Vaj halli për arsimin tonë kombtar që po mbijeton nën kthetrat e politikës së korruptuar
19. 12. 2019- ripostim
Ndërhyrja brutale e politikës së korruptuar, nepotiste e sociopate në pavarësin e punëve të brendëshme organizative të shkollave dhe univerzitetëve tona private e shtetnore, e ka pruar në këtë gjenje të palakmushme edukimin dhe arsimin tonë kombëtar.
Derisa të abuzohet me shkollat e univerzitetet, me edukatën dhe arsimin, me diturinë, kulturën dhe shkencën nga ana e matrapazëve të korruptuar politik, nuk do të lulëzojnë shkollat dhe univerzitetet tona, nuk do të prodhojnë kuadër të mirfillt profesional, moral, human, social e kombtar për arsimin dhe edukimin tonë kombtar. Po ashtu nuk do ta rimarrin vetën kurrë shkollat e univerzitetet tona në fjalë, që ti kryejn si duhet detyrat dhe obligimet profesionale, pedagogjike, didaktike, metodike, metodologjike e psikologjike që u takojnë.
Derisa shkilen ligjet, statutet dhe konkurset e shpallura sipas ligjit të arsimit për vende të ndryshme të punës, për regjistrimin e nxënësve e studentëve. Derisa shkilen rregullat dhe normat rreth notimit e cilësimit dhe kalushmërisë së tyre, do të vazhdoi ky kaos që i ka përfshirë shkollat dhe univerzitetet tona.
Derisa te behet emrimi i kuadrit menagjus, mesimdhenesve, dhe stafit teknik mbi baza partiake, mbi baza korruptive e amorale, familjare e farefisnore, duke shkelur me dy kembet mbi ligjin dhe kerkesat e konkurseve të shpallura sipas vendëve të punës, vaj halli per menagjimin dhe pergjegjesite qe duhet ti ket menagjusi, kupto drerjtori, vaj halli per procesin e mesimdhënjes dhe cilësinë e tijë që është në përgjegjësi profesionale e morale të mësimdhënsve, vaj halli për mësim nxënjen e nxënësve, mirembajtjen e pastertise, mirembajten e ngrohjes ne shkolle dhe mirembajtjen e sanitarise e stabilimenteve te ndryshme qe i nevoiten mirevajtjes se procesit organizativ mësimor!
Derisa emrohen apo përcaktohen nga matrapazët e korruptuar politik, autoret e hartimit dhe përpilimit të planprogrameve mësimore apo korikulave të Kosoves, derisa të emrohen autor të hartimit e përpilimit të teksteve , literatures shkollores dhe doracakeve udhezues për mesimdhënës e për nxënës nga militantë besnikë të partisë e familjarë dhe të afërm të korruptuar, jo profesionist të deshmuar në këto lëmij, dihet fare mire se si do të jetë niveli i cilesisë së planprogramëve, teksteve e literatures shkollore dhe doracakëve udhëzues, që nuk ekzistojnë fare!
Derisa ti fusin hundët të korruptuarit politik e sociopat në mënyren e regjistrimit të nxënësve e studentëve duke shkel mbi parimet e rregullat pedagogjike, në mënyrën e notimit e cilesimit dhe kalushmerise se tyre, dihet fare mire cilësia e tyre dhe pergatitja profesionale, edukative e arsimore!
Derisa ti fusin hundet të korruptuarit politik e sociopat, nëpeë tender të ndryshem gjatë ndërtimit të ndertesave shkollore, dihet fare mire niveli dhe standardet e ndertimit të tyre, dihet fare mire niveli dhe standardet e kabineteve mësimore nëpër to, dihet fare mire paisja e tyre me mjete të mësimit, dihet fare mirë sa e si paisen shkollat me lëndë djegëse, sa e si rregullohen e mirëmbahen sallat e edukatës fizike, ateletë arteve , sa e si rregullohen e mirembahen terenet sportive, parqet e gjelbrime te ndryshme rreth ambientit shkollor, ku luajn e pushojne nxenësit!
Derisa ti fusin kthetrat e veta dhe të nderhyjne brutalisht politikanet sociopat nga lartë poshtë, korrupcioni, militantizmi partiak, familjarizmi e dukuri tjera të qoroditura neper shkollat e univerzitetet tona dhe kolegjet private, të cilat janë të korruoptuara e matrializuara fund e krye, vaj halli qe e pret edukimin dhe arsimin tone kombtar, vaj halli për nxënësit e studentët tanë, vaj halli për nivelin e pergatitjes kadrovike, për kulturën dhe shkencën tonë në nivel kombtar! I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!