Nga niveli i edukimit dhe niveli i te menduarit tone varet zgjidhja e situatave te ndryshme problemore
Gjate zgjidhjes se situatave te ndryshme problemore, ne aspektin personal, professional, familjare, politik e kombetare, eshte konstatuar shkencërisht nga psikologjia e logjika, se perpos problemeve e pengesave qe dalin nga tjeret dhe nga rrethanat e situatat e ndryshme, problemi më i madh eshte individi apo grup individesh, qe i qasen zgjidhjes se situatave te ndryshme problemore, sa edhe vete veshtiresia e natyres se situates problemore qe kerkon te zgjidhet.
Niveli i ulte i edukimit dhe i vetedijes se personit apo grup personash, qe ta kuptojne drejte e sa me objektivisht, se si duhet te zgjidhet nje situate problemore, sjelle pengese e veshtiresi te madhe per zgjidhjen e saje ne favor tonin personal, professional, familjar, institucional e kombetar, sepse situatat problemore, qe nuk kuptohen drejte, ato edhe nuk zgjidhen drejte, perpos qe veshtiresohen më shume.
Pengese tjeter e zgjidhjes se situatave te ndryshme problemore eshte skema e ngurte dhe e murosur ne koken e ne mendjen e atyre qe i qasen zgjidhjes se problemeve, ne vend qe skema te jete me fleksibile, me gjitheperfshirese dhe me nje veshtrim kritik e analitik, qe mundesojne eliminimin e tmetave ne skemat e murosura e te ngurta ne koken tone dhe ne menyren e te menduarit.
Me shablone te murosur e me skema te ngurta ne kokat tona, qe u mungon kreativiteti, nuk zgjidhen ne favorin tone situatat e ndryshme problemore, por perkundrazi veshtiresohen edhe me shume ato ne disfavor tonin.
Mungesa e vullnetit te mire dhe sinqeritetit, mungesa e këmbngulesise, qendryshmerise, mungesa e pervojes dhe pergatitjes profesionale, po ashtu eshte pengese e madhe dhe veshtiresi serioze, qe ndikon ne menyren e zgjidhjes se situatave problemore.
Pengese jashzakonisht e madhe e zgjidhjes se situtave problemore eshte edhe ateher kur ne kokat tona domonon egoizmi, dinakeria, cinizmi, hipokrizija, tradhtia, amoraliteti, pa besia dhe karierizmi, te cilat veti nuk e lejojne njeriun te mendoi thelle e racionalisht dhe sa më objektivisht per ti zgjidhur problemet e ndryshme drejte e njerezisht ne favorin tone.
Pasi qe eshte konstatuar shkencërisht se problemi me i madhe i zgjidhjes se situatve problemore, perpos tjereve, jemi edhe ne me pergjegjesite tona qe i bartim mbi veti, atehere qenka e domosdoshme ti ndermarrim te gjitha masat, qe ti eliminojme skemat e ngurta, te murosura ne koken tone, te mos i sjellim pengesa dhe veshtiresi vetevetes, familjes dhe kombit ne pergjithesi dhe tu bejme balle më lehte pengesave dhe veshtiresive qe na vijne nga tjeret dhe nga rrethana te ndryshme shoqerore e politike. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!