Vendimet qe i marrim me vepruar gjate jetes mund te na sjellin fat ose fatkeqesi

Çdo gje qe na ndodhe ne jete gjate veprimeve tona, e mire apo e keqe qofte ajo, eshte pasoje e mënyres se marrjes te nje vendimi per te vepruar . Ne ato momente kur vendosim te marrim nje vendim, fillon edhe formesimi i jetes sone sipas permbajtjes se  vendimit qe e kemi marr . Ato vendime qe i marrim sot, sipas permbajtjes se tyre,  varet edhe permbajtja e fatiit apo fatkeqesise sone neser. Ate fare qe e mbjellim, me kohen frytet e saje ia korrim.
Sipas ketyre konstatimeve doemos rrjedhe kerkesa qe te kemi kujdes te shtuar, maturi dhe vigjilence, kure  marrim vendime gjate organizimit te proceseve te ndryshme jetesore, qe te kemi më shume fat e me pak, apo hiqfatkeqesi. Unë, ti apo ajo, ne, ata apo ato qe jemi sot, eshte pasoj e merrjes se vendimeve tona dje. Ato vendime qe i marrim sote,  jem pasoj e tyre neser.
Pasoj e marrjes se vendimit te tyre jane kriminelet, tradhtaret, shpiunet, narkomanet, dhunuesit dhe trafikuesit e qenjeve njerezore. Pasoj e marrjes se vendimit te njerzeve jane korrupcioni, prostitucioni, amoraliteti ne poret e ndryshme jetesore e bashkshortore. Pasoj e marrjes se vendimit te disa gazetareve e intelektualeve eshte propaganda kunder kombit tone mbi baza fetare, mbi baza politike e rajonale, te paguar nga qarqe te ndryshme antishqiptare. Pasoj e marrjes se vendimeve  jane ndare njerzit neper tabore, neper parti politike, neper besime te nsdryshme fetare, kush e urren krishtenizmin ne mesin tone kombetar e kush e urrene islamizmin, kush e urren kete parti e kush tjetren, kush e urrene nje intelektuale e kush tjetrin, kush e urren nje politikan e kush tjetrin duke fut perqarje  mes nesh  dhe  duke shkaterruar tersisht unitetin tone kombetar dhe ardhmerine e tij.
Po ashtu pasoj e marrjes se vendimeve tona eshte humanizmi, altruizmi, patriotizmi, atdhedashuria, sakrifica, puna, edukata, nderi, diturija, respekti, mirekuptimi, toleranca, bashkpunimi, dashuria dhe zhvillimi ekonomik, arsimor, shendetesor, juridik, policor, ushtarak e shume e shume marrje vendimesh qe qojne drejte persosjes se fatit tone personal, familjar, politik, fetar, shtetnor, kombetar e nderkombetar.
Lexuesi im i dashur, eshte mese e domosdoshme te kemi kujdes te shtuar gjate gjithe jetes sone, se qfar vendimesh po marrim te veprojme e ta organizojme jeten, si individ, si intelektual, si politikan, si fetar, si familje, si institucion, si qeveri, si shtet e si komb ne pergjithesi. I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje