis dhe nga ndikimi i faktoreve tjere korruptues, te cilet e devalvojn dhe e tjetersojne tersisht pasqyrimin real te cilesimit e notimit.
Simpatia, antipatia dhe faktoret tjere korruptiv, dita dites po ia zene vendin cilesimit dhe notimit real e profesional, neper shkolla, kolegje dhe univerzitetet tona.
Ne cilat raste mund te shfaqen keto dukuri devijante, te cilat po e devalvojne tersisht etiken, karakterin dhe personalitetin e mesimdhenesit, nxenesit dhe studentit, po e devalvojne driten e diturise, edukates, arsimit, mesimit dhe leximit ne pergjithesi?
Dukurite devijante e devalvuse paraqiten tek mesimedhenesi, ne ato momente kur ka te beje me cilesimin e notimin e atyre nxenesve e studenteve qe jane bije te politikaneve, qe jane bije te biznismeneve, te familjareve e farefisit te atij qe noton, qe jane bije te shokeve e miqeve te tije e raste tjera, ku ka mundesi te volitshme te lajmerohen keto dukuri qoroditese , ne procesin e cilesimit dhe notimit te nxenesve dhe studentyeve tane.
Sa më large te jete mesimdhenesi nga ndikimi i faktoreve devalvues, aq me objektiv e real do behet procesi i cilesimit dhe notimit te nxenesve e studenteve dhe aq më shume do favorizohen vlerat madhore te drites se diturise, edukates, arsimit, mesimit dhe leximit ne pergjithesi.
Mesimdhenesit qe lirohen nga ndikimi devalvues i faktoreve, do tua dhene maksimalisht hakun secilit nxenes e student sipas merites e vleres se tyre qe e posedojne ne fushen intelektuale, morale, sociale, humane, kombtare dhe ne fushen e ngritjes se shprehive e shkathtesi te ndryshme te tyre. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!