Egoizmi, karierizmi, urrejtja, padituria dhe kojtja e ka pruar ne kete gjendje te mjere kombin shqiptar

Nder shemtite me te medha tek njeriu eshte egoizmi, karierizmi, kojtja, padituria, xhelozia dhe urrejtja. Kjo shemti e politikaneve, intelektualeve dhe klerikeve, dita dites po merr permasa shqetesuse dhe po shkakton deme te pariparueshme ne dy shtetet dhe mes kombit shqiptar brenda e jashte kufijeve shtetnor.

Egoizmi i kastes politike, intelektuale e fetare po i preke majat me te larta te pangopesise, duke vuar veten ne epiqender, pa menduar se kane pergjegjesi morale, intelektuale, politike, fetare e kambetare para shtetit e para kombit. Pa menduar fare qe po ia sjellin shkaterrimet ne mase pasurise kombtare, pa menduar fare per nivelin e larte te varferise qe ia kane sjelle atdheut dhe qe ia kane sjelle vendit stagnimin e zhvillimit te institucioneve te ndryshme ekonomike, shendetsore, arsimore e juridike te tij dhe pa menduar se e kane fute maksimalisht perqarjen mes nesh si komb.

Karierizmi, egoizmi, urrejtja, kojtja, xhelozia e inati mes kastes politike, intelektuale, fetare e mes grupacioneve te ndryshme, ua ka verbuar syte dhe nuk po i lejone te shohin me teper se sa i kane hundet e tyre te gjata, qe te kuptojne se çka po ndodh rreth e perqark trojeve shqiptare, nga ana e pushtueseve tane greko-sllav, qe mos te them se po e hedhin te njeten valle sebashku me ta.

Urrejtja, karierizmi, kojtja, xhelozia dhe inati mes tyre per interesa te veta personale, i ka pruar deri ne ate nivel, qe te kacafyten mes veti, thua se po bejne lufte me pushtuesin per ta mbrojte vendin, pasurine e tije, per ta mbrojte nderin dhe gjakun e atyre qe e dhane per liri e per pavaresi, thua se po bejne lufte per ta mbrojte ardhmerine dhe nderin e kombit.

Kjo dukuri e shemtuar ka shkuar aqe large tek kasta ne fjale, sa qe nuk po i lejon ti hetojne synimet e pushtueseve tane, qe po naj kethejne ne trojet tona kufamat e tyre te meparsheme pushtuese, po naj kthejne car llazaret, car millutinet, car dushanet dhe po na tregojne se ketu ishin dhe ketu do te kthehen, po na tregojne hapatas se ishin pushtues e pushtues do te mbeten.

Sllavet e greket po naj bllokojne librat e shkolles shqipe dhe po na tregojne haptas se nuk do ti lejojme femijet shqiptar te mesojne per historine e vete, per herojte e shumte te tyre dhe per Adem Jasharin e familjen e tij legjende e trimerise shqiptare, kurse ne anen tjeter kasta e mjere ne fjale i kendojne hymne e ode punes se tyre qe po e bejne, edhe pse kjo pune e mjere e tyre, fund e krye eshte e mbeshtjellur me mjerim te kobshme per kombin tone.

Nuk eshte mire t`i behemi krah me asnje menyre e me asnje qmim permes votes sone e formave tjera, siq iu kemi bere krah deri me tani egoisteve, karieristeve, kojtagjijeve, xhelozeve dhe urrejtesve per interesa tona personale e te ulta, nese deshirojme te shpetojme nga fundosja e perjetshme si komb. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje