Nuk eshte e drejte tu kerkohet më shume as më pak gjate vlersimit e notimit te nxeneseve e studenteve se sa u eshte ofruar atyre ne procesin e mesimdhenjes dhe mesimnxenjes

Isa Thaçi
 28 Janar 2018

Kerkesat ndaj nxenesve e studenteve zakonisht vijne nga larte poshte, ne vend qe te ndodhe e kunderta, te behen kerkesa edhe nga poshte larte prej nxenesve e studenteve.

Ne kete hierarki kerkesash, viktime po bije gjithmone nxenesi e studenti, jo mesimdhenesi, menagjusi i shkolles, menagjusi i Drejtorise Komunale te Arsimit dhe Ministri i Arsimit me stafin e tij punues ne nivel te Ministries, te cilet jane pergjegjes kryesor, per te mirat e te kqijat qe i ndodhin shkolles, mesimit, suksesit te nxenesve dhe studenteve ne mesim dhe disiplines se tyre.

T`i kerkosh nxenesit e studentit me shume apo ma pak se sa i ke ofruar kushte e mundesi per dituri, krijohet nje padrejtesi e madhe me kerkesat e mesimdhenesve gjate cilesimit dhe notimit te tyre. Kjo dukuri negative thuaja se eshte bere mode per realitetin e shkolles shqipe ne nivel kombetar.

Pak i ofrohen nxenesit e studentit kushte per mesim, pak punohet me ta, pak u ofrohet ndihme e udhezime profesionale atyre, pak bashkpunohet me ta. Pak, te mos them aspak u ofron kushte shkolla, klasa, kabineti dhe ambienti ku e bene punen mesimore nxenesi e studenti.

Pak, te mos them aspak e joshin nxenesin per mesimnxenje tekstet shkollore dhe literatura ndihmese, shumices prej te cilave u ka kaluar koha e perdorimit dhe jane te zhveshura tersisht nga paisjet udhezuse te teknologjise pedagogjike e psikologjike, se si duhet te mesohet ne menyre më efektive neper ato tekste.

Lehte eshte te kerkohet nga nxenesi e studenti, por veshtire eshte ti ofrojme atij, ate qe i duhet dhe ka nevoje per te.

Nxenesit e studentet cilesohen ne forme fushate, jo ne menyre sistematike, cilesohen nga ndikimi simpatik e antipatik i mesimdhenesit, nga ndikimi i aferive familjare, farefisnore, kolegiale dhe menyrave tjera jo parimore, duke i ndeshkuar me note negative apo duke i shperblyer me note pozitive, merite e pa merite, edhe kure mesimedhenesi nuk e ka kryer punen e tij si duhet dhe sa duhet ne procesin e rregullt mesimor.

Edhe pse pak apo aspak u ofrohet nxeneseve perkrahje e udhezime permes mesimit plotesues, per t`i avansuar ma tutje ata nxenes qe nuk e kane realizuar si e sa duhet planprogramin mesimor, edhe pse nuk u kane ofruar mesim shtues apo suplimentar atyre nxeneseve qe e kane realizuar me sukses planprogramin e rregullt mesimor.

Do te thot, ne te dyja rastet e notimit dhe cilesimit, pozitivisht apo negativisht, nuk e deshmojne veten mesimdhenesit qe kane edhe aqe te drejte, per ti ndeshkuar apo shperblyer nxenesit e tyre me nota pozitive e negative, rrethe menyres se kerkesave qe ua bejne atyre gjate notimit e cilesimit.

Pak ose aspak, arsyetohet shperblimi i nxenesit me note pozitive gjate kerkesave per cilesim e notim, nese nxenesve qe kane perparuar shume ne realizimin e planprogramit te rregullt nuk u eshte ofruar gjate vitit edhe mesim suplimentar apo shtues, sipas progresit qe e kane treguar nxenesit ne mesim gjate vitit.

Pak ose aspak, arsyetohet ndeshkimi i nxenesit me note negative gjate kerkesave qe ua bejne mesimdhenesit per cilesim e notim, nese nxenesve qe kane ngece prapa ne realizimin e planprogramit, nuk u eshte ofruar kurrfar ndihmese e keshille, permes mesimit plotesues, sqarues e perforcues.

Te dyja keto raste, nuk perfillen fare ne shkollen tone shqipe gjate cilesimit e notimit te nxenesve dhe dita dites po perhapet anarhi e madhe duke harruar fare kerkesat e parimeve perplote kritere pedagogjike e psikologjike dhe didaktike e metodike, te cilat duhet respektuar gjate notimit dhe cilesimit te nxenesve, qe te behet sa me objektiv e real ai cilesim e notim.

Nuk eshte e drejte morale, humane ligjore, pedagogjike e psikologjike, tu kerkohet me shume ose me pak gjate procesit te cilesimit e notimit, se sa u eshte ofruar nxenesve e studenteve gjate organizimit te procesit edukativ e mesimor. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje