Ka filluar trajnimi i drejtoreve per shkollat e shekullit 21 ne regjionin e Prizerenit udhehequr nga militantet partiak qe i sherbejne politikes se pushtetit “PRONTO”
Isa Thaçi
Hapsira e lokalit neper shkollat tonas dhe numri i nxenesve nuk perputhen as per se afermi me standartet e shkolles se shekullit 21. Numri i nxenesve neper klase shkone deri mbi 50 nxenes, ku as shanse minimale nuk ka te organizohet mesimi i preferuar ne grupe.
Shkollave tona u mungojne me te madhe kabinetet e mjaftushme sipas lendeve mesimore dhe u mungojne mjetet mesimore, ku ne vend te tyre perdoret klasa e jo kabineti, perdoret shkumsi, tabela teksti i lendes mesimore dhe menyra e imponuar e ligjirimit frontal nga ana e mesimdhenesit dhe degjimit frontal pasiv nga ana e nxenesve.
Planprogramet apo korikulat e ashtuquajtura te Kosoves, tekstet, literature ndihmese shkollor dhe doracaket metodik- udhezues perpos qe mungojne dukshem, por edhe niveli i pergatitjes se tyre nuk premton as per se afermi per standartet e shkolles se shekullit 21, me munges te parimeve shkencore qe i kerkon pedagogjia, psikologjia, didaktika, metodika dhe metodologjia gjate pergatitjes, hartimit e perpilimit te tyre, te mos them se jemi shume mbrapa ketij shekulli.
Ndriqimi, mirembajtja e pastertise, ngrohja e lokalit shkollor qe eshte faktore dominante per ploltesimin e kushteve te domosdoshme te organizimit te sukseshem ne procesin e mesimdhenjes dhe mesimnxenjes, nuk premtojne nivelin e standartit te shkollave te shekullit 21, te mos them se jemi shume mbrapa ketij shekulli.
Menyra e bashkupunimit te drejtoreve, arsimtareve, keshillit te shkolles, keshillit te prinderve dhe keshillit te nxenesve mes tyre eshte e ndrydhur dhe e shkatrruar nga primitivizmi dhe anarhija, qe nuk ka te bej as per se afermi me standartet e bashkpunimit te shkolles se shekullit 21, por jemi shume, shume mbrapa!
Menyra e zgjidhjes se problemeve te nxenesve qe u dalin ne procesin mesimor, qe u dalin ne mardhanjet mes shokeve e shoqeve, mes asrimtareve, antareve te familjes dhe gjendjes se ulte ekonomike e shendetesor eshte perbuzese, perqmuse, mosperfillese e injoruse, qe nuk ka te bej as per se afermi me standartet e shkolles se shekullit 21, te mos them se jemi shume mbrapa.
Menyra e bashkpunimit te arsimtareve mes veti dhe mes nxenesve, eshte më shume burokratike, mosperfillese dhe injoruse se sa menyre bashkohore qe duhet ti plotesoi standartet e bashkpunimit te shkolles se shekullit 21.
Menyra e bashkpunimit shkolle familje eshte e nivelit më te ulte professional, qe i ngjane nje bashkpunimi i cili impunon qendrimin: “ bene çka te them une e mos bene çka bej une, ne vend qe te bashkpunohet ne menyre te ndersjell me respekt te barabart qe te ndihmohen dhe te marrin informacion te duhur per gjendjen e femijes se tyre ne shkolle dhe te yudhezohen se si duhet te punojne me femijet e tyre ne shtepi. Ne vend qe te marrin informacion te sakt nga prinderit per gjendjen ekonomik, shendetesore dhe per raportet familjare e bashkshortore, qe te kene nje qasje më te pwerkushuar e më profesionale perf ti zgjidhe problmet e nxenesit qe I dalin nga gjendja e familjes se tij.
Gjendja dhe niveli i pergatitjes se testeve per cilesimin e notimin e nxeneseve, menyra se si pyten e cilesohen dhe notohen nxenesit tane, më shume dominon menyra anarhike, e rastesishme, menyra e korruptuar, sipas aferise familjare, farefisnore, kolegiale, miqesore dhe sipas menyres se mitos, qe po shkilet me dy kembet mbi parimet pedagogjike, psikologjike, didaktike, metodike dhe metodologjike te te notuarit, testuarit dhe cilesuarit.
Ky nivel i veprimit nuk ka te bej me shkollat e shekullit 21, por ka te bej me nivelin e ulte te kultures profesionale, pedagogjike, psikologjike, didaktike, metodike dhe metodologjike te mesimdhenesve, menagjereve te shkollave, drejtoreve te DKA-ve, politikberseve te arsimit ne nivel Ministror, qe i ka kapluar korrupcioni, pa te cilen kulture e genjejme veten, na genjejne edhe demagoget e militantet e qeverise pronto se po e zhvillojme shkollen, edukimin dhe arsimin tone sipas standardeve te shekullit 21, qe po jetesohet neper shkollat e botes se ketij shekulli. I juaj, mësuesi Is
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!