Kolegjet private po u konkurojne Univerziteteve Shtetnore ne devalvimin e edukimit dhe arsimit tone kombtar

25 Janar 2016

Edukates dhe arsimit tone kombtar i duhen dashamire qe kane deshire, vullnet, dashuri dhe qe kane pergatitje profesionale e kulture te mjaftushme pedagogjike, psikologjike, didaktike, metodike e metodologjike, qe te bejne pune efektive, te palodhshme e sistematike ne organizimin e procesit edukativ – mesimor me nxenesit e studentet tane.

I duhen njerze profesional qe marrin pergjegjesi serioze ta hulumtojne, eksperimentojne dhe te konstatojne ne menyre te argumentuar shkencore permbajtjet bashkohore ne fushen e edukimit dhe arsimit duke i menagjuar drejte e mire dhe transmetuar ne menyre profesionale dhe sipas parimeve shkencore te shkencave pedagogjike e psikologjike tek gjeneratat e reja te kombit tone, qe t`ia ruajn e t`ia persosin shejntrine e tije edukuese, qe e posedon per njerezimin e kesaje bote, e ne veqanti per ne shqiptaret, qe e kemi patur me kimet gjithmone dijen, edukaten dhe arsimin te cilin na e ndaluan pushtuesit tane mijavjeqar.

Edukates dhe arsimit tone kombtar nuk i duhen konkurent plaqkites te nxeneseve e studenteve, konkurente qe e rrenojne maksimalisht edukimin dhe arsimin tone kombtar, qe e rrenojne maksimalisht parimin e menyres se regjistrimit te nxenesve e studenteve neper shkolla private e neper kolegje. Qe e rrenojne menyren e cilesimit, testimit e notimit duke shkelur maksimalisht mbi parimet pedagogjike e psikologjike te cilesimit, testimit e notimit te nxenesve e studenteve tane.

Duke shkelur pameshirshem menyren e kalushmerise se drejte e parimore,e cila eshte materializuar e korruptuar skajshmerisht, duke ardhe ne shprehje “parimi” demagogjik i familjarizmit, farefisnise, kolegialitetit, mitos dhe mynyrave tjera te ulta e pa kujrrfar kriteresh.

Ruajna o Zot prej konkurences plaqkitese te kolegjeve e shkollave private, qe po themelohen ne trojet shqiptare sikur kepurdhat pas shiut, pa kurrfar kriteresh, duke u shitur dhe duke u blere licencimi i tyre nga matrapazet e MASHTIT dhe menagjusit e e kolegjeve dhe shkollave private .

Kjo perhapje e ketyre kolegjeve dhe shkollave private ka marr permasa marramendese, thua se kombi shqiptar ka me miljana banor, me miljana siperfaqe gjeografike te trojeve te veta, me nje ekonomi shume te zhvilluar e te persosur, me nje treg pune i cili kerkon qinda e mija te rinje e te reja per punesim, i cili nuk ka te ndalur me hapjen e vendeve te reja te punsimit, pa dallime partiake, farefisnore e pa dallime grupore!

Prisit e ketyre kolegjeve dhe shkollave private moton kryesore te tyre e kane bej propagande mashtruese sa te jete e mundur, per ta joshur sa me shume rinine tone ti frekuentojne kolegjet dhe shkollat e tyre, te cilat i “stolisin” rinine me grada te ndryshme, merite e pa merite, sa qele e meshel syte, pa kurrfar kriteri ne cilesim, pa kurffar kriteri ne ofrimin e permbajtjeve te ndryshme mesimore-edukative.

Keto kolegje po funkcionojne me licence e pa te, edhe pse nuk ka asnje kriter profesional pedagogjike e psikologjik per hapjen e tyre edhe kur marrin ate licence te korruptuar funde e krye, per kushtet qe duhet ofruar ato, per numrin marramendes te studenteve qe neser edhe pse plaqkitet gjepi i tyre nuk kane ku te punsohen, perpos te behen kamarier e sigurim i institucioneve te ndryshme private, per ta siguruar buken e gojes dhe ajo nuk eshte e siguruar per te gjithe.

Kush mund te me thote se gjendja eshte ne rregull neper keto kolegje, kur mesimdhenesit e tyre edhe pse i kane marr gradat qe ua bejne te mundeshme te ligjerojne neper ato kolegje, shume pak qe mos te them aspak, prej atyre mesimdheneseve i kane tekstet e tyre personale te ligjerimit, apo sepaku te jete emri i tyre ne publik permes ndoj vepre shkencore te botuar.

Lehte eshte te marrish grada dhe oficer te behesh , por shume veshtire eshte ta kryen me ndere detyren e shejte te mesimdhenesit.

Dhashte Zoti mend aty ku nuk ka, rreth e per qark ne trojet ku jetojne e veprojne shqiptaret, edhe ne diaspora! I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje