Kah po shkon shkolla shqipe, po reformohet ajo apo jo

Nese me reformen ne arsim nenkuptohet zavendesimi i proceseve te vjetruara edukativo-mesimore, me procese te reja qe i pergjigjen kohes dhe interesave te nxenesve e studenteve shqiptare te ketije vendi, po dyshoi se shkolla jone eshte ka ecen knaqshem drejte reformimit real e objektiv te saje.
Per ta mbeshtete dyshimin tim personal, do ta senzibilizoi vemendjen e opinjonit dashamires te shkolles sone kombetare dhe arsimit shqipe, permes disa pyetjeve qe vejne ne pahe dyshimin tim, se sa eshte reformuar e sa po reformohet shkolla jone kombetare shqipe.
A eshte larguar apo jo, nga sistemi i vjeter edukativo-mesimor shkolla jone? Sa eshte pais ajo me mjete moderne mesimore e me kabinete dhe sa po i perdor ato, apo nuk i ka e nuk i perdor fare?A eshte pais shkolla jone me planprograme te reformuara ne menyre kualitative e profesionale dhe me tekste e literature shkollore te reformuar sipas planprogrameve apo Jo? A po perdoren, apo jo format, teknikat  dhe metodat e reja te avancuara ne organizimin e procesit mesimor edukativ, a mos po i fasadojne ato me nje shkums e me nje shpuze dhe  tabele te vjetruar te mesimit ne klase, edhe perkunder trajnimit te mesimdhenesve me nje kosto te larte per meditjet e trajnereve qe nuk jane kompetent e profesionalishte te pergatitur per kete qeshtje? Sipas gjendjes momentale qe e posedojne tekstet dhe literatura jone shkollore e univerzitare, si burime ku marrin njohuri, shkathtesi, shprehi e edukim nxenesit e studentet tane, te dhenat tregojne se permbajtjet mesimore-edukative ne to, nuk i plotesojne kushtet e parametrave pedagogjik e psikologjik, nuk i pershtaten knaqshem moshes, interesave dhe kapacitetit te nxenesve e studenteve tane, nuk i pershtaten si duhet rangut e nivelit te shkollimit, natyres dhe parapergatitjes per te ardhmen profesionale e kerkesave shkencore edukative dhe nuk i pergjigjen objektivisht kohes, aftesimit e pergatitjes se nxenesve e studenteve per nje jete me te mire, me te begatshme, me te lumtur e më konkurente ne treg.   A jane tejkaluar mardhenjet hierarkike mes nxenesit e arsimtarit, per ta larguar moralin hipokrit dhe poziten nenshtruese te nxenesit ne mesim? Sa eshte larguar shkolla jone kombetare nga skematizimi dhe dogmatizimi i mendimeve te nxenesve e studenteve  tane, qe te krijohet atmosfera dhe tua mundesoi bindjet e tyre se “Une po mesoj” e nuk po me”mesojne tjeret”? A po i krijohen kushte pedagogjike e psikologjike shkolles sone, qe nxenesi yne te jete jo vetem aktiv ne punen mesimore, por te kontriboi maksimalisht edhe per zhvillimin e vete, sipas kerkesave te kohes dhe nevojave personale te tij? Me kete status perqmues rreth pagave te mesimdhenesve, qe po ua parcaktojne ligjvenesit per paga, nuk e stimulojne fare mesimdhenesin te jete më pak ” Enciklopedi qe ecen” apo ” Liber qe flete”, e më shume strateg, hulumtus, programer, diagnostifikues, e terapeut pedagogjik e psikologjik, organizator i shkathte i procesit mesimor, keshillues, edukator i mirfillt i nxenesve dhe studenteve, qe ti pergatis ata te jene konkurente ne treg gjate jetes. Diferenca e koficientit 12 me e larte e pagave, me koficientin 2 te pagave te mesimdhenesve, jo vetem qe eshte qesharake, perqmuese por edhe kriminale, qe ti ikun dhjete kategori pagash mesimdhenesve, qe nuk u kane lene kurrfar mundesie atyre, ti perkushtohen me zemer e me vullnet vetem punes se vete profesionale, pa u kyq edhe ne pune tjera te dores se dyte, pas orarit te punes, per ta mbajte gjalle familjen e vete. Paqin faqen e zeze ata antare te komisionit ligjevenes, qe ua kane percaktuar mesimdhenesve tane koficientin e pagave ne nje shkalle kaq perqmuese e dinigruese, edhe pse ata jane edukatore dhe mesimdhenes te femijeve te tyre dhe femijev tjere, qe jane shpresa e ardhmerise se kombit tone! Me kete sasi te ndarjes se buxhetit per arsim, per shkolla, per mjete e kabinete mesiomore dhe me kete koficient te pagave per misimdhenes, shkolles tone dhe mesimdhenesve, as per se afermi nuk po u ipet mundesia dhe nuk po u krijohen kushtet, te tejkalohet verbalizmi e formalizmi moneton ne arsimin e edukimin tone kombtar dhe te zavendesohet me arsimin, edukimin dhe mesimin racional, konkretizues, joshes, motivues e i lidhur ngusht me interesat e nxenesve, studenteve dhe shoqerise sone ne pergjithesi. Sa jane krijuar kushte qe shkolla t`i orientoi profesionalisht nxenesit per ne studime, sipas aftesive qe i posedojne ata dhe kapacitetit qe e kane arrite gjate shkollimit? A eshte real notimi e cilesimi i nxenesve, qe te jete ai nje pasqyre e vertete e aftesive intelektuale, morale, sociale, estetike, punuse, teknologjike dhe shkathtesive e shprehive te tyre per jeten?Neper shkollat tona mungon punesimi i pedagogut dhe psikologut, qe te funksionoi sherbimi i tyre pedagogjiko-psikologjik , qe te beje percjellje profesionale gjate organizimit te procesit mesimor edukativ, gjate notimit, cilesimit e testimit te nxenesve, gjate menyres se perdorimit te mjeteve mesimore ne klase e ne kabinete per organizimin e procesit mesimor dhe ta ndihmoi, permes konsultave, stafin mesimdhenes per organizimin sa me efektiv te procesit mesimor brenda nje shkolle. Brenda nje shkolle ne mungese te stafit profesional pedagogjik e psikologjik, nuk behet bashkpunim professional shkolle familje, mese i duhur per nxenes, mesimdhenes e prinde te nxenesve, por ai behet shkel e shko nga kush do. Hartimi dhe perpilimi orarit mesimor gjate nje jave, muaj e nje viti, nuke behet nga pedagogu e psikologu i shkolles dhe ne mungese te tyre, behet shkel e shko sipas qejfit te arsimtareve, te cilet e kerkojne orarin tu pershtatet atyre e jo kritereve didaktiko-metodike dhe pedagogjiko-psikologjike, ne interes te efikasitetit te mesimit e ne interes te nxenesve.
Per kete qeshtje delikate duhet te kete kujdese te shtuar e seroz Ministria e Arsimit dhe ti veje punet per se mbari neper shkollat tona, permes punesimit te pergjegjesve profesional per kete qeshtje e jo ta lej kete ne anarhi si deri me tani.
Sa bashkpunojne aktivet profesionale mes veti dhe a percillet ne menyre perofesionale, menyra e ketij bashkpunimi mes aktiveve? A respektohen kerkesat e kshillit te nxenesve neper shkolla apo jo? Sa respektohen kerkesat e keshillit te prinderve dhe keshillit te shkolles? Ka edhe shume e shume pyetje tjera per ti bere ne kete drejtim, por per momentin, po mjaftohem me kaqe pyetje.
Lexuesi im i dashur, eja vete ne perfundim se, apo reformohet shkolla jone kombetare shqipe apo jo? Nese jo, kush eshte fajtori më i madh per kete qeshtje?! I juaj, mesuesi Isë


Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje