Tekstet, literature dhe planprogramet shkollore e univerzitare nuk jane ne nivel te knaqshem per nxenes e per studentet tane

 

Dita dites po verehet kjarte  se nuk po sherbejne mjaftushem e si duhet tekstet, literatura dhe planprogramet tona shkollore e univerzitare, si mjete dhe burime themelor te njohurive per kohen dhe sipas kerkesave e nevojave te nxenesve e studenteve tane,  ne nivel personal, profesional e kombtar.   Tekstet dhe literatura shkollore dhe ajo univerzitare, nuk perputhen mjaftushem e knaqshem gjate hartimit e perpilimit te tyre  me kerkesat e planprogrameve mesimore, te cilat gati jane bote ne vete. Ato më shume hartohen e perpilohen sipas tekave personale e grupore te profitereve, qe u ka ardhe koha dhe shanca per profit, pa u mbeshtetur fare ne menyre te duhur   mbi parimet themelore didaktiko-metodike, metodologjike, pedagogjike e psikologjike gjate formsimit dhe perpilimit te tyre, qe te jene sa më te pershtatshme per mesimdhenje e  mesimnxenje.                                                                                                                                                                                                                                                    Perpilusit e hartusit tane te teksteve, literatures dhe planprogrameve shkollore e univerzitare nuk e mbeshtesin sa duhet e si duhet hartimin e perpilimin e tyre mbi kriteret e parimeve pedagogjike, psikologjike, didaktike, metodike e metodologjike, per te respektuar aftesite psikofizike, moshen e nxenesve dhe studenteve tane neper nivele te ndryshme te shkollimit, nuk e mbeshtesin sipas menyres, shkalles e llojit te shkollimit, qe eshte i ndare ne nivele te ndryshme shkollash e univerzitetesh profesionale, te pergjithshme dhe artistike. Per kete dis`harmoni e mosperputhje te teksteve, literatures dhe planprogrameve shkollore e univerzitare, pergjegjesine e mbane Ministria e Arsimit, depertimi i korrupcionit ne meset e saje dhe kompetentet e korruptuar qe jane pergjegjes per keto qeshtje mjafte serioze e me rendesi te madhe.                                                                           Permbajtjet e njesive mesimore neper tekstet shkollore dhe permbajtjet edukative arsimore qe perfshihen ne literaturen shkollore, dhe mjetet e stervjetruara mesimore apo mungesa e tyre fare, dita dites po hetohen se nuk po i bejne balle kerkesave te kohes dhe nuk po i plotesojne sa e si duhet kerkesat dhe nevojat profesionale e jetesore te mesimdhenesve, nxenesve e studenteve tane, qe te pergatiten sa me mire per nje te ardhme te lumtur e me dinjitet dhe te jene konkurent me tregun tone e më gjere te kohes. Me kete kuader qe po mbulohet ministria e arsimit dhe drejtorite komunale, kam friken time personale, qe ky kuader nuk ka pergatitje e kulture te mjaftushme pedagogjike e psikologjike te merren seriozisht e profesionalisht, edhe me kete segment mjafte te rendsishem per edukimin dhe arsimin tone kombtar, nese deshirojme te mos na e perfshij librin e literaturen shkollore e univerzitare dhe arsimin e edukimin tone kombtar SKRIPTOMANIA dhe mungesa e mjeteve te duhura mesimore.                                 Kompetenteve te arsimit qe jane pergjegjes per sigurimin e teksteve, literatures, planprogrameve dhe mjeteve mesimore, aspak nuk u shkone mendja ta trazojne shpirtin e ta lodhin koken qe ato te jene ne funksion te perbashket dhe tu pershtaten kritereve pedagogjike, psikologjike, didaktike, metodike e metodologjike dhe kerkesave te nxenesve e studenteve sipas nivelit e shkalles se shkollimit neper institucionet tona edukativo-mesimore dhe tua imponojne zyrtarisht e ligjesisht hartuseve e perpiluseve te teksteve, literatures, planprogrameve e mjeteve mesimore, qe ti formesojne dhe moderojne ato, enkas perpjekjeve qe po behen per tu reformuar arsimi jone kombetar dhe te perputhen si duhet mes veti, per nje funksionim e qellim te perbashket, e pastaj te behet edhe trajnimi e pergatitja e mesimdhenesve permes pedagogut e psikologut dhe sherbimit te tyre pedagogjiko-psikologjike, profesionalisht te pergatitur e pergjegjes profesional brenda shkolleve, per ti trajnuar mesimdhenesit dhe jetsuar qellimet e reformimit ne praktiken e jetes shkollore e univerzitare para nxenesve e studenteve tane, pa patur nevoje te behen shpenzime te medha apo shperlarje parash per interesa te klaneve te ndryshme e per meditje te majme te trajnereve, ne dem te punsimit te pedasgogeve e psikologeve, pasi qe Univerziteti yne publik po pergatit kuader pedagogjik e psikologjik per çdo vite, permes departamentit te pedagogjise e psikologjise ne Univerzitetin e Kosoves, pa u kujdesur askush per statusin dhe te drejtat e tyre ligjore qe u takojne sipas ligjit ne baze te natyres se vendit te punes dhe profesionit per te cilin pergatiten.      
Lexuesi im i dashur, tekstet, literatura dhe planprogramet tona shkollore kane nevoje te madhe qe hartimi e perpilimi i  tyre  te behet  nga njerze kompetent, pergjegjes dhe profesionalist e te pergatitur per kete qeshtje, e cila eshte shume e rendesishme per shkollat e univerzitetet dhe per nxenesit e studentet tane, qe kerkon nje perkujdesje te shtuar e serioz shkencor, mbeshtetur ne kerkesat bashkohore pedagogjiko, psikolgjike, didaktiko, metodike e metodologjike. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje