Kemi apo nuk kemi nevoje per edukim sistematik gjate jetes

Askush nuk vie ne kete bote, i dijshem, i edukuar dhe i pergatitur profesionalisht, moralisht e njerzisht. Keto cilesi i pervetesojme ne familje, ne shkolle dhe ne rrethin shoqeror ku jetojme e veprojme.

Niveli, sasia dhe cilesia e arritjes se edukates intelektuale, morale, humane, sociale, punuse, kulturore, shkencore e kombtare, arrrihet sipas nivelit te zhvillimit qe e posedojne familja, shkolla dhe rrethi shoqeror ku jetojme e veprojme, varsisht edhe nga shkalla e interesimit dhe angazhimit tone, po ashtu edhe nga potenciali trashigues qe e bartim me vete gjate jetes.
Nuk ka njeri pa tmeta e perparesi. Nuk ka njeri qe eshte i shejte. Nuk ka njeri qe nuk e posedon sepaku nje veti te kafshes, mos ma shume

Njerezit e kesaje bote, pa perjashtim racor e fetar, politik e kombetar, posedojne me t`metat dhe perparesite e tyre, kush ma shume e kush ma pak.

Genjehet njerezimi nese mendojne se jane tersisht te paster, pa gabime dhe pa t`meta. Lum ata qe bejne perpjekje gjate jetes, ti zvoglojne gabimet e tyre dhe veset e shemtuara! Mjere ata qe jetojne me gabime, vese te liga e te shemtuara dhe i shumojne ato gjate jetes duke i kriminalizuar e dehumanizuar, ne dem te tjereve e te vetevetes!

Nese konstatohet se kemi nevoje per edukim e arsimim sistematik, atehere eshte e domosdoshme te investohet maksimalishte ne ngritjen dhe persosjen sistematike te familjes, si nje qelize themelore e shoqerise, ku njerzimi i merr hapat e pare te edukimit, rrites, zhvillimit e pjekurise. Kemi nevoje te investojme maksimalisht ne zhvillimin, ngritjen dhe persosjen e shkollave dhe univerziteteve tona, qe te prodhojne kuader potencial e professional qe i pergjigjen natyrshem e sa duhet nevojave te ndryshme njerzorer. Kemi nevoje te investojme maksimalisht ne zhvillimin dhe kompletimin e gjithanshem te rrethit shoqeror, ne fushen ekonomike, shendetsore, arsimore, politike, juridike e fetare, qe ti mundesohet qytetarit ti gjene interesat e veta dhe ti zhvillon ato per te miren personale, familjare e per te miren e kombit.

Sa kemi nevoje, sidomos ne shqiptaret, te keshillohemi me tjeret, te bashkpunojme me ta, te bashkpunojme mes veti dhe te edukohemi nga shembujt e mire dhe njerezor qe i hasim gjate jetes.

Jeta do te mbetet mizore per ata popuj e per boten mbare aty ku nuk perfillet parimi njerezor i edukimit intelektual, emocional, social, human, moral, punues, kulturor, shkencor e kombtar.

E lumtur, e kendeshme dhe produktive do te behej jeta, kure arrijme te edukohemi sa më njerezisht, sa më kombetarisht, moralisht, kur arrijme te edukohemi me i dashte tjeret, me bashkpunuar me ta, me e dashte punen, dijen, kure arrijme te edukohemi si guximtar ne mbrojtje te virtyteve njerezore, ne mbrojtje te lirise e atdheut tone, edhe kur ka nevoje te sakrifikohemi duke u perballur me armiqte tane.

Kur arrijme te edukohemi sa e si duhet ti rrespektojme miqte, familjen, farefisin pa perjashtim, i madhe e i vogel, burr e grua, fetar e politikan, intelektual e shkenctar, ne tere rruzullin toksor e sidomos ne trollin tone shqiptar, ku flitet shqip e duhet te jetohet shqip, do ta bejme nje jete si njerez te barabart dhe me dinjitet, e jo si njerez te pergjakur nga te huajt e ne mes veti, duke e pranuar nje status te pushtimit, nenshtrimit e te poshtrimit.

Edukata dhe arsimi jane virtytet me te larte njerezor, pa te cilat nuk ka jete me dinjitete. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje