Fati i mire apo i keq qofte ai varet nga ne
Nese dojme te na buzqesh fati secilit prej nesh, më pare duhet t´a dijme se nuk mund t´i kemi brenda nje kohe te shkurte gjitha gjerat qe na mungojne e na pelqejne. Andaj duhet te mesohemi e te knaqemi me ato qe i kemi dhe te punojme pa rreshtur per ti arritur ato qe i deshirojme e na mungojne.
Po qe se nuk e kemi kuptuar kete parim jetesor, mund t´a veshtrojme boten ne menyre pesimiste, te erresuar me ngjyra deshperuese, mbushur me zhgenjime e deshtime , duke e humbur shijen dhe kuptimin per jeten, pa na buzeqeshur si duhet fati.
Nje fat i buzeqeshur ne pjesen me te madhe te rasteve, varet nga gjendja jone qe e posedojme ne boten e brendshme shpirterore, se sa nga ngjarjet e jashtme jetesore qe na ndodhin.
Jeta eshte e mbushur me ngjarje te ndryshme, me gezime, me krenari e lumturi, me hidherime e shqetesime emocionale.
Nese kemi vullnet e deshire te dobet, kurajo e guxim jo te duhur dhe menquri, dashuri e pervoje te pamjaftueshme, per te jetuar me dinjitet duke i sfiduar pengesat qe na dalin para, u dorezohemi lehte ngjarjeve jo te kendeshme e pengesave dhe i veshtrojme ato ne menyre pasive, duke pajtuar me to dhe me goditjet e tyre te ndryshme.
Ne te kunderten nese kemi vullnet te forte, kurajo te duhur, deshire, dashuri, dituri e pervoje te mjaftueshme, fati i mire dhe lumturia eshte ne duar tona, sepse timonin e ekzistences jetesore e drejtojme vete nga deshirojme, e jo nga na qojne tjeret, rrethanat dhe valet e jetes.
Per t´a drejtuar pa veshtiresi kah deshirojme ne, timonin tone jetesor, duhet t´a kemi te kjarte qellimin dhe deshirat, se çka dojme te arrijme gjate jetes e çka nuk dojme.
Kur qellimin dhe deshirat tona jetesore i kemi te kjarta, sado te veshtira qofshin rrethanat ne te cilat jetojme e veprojme, prap se prap deshirat qe i synojme i bejme realitete.
Fatkeqet jane njerez qe u frikesohen rrethanave jetesore dhe jane shume te rrembyeshem e bijne shpejte ne panik, para rrethanave qe u ndodhin. Ata jane njerez pa iniciative, nuk kane qellim te caktuar e deshira te kjarta per jeten dhe asgje nuk ndermarrin per t´a ndryshuar fatin e tyre jo te mire. Jane te paqendrueshem dhe dorezohen para çdo sprove.
Ndersa njerezit qe u buzeqesh fati, jane njerez aktive perplote vullnet, guxim, deshire e dashuri, me qellime te kjarta gjate jetes dhe çdo gje qe e deshirojne, e provojne me kemngulje ta arrijne per te miren e fatit te tyre. Jane te guximshem dhe ballafaqohen me situata te renda e te veshtira, para te cilave nuk dorzohen e nuk zhgenjehen fare, edhe nese e pesojne ndonje permbysje.
Njerezve qe u buzeqesh fati mund te pesojne ndonje permbysje, por kurrsesi nuk e pranojne zhgenjimin, sepse ata nuk besojne fare ne buzqeshjen e fatit te rastesishem.
Fati nuk vie vetvetiu, por ai eshte i varur nga vullneti, deshira, guximi, dashuria dhe qendrueshmeria jone para rrethanave qe na sfidojne gjate jetes. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!