Keshilla per jeten shkurt

 

Ne çdo fushe jane politizuar e degraduar profesionet dhe nuk pytet kush fare per profesionin dhe shkallen e pergatitjes shkencore profesionale te kandidatit te cilit i ipet pergjegjesia, por pytet perkatesia politike, perkatesia farefisnore, perkatesia gjinore e kerkesa tjera korruptive.

Ku per minister te energjetikes emrohet nje historjan, minister i drejtesis emrohet nje kimist, minister i arsimit emrohet nje jurist, minister i ekonomis emrohet nje militant partiak, minister i infrastruktures nje biolog, minister i kultures nje qe nuk ka lidhje me kulturen dhe artin.

Edhe akademiket emrohen antar te Akademise sipas perkatesive politike e miqesore e jo sipas punimeve shkencore te tyre.

Si mund te quhet ndryshe ky veprim i qoroditur i cili eshte bere mode tek ne shqiptaret, perpos fatkeqesi shtetnore e kombeta?!

Miqtë e shokët, sa do te sinqerte qofshin ata, nuk mund ta zavendesojne sinqeritetin, perkujdesin, miresine, sakrificen dhe dashurine e prinderve. O, femijet e mij te dashur, askush ne bote nuk perkujdeset, nuk sakrifikohet dhe nuk dhuron dashuri më shume se prinderit. Nese mendoni ndryshe, gaboni dhe mashtroheni keq.

Ne prinderit, e kemi kuptuar shumë mirë dhe e kemi perjetuar me dhermbje ne shpirte, edhe kure keni qene te paknaqur ndojhere me neve, për shkak te kushteve jo te mira, mes te cilave jetonim me plote veshtiresi ne ushqim, ne veshmbathje e ne shkollim, qe nuk patem mundesi as minimumin e deshirave tua plotesojme, per shkak te rrethanave gjithnje e më te kqija qe naj krijonte pushtusi serb.

Une dhe nena e juaj, nuk i harrojme kurr ato kohe te veshtira, qe i perjetuam familjarisht gjate regjimit fashist serbo-jugosllav, e sidomos atehere kur na perjashtuan nga puna neve te dyve, qe nuk i pranuam masat e dhunshme neper organizatat e punes ku punonim, se bashku me nje pjese dermuse te shqiptareve te Kosoves, te cilet po ashtu edhe ata nuk i pranuan keto masa.

Pse po tolerohen gjakataret serb te kalerojne neper trojet tona duke i fyer viktimat e luftes me etiketen “egersira”, duke e fyer e dhunuar Shtetin e Kosoves, te cilin e quajn “kosmet i metohija”, “kosovo i metohija” , te cilin e quajn “toke te shejt serbe” dhe te cilen sipas tyre “nuk do ta lejojn kurr te rrealizohet endrra e shqiptareve qe ta bejn shtet, token e shejte serbe”, edhe pse kjo toke martire e kosovareve eshte shejntruar neper shekuj me gjakun e tyre, ne perpjekje per ta mbrojte nga pushtusit?!

A ka organe shtetnore kjo Kosove e ngrate, apo nuk ka, a ka polici e ushtri apo nuk ka, a ka perfaqesues te cilet e mbrojne kete shtet, kete vend dhe kete popull me te gjitha mjetet qe i ka ne dispozicion apo nuk ka dhe ta alarmojne situaten e hidhur qe na ka rrethuar. Si po duket me siguri kane vdeke per se gjalli?!

Nese gjate procesit te perceptimit, mendimit, njohjes dhe formimit te qendrimeve, pikepamjeve, bindjeve e veprimeve tona ndaj dukurive te ndryshme natyrore, shoqerore e shpirterore, nuk e kemi edhe nje doze te dyshimit e verifikimit te vertetesise se njohjes sone mbi to, munde te futemi pa dashje dhe pa dije, ne boten e iluzioneve te cilat na mashtrojne shume me shtremberimin e realitetit, te cilin e perceptojme dhe e perjetojme per momentin rreth dukurive ne fjale.

Sa me shume qe tretemi ne boten e iluzioneve dhe nuk i ndriqojme ato permes dyshimeve e verifikimeve tona, i japim shanse te madhe formimit te mendimeve, bindjeve, qendrimeve dhe pikepamjeve tona te gabuara personale ne raport me te verteten rreth dukurive te ndryshme, ne baze te te cilave i organizojme edhe veprimet tona gjate jetes.

Ngjyra dhe toni i zerit, menyra e te menduarit dhe te folurit, mimika e fytyres dhe menyra e te shiquarit, te ecurit, levizjeve qe i bejme dhe menyra se si vishemi, pasqyrojne bukur mire tiparet e karakterit, temperamentit dhe personalitetit tone. Pasqyrojne bukur mire edhe edukaten, kulturen, diturine dhe shpirtin qe e posedojme.

“Mos pandehni se me trimeri pa menquri mund te bejme ndonje pune te madhe. Trimeria e shqiptareve nuk e shpetoi dot as Nishin, as Vranjen, as Leskovcin, qe i rrembeu Serbia, as Tivarin e Ulqinin, as Plaven e Gusine, as Gruden e Hotin qe i gllabroi Mali i Zi, as Janinen e Çamerine qe i mori Greqia”.

Shqiptarit aq sa i duhet buka, i duhet dituria e nacionalizma. Per te rrojtur si komb, duhet te luftojme per tu bere e per tu njohur si komb”, Mit`hat Frasheri.

“Trimeria pa menquri eshte fatkeqesi”, ” nje trimeri i don njëqinde mjeshtri”, popullore.

Sa shume budalline e kane demonstruar e po e demonstrojne edhe tani politikanet tane permes trimerise pa menquri, perplote dallavera e marrezi, lakmij e tradhtij, ne dem te popullit shqiptar dhe te mjeres Shqiperi!

Nau kane mbush trojet shqiptare perplote akademik, edhe per eksport ka mjaftushem! Por shkenca, kultura, dituria dhe edukata, nuk eshte e mjaftushme ne trojet shqiptare as ne nivel te duhur, perkunder numrit te madh te akademikeve, qe tia ndriqojne faqen kombit shqiptar, tia bashkojne trojet atij, tia permiresojne jeten dhe mos ta lene te neperkembet e te poshtrohet nga fqinjet tane pushtues greko-sllav.

“Sa më i madh te jete ndryshimi dhe sa më te veshtira te jene sfidat tona, aq më te pershtatshme behen shtat zakonet e njerzeve te suksesshem”.

” Problemet tona dhe dhimbja jane univerzale e gjithnje ne rritje, ndaj zgjidhjet e ketyre problemeve jane bazuar dhe gjithmone do te bazohen mbi parime univerzale, te perjetshme e te qarta, te perbashketa per çdo shoqeri qe zgjerohet dhe perparon pergjate historise”. Stephen R. Covey

Me ndryshimin e shprehive te sjelljeve tona regresive dhe zavandesimin e tyre me shprehi progresive, i ndryshojme per te mire rrethanat dhe situatat e ndryshme mes te cilave gjendemi dhe e rrisim kualitetin e te jetuarit tone e më gjere.

Si po duket, ne shqiptareve naj ka verbuar syte lakmia personale, mendjemadhesia , mburrja ne te thate nga mungesa e menquris, guximit, vullnetit , deshires dhe dashurise, qe ti zgjidhim problemet tona te ndryshme kombetare e nderkombtare, familjare e personale.

Po ti posedonim mjaftueshem keto cilesi te domosdoshme, te cilat ndikojne ne zgjidhjen e problemeve tona dhe po te mos e kishim lakmine personale te qoroditur, mendjemadhesine e mburrjen, do ti kishim punet pakez me ndryshe, e jo ne kete menyre siq i kemi tani.

Jeta e dinjitetshme dhe e suksesshme u takon atyre njerezve, atyre kombeve dhe popujve, qe veprimet e veta i kane te mbushur perplot me menquri, guxim, deshire, vullnet te forte, vendosmeri dhe dashuri te mjaftushme per ti arrite gjerat e vlefshme dhe idealet e ndryshme kombetare, familjare e personale.

Ndersa ne anene tjeter, atyre popujve qe u mongon menquria guximi, deshira, vullneti i forte, dituria dhe dashuria, jane te denuar te mbesin sherbtor te tjereve dhe te pushtuar e nenshtruar nga tjeret duke shuajte etjen e urine me mbeturinat e banketeve, qe i bejne tjeret per rreth tyre.

Keto konstatime vlejne, si per zgjidhjen e qeshtjeve te ndryshme personale, si per ato familjare dhe si per zgjidhjen e qeshtjeve tona te ndryshme kombetare dhe ne raport me nderkombtaret.

Lakmia me e zhvate dhe shkaterruar atdheun dhe tradhtia ndaj tij eshte mbeshtjelle perhere me veshen, mathen e nivelin shpirteror qe e kane poseduar lakmitaret, zuzaret, te pabeset e tradhtaret, te cilet kane ekzistuar e po ekzistojne edhe sot ne radhet tona.

Qe 2000 vite roberi kjo fare e keqe nuk e ka lene popullin shqiptar te sheh drite kurr e ta gezoi lirine, duke bashkpunuar me pushtusit tane shekullor, siq po veprojne edhe sote me Serbine, Malin e Zi, Meqedonin dhe me Greqine.

Keshtu kane vepruar perhere e po veprojne tek ne lakmitaret, zuzaret, te pabeset e tradhtaret, duke shitur e fale pjese te atdheut, duke keqperdor e shkaterruar pasurine e tij, duke varferuar popullaten dhe duke i dhene presion asaj permes varferise e menyrave tjera te ike nga atdheu dhe ta merr boten ne sy, per ta siguruar kafshaten e bukes.

Ne shqiptaret kemi nevoje per ndryshime te perhershme, nese nuk deshirojme te marremi me thash e theme, me pune te tjereve, me etiketime, duke harruar veteveten se kemi mbete ne gjendje te mjere intelektuale, politike, morale, fetare, ekonomike, shendetesore, arsimore, juridike, shtetnore e kombetare.

Sa shume kohe dhe energji humbim duke u marr me thash e theme, me pune te tjereve, me etiketime, thua se punet tona i kemi vuar ne dyzen, thua se nuk kemi tmeta dhe vese te liga dhe nuk kemi nevoje aspak per ndryshime!

Eshte arritje e rendesishme jetesore kure e arrijme pjekurine intelektuale te ndervaresise ne raport me tjeret.

Arritjet tona më te rendesishme kerkojne aftesi, shprehi e shkathtesi te shumta te ndervarura, permes te cilave na mundesohet te marrim nga tjeret aq sa kemi mundesi tu japim atyre.

Askush nuk te jep më shume, seq ke mundesi tu japish. Aq sa u japim tjereve, aq edhe do te marrim prej tyre.

Çelsi i artë i sukseseve tona gjate jetes është baraspesha dhe mirembajtja e shëndetit fizik, psikik, shpirteror, intelektual, emocional, moral, human, social dhe kombetar.

Pa shendet dhe pa ekuiliber e mirembajtje te tij nuk kanë kuptim e jane te pamundeshme sukseset tona, politike, ekonomike e profesionale dhe jane tërsisht te parealizueshme.

Mund te nxjerrim te dhena mjafte domethenese per karakterin, temperamentin dhe personalitetin e njeriut permes formes , madhesise e pozites se vesheve.

“Veshi me lob te sheshte e te perkulur nga faqja i cili formon nje kend te drejte me faqen, tregon nje shpirte elegant me prirje optimiste, miredashes e pajtues, i bindur ndaj komandes se tjeterkujt.

Veshi me lob te rrumbullaket e te shkurte, tregon nje temperamente te ekuilibruar qe e zotron veten edhe ne raste te veshtira te jetes, eshte i vendosur ne vendimarrje dhe u shkon deri ne fund vendimeve te veta, ka nje simpatij te veçant per çdo pune, imagjinon plane dhe projekte si bartese te veprimeve.

Veshi me lob te forte e mishtor tregon inteligjence mediokre, prirje per tu dorzuar, kerkon zgjidhje te lehta per ndodhite e tije dhe knaqet ne çdo rast me veteveten. E bezdisin edhe personat më te dashur kur smuhen”. H. G. Watson

Per ta ruajt nderin, kontributin, lavdin dhe krenarine aq sa e posedojme , nuk eshte mire te bejme perpjekje qe ta shkelim dhe tua fshehim kontributin e tjereve, sepse pozicionohemi ne piken më te ulte njerzore dhe e pasqyrojme veten, pa dashje, se sa te pa karakter jemi.

Fatkeqesisht, shume njerze te tille ka në mesin e shoqerise sone shqiptare!

Aleancat e ndryshme pushtuse e shkatrruese, perpos qe e perdoren forcen e dhunen ndaj popullates sone qe nuk nenshtroheshin dhe nuk e pranonin elementin pushtues, ndaj tyre e perdoren ne kombinim mashtrimin e lajken, duke ofruar njekohesisht kulaqin edhe kerbaqin, si mjete mashtrimi e nenshtrimi.

Forca dhe mashtrimi qe u perdoren kunder nesh, nau imponun me dashje e pa dashje, permes lajkave e mashtrimeve dhe permes kulaqit e kerbaqit, qe t’ia kethejme shpinen asaj qe ishim dhe e kishim dikur dhe ta pranojme ate qe nuk ishim dhe se patem kurre.

Vullneti, deshira e dituria e dobte, guximi, dashuria dhe pervoje e pamjaftueshme, imponon dorzimin para veshtirsive dhe pengesave te jetes, duke pajtuar ne menyre pasive me to dhe me goditjet e tyre te ndryshme.

Me nje gjendje te ulte shpirtrore, intelektuale, emocionale, sociale, morale e kombtare, eshte e pamundshme te na buzqesh fati, pa marr parasysh rrethanat me te cilat rrethohemi. E kunderta e kesaje gjendje i mundeson buzqeshjen fatit tone.

Nuk eshte menquri por fatkeqesi tu derzohemi bindjeve e besimeve tona te gabushme se jemi viktima te rrethanave, gjendjes jo te mire momentale e ngjarjeve te ndryshme te palakmushme qe na ndodhin, sepse e humbim shpresen, deshiren, vullnetin, energjine, guximin e dashurine per jete më te mire dhe qendrojme te terhequr, pasiv dhe në amulli, para situatave të ndryshme mes te cilave gjendemi.

Nese marrim vendim dhe këmbëngulim per ta permiresuar gjendjen dhe rrethanat mes te cilave gjendemi, bindemi praktikisht, se ne i krijojme rrethanat e mira apo jo te mira qofshin ato, e jo rrethanat neve.

Shume shtrejte i kemi paguar, po i paguajm dhe do ti paguajm bindjet dhe besimet tona te gabushme, se jemi viktima te rrethanave e ngjarjeve te palakmushme, derisa te bindemi se ngjarjet e rrethanat i krijojme vete, te mira apo te kqija qofshin ato.

Pa u ndeshkuar e keqeja, keqbersit trimerohen, kriminelet shtohen, korrupcioni rritet, dominon papunesia dhe perhapet varferia.

Shtohen hajnat e vrasesit, ike prej vendit rinia, nuk mbetet kush ne keto troje, pos pleqe e plaka te vetmuar neper shtepija.

Shkollat e univerzitetet mbesin te zbrazura ne mungese te nxenesve e studenteve, toka pa krah pune dhe vendi pa force mbrojtese.

Kjo eshte taksa qe do ta paguaj nje popull, i cili nuk e lufton te keqen vendosmerisht me te gjitha mjetet qe i ka ne dispozicion!

Pika më e ulte kulturore, edukative e njerzore manifestohet tek ne, atehere kure i shfrytezojme lidhjet me tjeret vetem per ti permbushur interesat tona personale, te ulta e egoiste.

Sapo ti permbushim interesat personale me njerern pale, ua kthejme atyre shpinen permes stilit te krekosjes dhe perbuzjes, per te gjete lidhje tjera mes palesh per qeshtje te ndryshme interesash.

Kjo smundje e qoroditur shpirterore manifestohet tek ne, atehere kure i mbeshtesim tersisht shpresat tona ne forcen dhe autoritetin qe e posedojne tjeret, duke mohuar vetveten tersisht qe posedojme edhe ne vlera te pazavendesushme brena vetvetes.

Nuk eshte mire ti fajsojme tjeret per situaten ne te cilen gjendemi, duke u arsyetuar sikur:

” Te mos kisha lindur kaq i varfur… Sikur te jetoja ne nje vend më te mire… Sikur femijet e mij te mos ishin kaq te pabindur… Sikur te mos kisha nje shendet te lige… Sikur e Sikur dhe shume sikur te tilla”,

Duke i fajsuar tjeret per problemet dhe sfidat tona, qe tia lehtesojme vetit dhembjet e shqetesimet per gjendjen ne te cilen ndodhemi.

Atë qe e mesojme nese nuk e ndajme me tjeret dhe nuk e zbatojme ne jete, kote kemi mesuar.

Nese mesojme e nuk veprojme, eshte njesoi sukur te mos kemi mesuar e te mos dijme fare.

Kjo dukuri defanzive gjithnje e më shume po perhapet tek ne shqiptaret.

Ky konstatim edhe pse i dhembshem per ne, po deshmon realiteti mes te cilit jetojme.

Ajo qe eshte pozitive, e drejte, reale, e ndershme dhe njerzore per mua, per tjeret mund te konsiderohet krejtsisht ndryshe.

Ne shqiptaret si po duket e zeme vendin e pare ne bote qe nuk i kemi mendimet, qendrimet, pikpamjet dhe bindjet e peraferta rrethe vlerave e antivlerave.

Si shkak i kesaje mos harmonie, po i pasojme ngecjet ne zhvillim, perqarjet mbi baza fetare, politike e regjionale dhe mosmarrveshjet mes veti, gjithnje ne dem te qeshtjes sone kombtare dhe bashkimit te trojeve qe na takojne.

Per ti njohte sa më realishte tiparet e karakterit, personalitetit, temperamentit, per ta njohur egoizmin, altruizmin, etiken, humanizmin dhe patriotizmin e nje apo shume personave, eshte e domosdoshme ti marrim parasysh cilesite qe i posedojne secili individ tek ngjyra e syve, forma e vesheve dhe madhesia, forma e hundes, e mjekrres, forma e vetullave, gjatesia dhe forma e gishtave te durve dhe kembeve, forma, ngjyra e flokeve dhe permbajtja e tyre, forma, madhesia e gojes, buzeve dhe ballit, forma e madhesia e kokes, qendrimi i trupit, menyra e te ecurit, ngjyra e zerit, menyra e te folurit, shikimeve, mimika e fytyres, buzqeshjet, menyra e friksimit dhe guximit e detaje tjera.

Sado qe bejme perpjekje te fshihemi pas maskave te ndryshme, keto shenja e simbole te alfabetit psikologjik qe u permenden me larte, flasin shume kjarte per cilesite e vlerat qe i posedojme brenda botes sone intelektuale, emocionale e shpirterore.

Ata qe nuk dijne ta lexojne drejte, sakte e sa më objektivisht kete alfabet psikologjik, qe eshte i shkruar ne menyre specifike tek secili individ, ne trupin e tij fizik dhe ne qenjen e tije shpirtrore, deshtojne ne njohjen e drejte te tipareve dhe vetive qe i posedojne njerzit dhe do te pesajne shume prej tyre nga kjo mosnjohje.

Politikanet dhe disa intelektual, edhe pse po bejne perpjekje permes fjaleve te mira ti fshehen krimet e veta, veprat e turpshme e punte e ndyra, ato po verehen e po ndjehen kudo ne trojet shqiptare.

Sa shume genjeshtare e mashtrues, lakmitar e tradhtar po fshihen pas fjalimeve te tyre, duke i maskuar krimet e veta te organizuara, korrupcionin ne çdo sfere te jetes, veprat e turpshme dhe punte e ndyra.

Politikanet e nje pjese dermuse e intelektualeve dhe qytetareve shqiptar, gjithnje e me shume po bijne nen ndikimin e substances droguese politike, per ta mbajte karriken me cdo kusht dhe per ti mbrojte interesat e ulta personale e grupore, duke bere lufte frontale kunder interesave te perbashkta shoqerore e kombetare, ne favor te interesave te ulta personale, familjare e ne favor te interesave te grupacineve politike.

Sa më pare qe ta kuptojme se pa i luftuar vendosshmerisht dhe po ua shkul rrenjet tersisht antivlerave e veseve te shemtuara dhe smundjeve te ndryshme shoqerore, politike, fetare e shtetnore dhe pa e vrare tradhtine ne asht e ne rrashte te kokes, nuk ka kurrfar mundesie e kurrfar shprese qe te merr rruge te mbare zhvillimi dhe perparimi shoqeror, politik, juridik, shendetsor, arsimor, ekonomik, shtetnor dhe ai kombetar, tek ne shqiptaret.

Besimi apo mosbesimi ne vlerat tona, ne vlerat e rrethanave mes te cilave gjendemi dhe besimi apo mos besimi ne potencialin, unitetin, vullnetin, guximin e dashurine qe e posedojme, jane shkaktar qe te realizohen apo mos realizohen deshirat, synimet e qellimet tona gjate jetes.

Kujdesi apo mos kujdesi yne se qfare po mendojme, çfare po vlersojme, si po sillemi, ke po e vlersojme si vlere e ke si antivlere dhe kujdesi apo moskujdesi se çka po deshirojme e po synojme e çka po rrefuzojme, manifeston menyren e ndertimit te tashmes dhe te ardhmes tone personale, profesionale, familjare e kombetare.

Individi, shoqeria dhe populli qe nuk e perqendron vemendjen ne menyren e besimit apo mos besimit rreth vlerave te veta, vlerave te rrethanave mes te cilave gjendet, nuk e perqendron vemendjen ne menyren e besimit apo mosbesimit rreth potencialit, unitetit, vullnetit, guximit e dashurise qe e posedon, nuk i krijon vetit mundesi per ta ndertuar si duhet te tashmen e te ardhmen e vete.

Gjendja depresive psikike qe krijohet per shkak te rrethanave te ndryshme gjate jetes, nuk i lene askujt aftesi, force, vullnet, guxim, deshire dhe dashuri te mjaftushme per ti tejkaluar veshtiresite dhe pengesat qe na dalin para dhe nuk i len askujt aftesi ti perdor mjetet e mundeshme efektive per tejkalimin e pengesave dhe veshtiresive.

Nuk mund te arsyetohet me asnje argumengt perpos me argumentin e turpit heshtja mortore dhe indifirenca momentale e akademikeve, intelektualeve dhe misionareve shqiptar te paqes, qe u permenden më larte, para kesaje gjendje tensionuse perplote me rreziqe per shqiptaret ne ballkan, andej e ketej kufijeve.

Nuk mund te arsyetohet me asnje argoment kjo heshtje mortore, pos me argumentin qe keta burra e dai te shkences e kultures, jane te zene shume dhe te preokupuar me ngritjen e kultit te tyre dhe mbrojtjen e interesave te ulta personale.

Heshtja mortore para gjendjes se tensionuar politike te shqiptareve me pasoja te rrezikshme, nga ana e Akademive shqiptare dhe akademikeve qe bejne pjese ne to dhe nga ana e intelektualeve shqiptar qe jane puntor te instituteve te ndryshme shkencore, politike, ekonomike, historike, kulturore e gjuhesore, nuk mund te arsyetohet me asnje argoment, pos me argumentin qe keta burra e dai te shkences e kultures, jane te zene shume dhe te preokupuar me ngritjen e kultit te tyre dhe mbrojtjen e interesave te ulta personale.

Mendjemadhi dhe ai qe mburret para tjereve, i ngjane gomarit, jo njeriut e as intelektualit. Ne mesin e popullit shqiptar, bukur shume ka mendjemdhej e mburravec!

Ate qe e kane mbjelle dje, frytet e saje po i vjelim sot. Ate qe e mbjellim sot, frytet e saje do ti vjelin neser. Varsisht nga lloi i farave qe i mbjellim, frytet e tyre do ti korrim. Kush mbjelle korr. Kush punon ka. Kush meson din. Ai qe nuk punon asgje nuk fiton. Populli

Derisa te behet emrimi i kuadrit menagjus, mesimdhenesve, dhe stafit teknik nga matrapazet e korruptuar politik, nga larte poshte mbi baza partiake, mbi baza korruptive e amorale, mbi baza familjare e farefisnore, mbi baza te interesave materiale, vaj halli qe i ka gjete institucionet tona edukative e arsimore, shtetnore e private.

Derisa te shkilet ligji me dy kembet nga te korruptuarit politik, se bashku me menagjeret dhe organet vendosese neper institucionet edukative- mesimore dhe te shkilen rregullat e kerkesat e konkursit te shpallur sipas vendeve te ndryshme dhe rregulloreve te punes, mbeshtetur sipas kerkesave te ligjit, vaj halli per menagjimin dhe pergjegjesite qe duhet ti ket menagjusi, kupto drerjtori, dekani, rektori dhe shefi i depertamentit te caktuar, vaj halli per cilesine e sasine e procesit te mesimdhenjes e mesimnxenenjes qe eshte ne pergjegjesi profesionale e morale te mesimdhensve, vaj halli per menyren e hapjes se kolegjeve te shumta private, te them sikur kepurdhat pas shiut, duke marr liçencen pronari i tyre permes shtrimit te darkave e drekave, thua se Kosova i ka miljarda banor per kete numer kaq te madhe univerzitetesh dhe kolegjesh, thua se Kosova ka aqe kapacitet ekonomik per punsimin e te shkolluareve qe dalin nga keto univerzitete!

Vaj halli per mirembajtjen e pastertise, mirembajten e ngrohjes ne shkolle dhe mirembajtjen e sanitarise e stabilimenteve te ndryshme qe i nevoiten mirevajtjes se procesit organizativ mesimor, vaj halli e vaj halli kah po shkone edukimi e arsimi jone kombtar qe ka mbete ne duar te matrapazeve te korruptuar politik,te cilet nuk kane potencial te duhur profesional, pedagogjik , psikologjik, moral e kombtar ti pergjigjen ne menyre kualitative organizimit te edukimit e arsimit tone nga larte poshte?!

Dita dites, qe nga pas lufta eshte vrerjte e po verehet “kontributi” i politikaneve shqiptar qe i kemi ne balle dhe “kontributi” i nje pjese dermuse te intelektualeve dhe akademikeve shqiptar ne “mbrojtje” te “interesave” kombtare! “Lum” apo mjer populli shqiptar qe i ka ne balle!

“… deri kur shkenctaret tane do te behen pre e politikaneve te pa afte, te cilet e katandisen kete popull te mbytet ne det. Te marr rruget e mergimit dhe te shperngulet ne mbare boten?

Deri kur intelektualet tane do te rrine anash, kur e shohin shfarosjen e popullit tone per tarafe partiake, apo ndoshta edhe keta do te presin qe te marrin te gjithe kazmen dhe lopaten e te qelin llageme neper Europe?”, prof. Dr. Akademik Skender Kodra, Ph.D.

Atyre qe u buzeqesh fati mund te pesojne ndonje permbysje, por kurrsesi nuk e pranojne zhgenjimin, sepse ata nuk besojne fare ne buzqeshjen e fatit te rastesishem dhe fatit qe na percaktojne tjeret.

Fati nuk vie vetvetiu, por ai eshte i varur nga vullneti, deshira, guximi, dashuria dhe qendrueshmeria jone para rrethanave qe na sfidojne gjate jetes.

Po qe se nuk e kemi kuptuar drejte parimin jetesor, mund t´a veshtrojme boten ne menyre pesimiste, te erresuar, me ngjyra deshperuese, mbushur me zhgenjime e deshtime , duke e humbur shijen dhe kuptimin per jeten, pa na buzeqeshur si duhet fati.

Mund ta humbim edhe vullnetin, deshiren dhe guximin, ta paraqesim jeten ashtu siq eshte ne te vertete dhe te ballafaqohemi po ashtu guximshem me te, duke mos u dorzuar per asnje qaste para sfidave te saje.

Niveli, sasia dhe cilesia e arritjes se edukates intelektuale, morale, humane, sociale, punuse, kulturore, shkencore e kombtare, arrrihet sipas nivelit te zhvillimit qe e posedojne familja, shkolla dhe rrethi shoqeror ku jetojme e veprojme, varsisht edhe nga shkalla e interesimit dhe angazhimit tone, po ashtu edhe nga potenciali trashigues qe e bartim me vete gjate jetes.

Modestia eshte virtyt i njerzve te edukuar, arsimuar e te ngritur profesionalisht, politikisht, moralisht e kombtarisht.

Mendjemadhesia, mburrja e ngritja e kultit personal eshte ves i njerzeve qe u mungon modestia, mirekuptimi e respekti ndaj tjereve.

Veset e virtytet bejne pjese tek njerzit e botes, ku më shume e ku më pak, pa dallim feje e kombi.

Lum per ata qe kane më shume virtyte se sa vese njerzore!

Nuk eshte menquri aspak qe mendimet, bindjet e gjykimet tona te cilat i formojme rreth njerzeve e rreth nje realiteti te caktuar, ti mbeshtesim ne te verejturit e thjeshte, ne thash e theme dhe ne paragjykime me tendenca te ndryshme, sepse konstatimet e konkluzionet tona dalin te paverteta e te deshtuara , se sa mbeshtetja ne te dhenat e argumentuara e te sakta, qe dalin nga te verejturit sistematik shkencor, i kontrolluar mire e i verifikuar me argumente.

Njerzite qe i kane te programuara ne kokat e veta njohurite qe i ka tejkaluar koha, e kane te veshtire ti perqafojne programimet e reja, qe i pergjigjen kerkesave te kohes.

Konfrontimet e medha mes njerzeve behen per shkak te programimeve me permbajtje te ndryshme ideologjike ne kokat e tyre, te cilave u ka kaluar koha dhe nuk premtojne edhe metej per kohen.

Mes shqiptareve më shume ka njerze me programime te vjetruara dhe me bindje e permbajtje te ndryshme ne kokat e tyre, e më pak me programime te duhura e te reja, qe i pergjigjen kerkesave te kohes. I juaj, mësuesi Isë

Politika qe po udhehiqet ne trojet shqiptare nuk eshte demokratike, humane dhe kombtare ne raport me interesat e qytetareve te vendit. Perkundrazi bene zhurme te madhe me i mbrojte interesat e veta te ulta, aspak njerzore.

Pjesa dermuse e politikaneve shqiptar, intelektualeve dhe misionareve paqesor i kane kordinuar raportet mes veti, tia zgjasin jeten sa më shume kesaje politike antikombtare, jo produktive, as humane e antinjerzore, per interesa te ulta personale.

 

Vlersimi i tjereve ne baze te verejturit te thjeshte, thashe e themeve dhe ne baze te paragjykimveve, nuk eshte i mire e as i sakt, sepse vleresimet tona dalin shume subjektive, qesharake, jo te drerjta e aspak njerzore.

Vlersimi i mbeshtetur ne te verejturit e thjeshte, ne thash e theme dhe ne paragjykime, rezulton perplote me genjeshtra, rezultatet behen qesharake, sepse te dhenat jane te paargumentuara dhe tendencioze, mbeshtetur ne thash e theme.

Tendencat ne vlersime e demtojne apo e favorizojne pa shkas e pa argumente autoritetin e tjereve, vetem per interesa te caktuara personale e grupore.

Populli shqiptar dhe paraardhsit e tij kane pas fatin tu nenshtrohen ideologjive te ndryshme fetare e politike, intelektuale, kulturore e gjuhsore te pushtuseve tane, qe nga pushtimi romako- bizantin, sallavo-ortodoks dhe turko- aziatike.

Ky nenshtrim tek ne, ka lene gjurme te thella indoktrinuse ne trurin tone, si ne aspektin e ideologjive fetare, politike, kulturore, gjuhesore e shkencore, si ne aspektin e organizimit te proceseve te nryshme jetesore. Me nje fjale tjetersim i shumllojshem intelektual, emocional, social, moral e kombtar, sipas synimeve djallezore qe kishin pushtusit tane.

Na duhet perpjekje e madhe intelektuale e shpirterore per tu liruar nga indoktrinimi i shumfisht dhe tjetersimi i planifikuar nga pushtusit tane mijavjeqar perendimor e lindor.

Tjetersimi dhe indoktrinimet e ndryshme qe na kane ndodhe neper kohe, po manifestohet edhe sote tek ne permes perqarjeve, keqkuptimeve, xhelozise, mos tolerances, mosmirenjohjes, mosbashkpunimit, vllavrasjes, amoralitetit, korrupcionit dhe tradhtise kombtare.

“Çdo pengese eshte rast per te shkuar perpara. E, nese ua kthen shpinen, nese u ikën, nese i hedh ato, ke hedhur ardhmerine tende”, Og Mandino

Nuk mbahen e nuk perfitohen miqte e vertete e te sinqerte dhe nuk fitohet perkrahja e tyre, nese u serviremi dhe i lajkatojme ne shej te “miqesise” per interesa personale.

Nuk mbahen e nuk perfitohen miqte e vertete dhe te sinqert, perpos armiqte duke shtruar dreka e darka, duke shitur pasurine kombetare, duke i perkrahur dhe legjitimuar kriminelet serb neper strukturat tona shoqerore, politike e shtetnore, duke themeluar “ zajednica te komunave serbe” dhe duke i fale toka Malit te Zi, Serbise, Maqedonise e Greqise, pushtues tane shekullor.

Nuk mbahen e nuk perfitohen miqte e vertete dhe te sinqerte, perpos armiqte duke e stimuluar korrupcionin ne te gjitha fushat jetesore e duke stimuluar shume vese tjera te shemtuara.

Miqte e vertete e te sinqerte perfitohen e mbahen dhe qendrojne prapa neve e na perkrahin, ateher kur ne jemi te sinqerte e te vertete ndaj tyre, jo dinak e cinik, duke fshehur fytyren tone te vertete.

Miqte na perkrahin, atehere kure e perkrahim dhe e respektojme veteveten, permes punes e sjelljeve tona te sinqerta e njerzore ne raport me ta. Miqte e pasinqert e bejne te kunderten.

“Ne krijimtarine intelektuale dhe mbi te gjitha ne veprat shkencore, qellim kryesor duhet te jete paraqitja me vertetesi e te dheneva dhe pershkrimi i tyre sa më i drejte. Pa vertetesi te plote nuk mund te kete veper shkencore. E verteta mund te fshihet, mund te mjegullohet, te shtrembrohet, por kurr nuk mund te varroset pergjithmone. Ajo heret a vone do te dale ne pah, dhe siq thot populli: “Dielli nuk mund te mbulohet me shoshe”, prof. Dr. Akademik Skender Kodra, Ph.D

Per ta sheruar nje shoqeri nga griposjet e ndryshme, me pare duhet te nisemi nga vetevetja, qe ta edukojme, arsimojme dhe ta skalitim nje shpirte te shendosh intelektual, emocional, social, human, moral e kombtar. Per ndryshe do te fundosemi edhe vete ne plehrat e pa fundme te griprave qe e kane perfshire shoqerine te ciles i takojme.

Ku e qone akademikun dhe institucionin e Akademise, vesi i qoroditur i ngritjes se kultit te vetetes? ” Per punen shkencore, asgje nuk eshte më e demshme se sa ngritja e kultit te vetevetes. Ky ves i keq, me pasoja te rënda, te cilat vazhdojme ti perjetojme edhe sot, bile me më shume dramacitet, eshte mjaft i njohur per popullin tone”, Prof. Dr. Akademik Kodra. Ph. D.


Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje