Ështe ne menqurine tone te lirohemi nga programimet e vjetra qe i kemi ne koke
Askush nga ne nuk eshte i liruar tersisht nga programimet e vjetruara te cilat na imponojne edhe menyren e sjelljeve qe nuk premtojne ti arrijme synimet tona gjate jetes. Kur behet fjale per programimet, vertete kohrat per ne shqiptaret, nuk ishin te pershtatshme qe te programohemi ne menyre efektive sipas nevojave tona personale, familjare dhe kombetare dhe sipas kerkesave te kohes. Me nje fjale, më shume kemi patur programime te imponuara nga rrethana te ndryshme qe e kane patur synim shperlarjen e trurit tone kombetar, duke e tjetersuar ate dhe programuar ne ate menyre qe u ka konvenuar programereve tane te ndryshem. Programimet qe u ka kaluar koha, edhe sote e kesaj dite po gjallerojne neper kokat tona dhe ne po fuksionojme sipas tyre ne dem te qeshtjes sone personale, familjare, politike, fetare, ekonomike, shendetesore, arsimore, juridike, intelektuale, profesionale, shkencore e kombetare.
Kur e them kete e kam mendjen tek dukurite negative te programuara ne kokat tona, te cilat po fusin konfuzion, perqarje, urrejtje, xhelozi, mos unitet, mos respekt, mosmirkuptim, mos tolerance, mosbashkpunim e shume gjera tjera te liga e te ulta ne mesin tone kombetar, duke u mbeshtete mbi baza fetare, politike, intelektuale, profesionale, morale, humane, regjionale e kombtare. Programimet e ndryshme te stervjetruara te cilave u ka kaluar koha, nuk duhet te zene vend dhe hapesire, edhe metej ne proceset tona psikike, ne proceset e te menduarit tone, ne proceset emocionale, sociale, humane, morale e kombtare, nese nuk kemi deshire ta shkaterrojme veten ekonomikisht, politikisht, fetarisht, juridikishte dhe nese nuk deshirojme edhe metej ta shkaterrojme edukimin, arsimin, shendetesine, sistemin e funksionimit te gjykatave dhe te shkaterrohemi ne pergjithesi si komb.
Programimet e vjetruara po na e zene frymarrjen e lirshme ne hapsiren tone kombetare, duke na lene prapa tjereve ne aspektin politik, ekonomik, shendetesor, juridik, arsimor dhe ne fusha tjera qe i duhen njeriut per ekzistence.
Lexuesi im i dashur, ka ardhe koha e fundit qe secili prej nesh ti korigjojme nga kokat tona programimet e vjeteruara, duke u nisur nga bota intelektuale, emocionale, sociale, morale ekonomike, shendetesore, arsimore, fetare, politike, policore e ushtarake, te cilat jane te sterngarkuara, me programime te stervjetruara duke na imponuar nje ekzistence jetesore te demoluar, te mos them primitive. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!