Nje shoqeri e infektuar nga gripnat i sjelle deme te medha atedheut
Grupacionet e ndryshme politike, fetare e intelektuale te griposur ne fushen e shendetit politik, intelektual, moral, human, vertete e posedojne edhe nje shpirt te smuar, qe sjelle posoja te medha individuale, familjare, shoqerore e kambtare, sepse gripnat perhapen me shpejtesi marramendese ne tere popullaten ku bejne pjese te griposurit.
Menquri e zotesi e madhe per intelektualet e vertete eshte perpjekja e tyre qe ti sfidojne me kembngulje infeksionet e ndryshme dhe ta ruajne shendetin e tyre fizik e psikik dhe ta ruajne shpirtin e paster.
Kur shpirti i nje shoqerie eshte i infektuar me gripna, asaj i mungon guxim te perballet me ndryshime, te perballet me risi, me sfidat qe i dalin para, i mungon deshira, vullneti, dashuria, guximi, kembengulesia, i mungojne edhe projektet qe i qojne perpara proceset e zhvillimit.
Shoqeria e griposur nuk i beson te tashmes dhe te ardhmes, nuk ndjehet pjese e nje organizimi shoqeror, pjese e nje pergjegjesie per te miren e kombit, vendit dhe shtetit, pjese e nje pergjegjesie kolektive, pjese e nje sakrifice te interesave personale, ne dobi te atyre shoqerore e kombetare.
Shoqeria jone shqiptare gjithnje e me shume po perfshihet nga griposje te shumta, te cilat po ia humbin besimin tek e ardhmja e saj. Shkak i kesaje gjendje, po humb edhe besimi i individeve e familjareve per perspektiven dhe te ardhmen e tyre.
Nje shoqeri e griposur, nuk pranon ide te reja, ndryshime te mundeshme e te domosdoshme per vendin, nuk angazhon dike te merr pergjegjesi dhe te pergjigjet per pergjegjesit e veta, si individe, si familje e si kolektive, duke i lene hapsire anarhise, papergjegjesise, korrupcionit e te ligave tjera.
Nga griposja e nje shoqerie me anarhi e korrupcion, shumica e njerzeve te saje fokusohen rreth interesave te ulta personale, ne dem te atyre shoqerore e kombetare dhe askush nuk e qane koken te merr pergjegjesi per interesat e pergjitheshme shoqerore e kombetare.
Shoqeria e griposur ecen gjithnje e me shume drejte fokusimit te mireqenjes personale e familjare, duke mos e qar koken fare per interesat kolektive e kombtare.
Shoqerite e griposura, te cilat nuk i sherojne griperat e veta, eshte deshmuar historikisht, qe e humbin rrugen e tyre te zhvillimit e mireqnjes njerzore dhe falimentojne me pasoja te medha e me gjakderdhje.
Simptomat e nje shoqerie te griposur jane korrupcioni, amoraliteti, trafikimi me qenje njerezore, trafikimi i substancave narkotike, devalvimi dhe poshtrimi i drejtesise, ekonomise, shendetesise, edukimit, arsimit, bujqesise, tregtise. Devalvimi i punsimit ne baza partiake, e jo ne baza te shendosha profesionale, devalvimi i emrimit te atyre njerezve neper pozita dhe pergjegjsi shoqerore e kombetare, te cilet nuk i meritojne moralisht e profesionalisht ato pergjegjesi, shkatrrimi i pasurise shoqerore e kombetare ne favor te interesave personale, kapja e shtetit nga nje grup polirtikanesh.
Per ta sheruar nje shoqeri nga griposjet e ndryshme, me pare duhet te nisemi nga vetevetja, qe ta edukojme, arsimojme dhe ta skalitim nje shpirte te shendosh intelektual, emocional, social, human, moral e kombtar. Per ndryshe do te fundosemi edhe vete ne plehrat e pa fundme te griprave qe e kane perfshire shoqerine te ciles i takojme. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!