Gjithnje e më shume ne shqiptaret po i zhgenjejme miqte tane
MIQTË e shqiptarëve qe do te mbesin ne kujtesat e tyre, ish presidenti amerikan BUSH i par, ish presidenti KLINTON dhe ish presidenti BUSH i dyte, e bene ate qe e bejne miqte e vertete per ne shqiptaret, ne ditet me te veshtira qe i perjetonte KOSOVA dhe populli i saje.
Sapo u lirua Kosova nga fallangat gjakatare te Serbise, me ndihmen e miqeve tane e posaqerisht SHBA-s, viziten e pare qe e ka bere ne Kosove Presidenti KLINTON, iu ka drejtuar shqiptareve me keto fjale: ” Ne e fituam luften, juve ne Kosove u takon ta fitoni paqen”, duke shpresuar se politikanet dhe intelektualet e Kosoves dhe populli i saje do te jene ne gjendje ti mbrojne dhe perfaqesojne denjesisht para botes interesat e veta kombtare dhe do ti mbrojne me dinjitet njerzor, pa i zhgenjyer miqte tane e posaqerisht SHBA-ne, te cilet na perkrahen e na shpetuan prej nje gjenocidi qe e synonte shfarosjen e shqiptareve dhe perzenjen e tyre nga trojet e veta.
Sjelljet vetevrasese, te korruptuara, te pamatura, aspak te menqura e vizionare te politikaneve tane dhe intelektualeve qe u kane shkuar prapa e po u shkojne atyre si dele per interesa te veta personale, duke propaganduar per ta, qe ta mashtrojne popullin e ta manipulojne voten e tyre, edhe pse sistematikisht e marrezisht po e humbin paqen dhe lirine qe eshte fituar me gjakun e deshmoreve, me gjakun e 15 mije viktimave e dhunimin e 20 mije nenave e motrave shqiptare, shkaktuar nga kasapi i ballkanit Millosheviq, me fallangat e tije qe shetisnin si harambasha neper trojet e Kosoves dhe tani po shetisin prap si harambasha ne Kosoven lindore, duke i vuar telat me gjemba mes permes ures se Ibrit.
Ky ishte dhe eshte “kontributi” i pas luftes se politikaneve shqiptar qe i kemi ne balle dhe “kontributi” i nje pjese dermuse te intelektualeve dhe akademikeve shqiptar! “Lum” apo mjer populli shqiptar qe i ka! I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!