Perulja e unit personal nen ndikimin e mbiunit te liderit nuk eshte produktive

Te disa njerez ekziston nje lidhje e ngushte psikologjike e unit te tyre , me mbiunin e liderit qe i besojne.

Sigmun Frojd kete dukuri psikologjike ne vepren e tije „Psikoanaliza“ e trajton si perulje e unit te nje grupi njerezish qe kane ra nen ndikimin total te mbiunit te liderit te tyre, te cilin e mbeshtesin arsye e pa arsye, me te drejte e pa te drejte, duke asimiluar unin e vete, ne mbiunin e liderit qe i besojne.

Si rrjedhoje e ketije identifikimi, figura e udheheqesit behet pjese e pa ndashme e unit te atyre qe udhehiqen.

Besimi i verbert ne shembulltyren e liderit bene qe udhezimet, urdherat, keshillat dhe sjelljet e tije, te konsiderohen si ligje te persosura morale dhe te pagabueshme per unin e secilit qe ka ra nen ndikimin e mbiunit te liderit te tyre.

Kesi raste ne historine njerezore ka te shumta. Sa e sa gjermanet kane ra nene ndikimin e Hitlerit, iu binden etikes se tije dhe unin e vete e asimiluan ne mbiunin e Hitlerit.

Sa e sa ruset,unin e tyre e asimiluan ne mbiunin e Stalinit, sa e sa shqiptaret unin e tyre e asimiluan nen ndikimin e mbiunit te Enver Hoxhes. Sa e sa popuj e pakica kombtare Jugosllave e asimiluan unin e tyre ne mbiunin e Josip Broz Titos, Sllobodan Millosheviqit, se bashku me nje pjese te konsiderushme te shqiptareve te Kosoves qe u shkonin prapa te verberuar, te nenshtruar e te perulur tersisht.

Po ashtu edhe sot, sa e sa shqiptaret e kane asimiluar unin e tyre nen ndikimin e mbiunit te HashimThaçit, Kadri Veselit, Xhavit Halitit, Adem Grabofcit, qe i karakterizon qeveria pronto. Nen ndikimin e Ramush Haradinajt, Isa Mustafes, Edi Rames, Fatos Nanos, Sali Berishes, Ali Ahmetit, Menduh Thaçit e shume lidereve tjere.

Sa e sa bashkevendasit e mije te Anadrinise e kane asimiluar unin e vete, jo vetem unin por edhe ndergjegjen pas mbiunit te Isuf Sherifit te Drenovcit nga Rahoveci, edhe pse ai nuk e ka asnje masdarke shkolle, qe te kete ndikim aqe te madh te nje pjese e Anadrinaseve.

Sa e sa besimtaret e asimilojne unin e vete, ne mbiunin e liderit te tyre fetar, e shume e shume shembuj tjere me radhe.

Me nje fjale uni i kesaje kategorie te njerezve asimilohet dhe tretet ne tersi duke u mjaftuar me shijet, mendimet, idete, pikpamjet dhe sjelljet e mbiunit te liderit te tyre, qe i besojne verberisht.

Kjo forme e sjelljes se njerezve sipas sjelljeve te mbiunit te liderit te tyre, neper periudha te ndryshme eshte treguar si jo e suksesshme, jo humane, shkaterruese, perqarese, nenshtruse dhe jo produktive mes njerezve te botes, mes njerezve te nje kombi, te nje regjioni, te nje komune, e sidomos tek ne shqiptaret.

Nuk eshte mire, as e qelluar, as produktive, vizionare, intelektuale e as njerzore ti asimilojme deshirat, mendimet, idete, pikpamjet dhe sjelljet e unit tone, ne deshirat, mendimet, idete, pikpamjet dhe sjelljet e mbiunit te liderit qe i besojme verberisht! I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje