Iluzionet jane pasqyrim i rrejshem i realitetit
Iluzionet jane shkaktar i vetmashtrimeve tona personale, profesionale, politike e kombetare.
Ndijimi dhe perceptimi jane procese psikofiziologjike qe na mundesojne njohjen e realitetit natyror, shoqeror dhe ate shpirteror, nese posedojme shqisa dhe sistem nervor normal.
Por nje gje duhet ta kemi te kjarte, edhe nese posedojme shqisa normale e sistem nervor e psikik normal, e kemi veshtire te mbrohemi tersisht nga iluzionet tona, te cilat jane shkaktaret më te medhenje te vetmashtrimeveve gjate komunikimit me boten natyrore, shoqerore e shpirterore.
Iluzionet si forme e deformuar e ndijimit dhe perceptimit tone, e shtremberojne tersisht realitetin duke na mashtruar shpesh qe gjerat e zeza ti perceptojmë si te bardha e anasjelltas, dukurite e keqija si dukuri te mira, padrejtesine si drejtesi, pandershmerine si te ndershme, tradhtine, paftyresine si patriotizem, rrenen si te vertete, mashtrimet e humbjet si fitore.
Keto jane disa prej grackave te vetmashtrimit qe naj imponojne iluzionet tona dhe iluzionet qe na imponohen nga tjeret.
Shkaqet e iluzioneve gjate ndijimit e perceptimit tone jane: gjendja emocionale, e mire apo jo e mire qe e posedojme, mungesa e pervojes se majftushme, mungesa e pjekurise biologjike, psikologjike, emocionale, sociale, morale e intelektuale, pergatitja e pamjaftushme profesionale, politike e fetare dhe niveli jo i knaqshem i kapacitetit te inteligjences.
Shkaktar te iluzioneve tona jane po ashtu egoizmi i tepruar qe shumica prej nesh e posedojme, simpatia ndaj dikujt dhe antipatija e cila naj verbon syt, urrejtja dhe xhelozija, qe nuk jane te pakta mes nesh si qenje njerezore.
Intelektuali, politikani dhe fetari e kane me borgj moral, fetar, intelektual e kombetar, qe te ruhen sa me shume te jete e mundur prej iluzioneve, te cilat nuk jane te pakta mes nesh, e ne mes te kesaje bote perplot befasira e dredhira.
Eshte e domosdoshme te kemi kujdese sa me te shtuar, qe mos te bijme viktime e ilizioneve tona ne radhe te pare, ne radhe te dyte mashtrimeve iluzore qe na vijne qellimshem nga manipulusit e mashtrusit e ndryshem te kesaje jete, duke u nisur nga politika, feja, arti, kultura, ekonomia, edukimi, arsimi e marifetllyqe tjera te shumta te kamufluara permes iluzioneve, si teknike e forte e mashtrimeve neper raste te ndryshme, nga larte poshte e anasjelltas, qe po prerzentojne sidomos ne shoqerine tone shqiptare te cilat po na sjellin deme te medha personale, profesionale, familjare, politike, kulturore, historike, ekonomike, juridike, shkencore e kombetare. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!