Kush duhet ti organizoi dhe të udheheqe me reformat ne arsim dhe trajnimin e mesimdhenesve
Nese me trajnimet e mesimdhenesve kuptojme paisjen e tyre dhe aftesimin qe ti perdorin ne menyre sa me efikase metodat, format dhe teknikat e ndryshme bashkohore, per ta organizuar nje proces mesimor sa me efektiv, sa me te kjarte e me te lehte per nxenesit.
Nese me keto trajnime kuptojme aftesimin e pergatitjen e tyre se cilat forma, cilat metoda, teknika e mjete duhet te perdoren per cilesimin e nxenesve dhe notimin e tyre, nese me trajnim kuptojme aftesimin e mesimdhenesve per perdorimin sa me efikas te mjeteve e literatures mesimore dhe menyres se si te bashkpunohet me nxenes e me prinde te nxenesve, duhet ta kemi te kjarte sa me pare, se profesionalistet me te pergatitur dhe me kompetet per ta organizuar e per ta udhehequr kete proces reformues ne fushen e edukimit dhe arsimit jane pedagoget e psikologet, te cilet gjate gjithe periudhes se tyre te studimeve jane marre ne menyre te organizuar me hulumtimin, kuptimin, zbulimin dhe organizimin e formave, metodave dhe teknikave më bashkohore te organizimit te procesit edukuativ e orsimor.
Fatkeqesisht ky proces me rendesi jetike per arsimin tone ne nivel kombtar, po organizohet dhe po udhehiqet nga ata te cilet mese paku jane profesionalist dhe te pergatitur per ta marr ne pergjegjesi nje barre kaqe serioze, kaqe te rende, e te shejte mbi supete e veta.
Nuk behet pune efektive, nese organizimi dhe udheheqja e trajnimit te puntoreve te arsimit behet permes biologeve, matimaticienteve, fizicienteve, gjeografeve, historianeve, ekonomisteve dhe nje numri jo profesionalistesh tjere, qe gjate pergatitjes se tyre profesionale jane marr me studimin e problemeve te ndryshme shkencore qe nuk kane te bejne fare me hulumtimin, studimin dhe organizimin e formave, teknikave dhe metodave mesimore gjate organizimit te procesit mesimor, cilesimit te nxenesve, bashkpunimit me ta dhe me prinderit e tyre.
Po keshtu po ndodhe edhe me reformimin e hartimit te ashtuquajtur Korikulat e Kosoves, me reformimin e teksteve dhe literatures shkollore, me reformimin e mjeteve dhe kabineteve mesimore, te cilat reformime kane mbete ne duar te atyre qe mese paku kane njiohuri e shkathtesi profesionale per qeshtje te tilla serioze e madhore per shkollen shqipe.
Nese me reformim kuptojme ndryshimin e gjerave te vjetruara ne arsim dhe zavendesimin e tyre me ato te rejat, nuk mund ta bejn kete dytyre kaqe serioze, militantet partiak qe nuk e kane pergatitjen superiore profesionale pedagogjike e psikologjike, qe ne menyre shkencore te hulumtohen dukurite e vjeteruar ne arsim qe ti zavendesojne ato me te reja, sipas kushteve dhe mundesive qe i posedon vendi, sipas rrethanave qe po na imponohen dhe na derigjojne ne aspektin ekonomik, profesional e kadrovik.
Trajnimet dhe reformat ne arsim dita dites po shtohen, kurse arsimi dita dites po degradohet, sepse ka mbete tersisht organizimi dhe udheheqja e reformave , trajnimeve, perpilimit dhe hartimit te planprogrameve, teksteve e literatures shkollore, mjeteve dhe kabineteve mesimore ne duar te atyre qe nuk jane kompetente e profesionalist te pergatitur per qeshtje kaq te medha kombtare e kaq serioze .
Trajnimet dhe reformat ne arsim munde ti bejne vetem ata qe jane te pergatitur mire e sa duhet profesionalisht ne aspektin pedagogjik e psikologjik, sepse keto shkenca merren kryekput e ne detaje me qeshtjet e edukimit dhe arsimimit te gjenaratave ne menyre te organizuar, serioze e shkencore, jo ne menyre anarhike, siq po e bejne militantet partiak tek ne, sa per te bere dicka apo asgje rreth reformave ne arsim e edukim dhe trajnimeve te mesimdhenesve. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!