Sherbimi pedagogjik e psikologjik i pedagogeve dhe psikologeve shkollor mese i domosdoshem per shkollat

9 Shkurt 2017

Sherbimi ne fjale dikur funksiononte neper shkollat tona dhe ipte rezultatet e tijj duke vendosur rende e rregull, disipline e vullnet dhe angazhim te mirfillte ne procesin e organizimit edukativ e mesimor, qe nga stafi udheheqes, stafi i mesimdhenjes, stafi i mesimnxenjes dhe stafi teknik i mirmbajtjes se higjenes, ngrohjes dhe mirmbajtjes se stabilimenteve te sanitarive te ndryshme dhe mirembajtjes se dokumentacionit pedagogjik e ligjor te shkolles.

Qe nga largimi i ketije sherbimi prej shkollave tona, qe nga mbyllja e Entit Pedagogjik Republikan ne nivel te Kosoves, Enteve Rajonale Pedagogjike dhe qe nga mbyllja e Enteve Pedagogjike Komunale, ka filluar te bije pergjegjesia ne procesin e organizimit mesimor, ne nivelin e disciplines se nxenesve, ne vijueshmerine e rregullt te tyre neper oret mesimore, si nga nxenesit ashtu edhe nga arsimtaret, ka filluar te bije pergjegjesia ne te gjitha fushat qe u permenden më lartë.

Ka ra niveli i pergatitjeve te arsimtareve per oren e tyre mesimore, ka ra mirmbajtja e higjenes, mirembajtja e inventarit shkollor, i cili nuk ruhet e nuk sistemohet si duhet.
Kabinetet neper shkolla jane te boshatisura nga mjetet mesimore, numri i madh i nxenesve neper klase, cilesimi dhe notimi i tyre i ngjane me teper nje fushate pa kritere e pa kurrfar pergjegjesishe profesionale ne notim.

Bashkepunimi nxenes, arsimtar dhe prinde eshte zbehur fare, bashkpunimi professional shkolle familje po thuaja se eshte shuar tersisht, trajtimi i problemeve te ndryshme tek nxenesit nuk behet nga askush ne menyre profesionale.

Hospitimi neper ore mësimore me qellim qe tu ndihmohet mesimdhenesve dhe nxenesve e te keshillohen ata per nje nivel me te larte te organizimit edukativ- mesimor nuk behet fare, me nje fjale papergjegjesi totale ne secilin segment, qe nga qerdhet, institucionet parashkollore, shkollore e deri ne Univerzitet.

Kete mase ndeshkuese dhe devalvuese per shkollat tona e ndermori i pari pergjegjesi i arsimit nga ana e Unmikut, famkeqi Maks Daksner ne bashkpunim me perkthyesit e tyre shqipfoles, te cilet moren pozita kyqe ne udheheqjen arsimore, per ta vazhduar eksperimentimin devalvues e shkatrrues te Daksnerit ne sistemin edukativo-arsimor te Kosoves, edhe pse e kishim nje pervoje 100 vjeqare, mbushur plote munde e sakrifica nga dashamiret e arsimit tone.

Loja e ketij eksperimenti te quajtur Daksner-Unmik, ne bashkpunim me perkthyesit shqipfoles te cilet nuk dispononin as me aftesite elementare pedagogjike, psikologjike e profesionale per arsim, filloi nga pozicionet fyese, sikur ne, te ishim nje vende nga thellesite me te largta te Afrikes, edhe perkunder perpjekjeve tona e pervojes 100 vjeqare me plote vullnet e guxim per te mbajtur gjalle e te forte shkollen tone shqipe, para regjimit policor, ushtarak e gjakatar serb.

Daksneri me perkthyesit shqipfoles te cilet moren pozita kyqe ne arsim, ne emer te reformave per ta devalvuar sa me shume arsimin qe e kishim më pare, moren masa ekstreme qe ti largojne nga skena pergjegjese e arsimit ata te cilet kishin pervoje shume vjeqare dhe aftesi e pergatitje shkencore profesionale, pedagogjike e psikologjike, per tu marr me problemet e arsimit, reformen dhe ndryshimet sipas mundesive dhe kushteve qe i posedonte vendi dhe shkolla.

Ky largim behej, per të manipuluar me lehte me perkthyesit e pa afte shqipfoles te daksnerit per reforma e ndryshime.
Edhe sote e kesaj dite gjenden gjurmet mosperfillese neper dokumentat e Unmikut, te cilet e trajtonin arsimin tone kombtar si pjese e pandashme e sistemit edukativo-arsimor serb.

Kjo eshte fyerja dhe shkatrrimi më i madhe qe ia kane bere edukimit dhe arsimit tone kombtar Daksneri, Unmiku ne bashkpunim me perkthyesit e tyre shqipfoles.

Kete devalvim dhe kete fyerje ndaj edukimit dhe arsimit tone e futen ne skene Maks Daksner dhe Unmiku, ne bashkepunim me perkthyesit e tyre shqipfoles, mos te them perkthysit qyqare, duke ndermarre nje fushate te eger kunder institucioneve tona legjitime qe merreshin ne menyre sistematike me hulumtime e studime te ndryshme rreth edukimit e arsimit tone kombtare, duke filluar ne radhe te pare eliminimin nga skena edukative-arsimore Entin Pedagogjik Republikan te Kosoves, i cili merrej ne menyre shkencore me problemet e ndryshme qe dilnin nga fusha e edukimit dhe arsimit ne nivel te vendit.

Per te vazhduar e keqeja edhe metej, i rrenuan edhe Entet pedagogjike Rajonale e Komunale dhe ne fund edhe sherbimin pedagogjik neper shkolla i cili funksiononte ne menyre te mrekullueshme, duke i trajtuar problemet edukativo-arsimor dhe problemet e ndryshme qe dilnin ne nivel vendi e ne nivel shkolle dhe ne fund i lane pa pune pedagoget e psikologet e shkollave, me qellime te caktuara qe ti humbin dhe ti shkatrrojne gjurmet 100 vjeqare te edukimit dhe arsimit tone kombetar.

Sot shkollat tona me shume po ngecin se sa po ecin perpara, disiplina, rendi, rregulli dhe pergjegjesia ne pune e ne mesim, gjithnje e me shume po bije, se sa po perparon.

Interesimi i nxenesve per mesim e dije ka ra dukshem, disiplina ne mesim eshte luhatur tej mase, sepse ka ra edhe cilesia e mesimdhenjes, ka ra raporti i shendosh mes nxenesit e mesimdhenesit, porritet ikja e nxenesve prej oreve te mesimit dhe eshte bere dukuri shqetesuese.

Te notuarit eshte larguar nga kriteret profesionale e shkencore, regjistrimi i nxenesve dhe kalueshmeria eshte bere me shume familjarizem e komercializem, se sa regjistrim e kalueshmeri ne baze te kritereve dhe aftesive qe i posedojne nxenesit e studentet.

Problemet ne meset shkollore jane bere alarmante e shume shqetesuese, ku po lulezon gjithnje e me shume qerimi fizik i hesapeve, deri ne therje e vrasje mes nxenesve duke ia marr jeten njeri tjetrit.

Neper shkollat tona, ne vende qe te sherbej stafi profesional pedagogjik e psikologjik i pedagogut dhe psikologut shkollor, po sherben stafi i sigurimit civil ne bashkupnim me sigurimin e rregullt policor, te cilet e kane marr situaten ne duar te veta, qe permes forces dhe kercnimit ti parandalojne ekceset e ndrysheme, e jo permes bindjes e keshillimit.

Ky staf me lejen e ministrise dhe komunave, shkollat tona i ka shendrruar ne punkte te sigurimit civil e policor te cilet nuk po tregojne kurrfar rezultate, por perkundrazi po e acarojne situaten edhe me shume, duke shkaktuar revolte e zemrim tek mesimdhenesit e tek nxenesit ne pergjithesi.

Keto jane “reformat” ne sistemin e arsimit dhe edukimit tone ne Kosove, qe e kane fillimin nga koha e Daksnerit dhe Unmikut ne bashkepunim me perkthyesit e tyre shqipfols-qyqare, te cilet me shume kane shkaterruar se sa kane bere reforma ne dobi te edukimit dhe arsimit tone.

Eshte koha e fundit ti bashkohemi masivisht kerkeses qe sa me pare te rikthehet sherbimi pedagogjik e psikologjik neper shkollat tona, qe nga qerdhet, institucionet parashkollore, shkollore e deri tek Univerzitetet ne pergjithesi, per tia kthyer autoritetin e ketyre institucioneve ne permasa shkencore pedagogjike e psikologjike te edukimit dhe arsimit bashkohor e kombetar.

Te rikthehet Enti Pedagogjik Republikan qe ishte ne nivel te Kosoves, te rikthehen Entet Pedagogjike Rajonale dhe ato komunale, per tua dhene shansen profesionisteve te arsimit dhe edukimit, te merren seriozisht e profesionalisht me hulumtimin dhe studimin e problemeve te shumta qe dalin nga fusha edukativo-mesimore ne te gjitha nivelet ne vendin tone dhe te lirohen keto ente nga stafi punues i militanteve partiak te cilet e kane shkatrruar tersisht arsimin dhe edukimin tone.

Per ndryshe, çdo gje ka dale prej kontrollit te sanimit dhe zgjidhjes se problemeve ne menyre profesionale, sepse kete qellim e kishte Daksneri, Unmiku dhe perkthyesit e tyre shqipfoles, militant- partiak e injorant te arsimit tone kombtar. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje