Përgjigje në shkrimin e Hoxh Zekerija Idrizit “ Pse kam vendosur të jem Agnostik”

20. 12. 2023

Në pamundësi që ta citoi në tërsi dorshkrimin në fjalë, mora vetëm pjesën përfundimtare të këtij dorshkrimi

“…Jam thellësisht i bindur që shumica dërrmuese e shqiptarëve myslimanë kanë njohuri shumë sipërfaqësore, për t’mos thënë fare, për fenë islame dhe këtë fé e trashëgojnë vetëm verbërisht e dogmatikisht nga prindërit dhe gjyshërit e tyre, pikërishtsi unë vetë. Shumica e tyre, madje, nuk kanë njohuri fare për çështjet që i ceka më sipër, dhe se fenë islame e praktikojnë pjesërisht, përciptazi dhe shumë prej tyre fare hiç. Së këndejmi, mendimi se shqiptarët statistikisht janë shumicë myslimane në trojet shqiptare është i pabazë, i pathemeltë”…!

Përfundimisht, besoj në Zot, por jam joreligjioz…

(Pjesëz nga dorëshkrimi im “Monolog”)

Zekerija Idrizi – Teolog

Berlin/Shkup”

PËRGJIGJËJA IME:

I nderuar hoxhë Zekirija Idrizi, inisitiva që e keni marr, ka mundësi që të mbytesh, përmbytësh dhe të zhytesh në filozofitë religjioze, nën ndikimin e të cilave keni ra, ku më shumë e ku më pak, në mungesë të njohurive të mjaftushme rreth religjioneve që ushtrohen mes shqiptarëve, enkas filozofisë së religjionit islam, që e ushtrojnë shumica e shqiptarëve.

Shkurt shprehur, i nderuar Zekerija, të gjitha filozofitë religjioze që ushtrohen mes shqiptarëve dhe në botë kanë nevojë të madhe të reformohen, jo vetëm filozofia religjioze Islame, sepse të gjitha kanë ardhë tek ne, përmes presionit politik të pushtusëve tanë latino-romak, greko-bizantin e sllavo-ortodoks dhe turko-aziatik, që synim kishin ti zhbëjnë nga faqja e dheut paraardhësit tanë Iliro-pellazg dhe ne shqiptaroarbërorëve si pasardhës të tyre, duke naj marr dhe trojet tona, duke naj mbyllë edhe shkollat që i kishim ndër më të parat në botë dhe ndër më të mirat në rreth, për kohen dhe duk na penguar të ecim në hap me trendin pëparimtar zhvillimor.

Filozofitë religjize të botës kanë forcë të madhe tërheqëse e mashtruese i nderuar miku im Zekeija, të cilat të qojnë me pij uj e të lënë pa te, po nuk pate vigjilencë të madhe dhe njohuri të mjaftushme që ti interpretosh në opinjion vlreat os tmetat e tyre, pa u komprimituar para besimtarëve të këtyre filozofive religjioze, të cilat kanë nevojë të madhe ti nënshtrohen reformave, që mos ta pengojnë shoqërinë të ecën me kohën, mos ta pengojnë zhvillimin e lirshëm të edukimit , arsimit dhe kultuës së popujve që u përkasin filozofive të ndryshme religjioze, dhe mos ti përqajnë mes veti popujt, mos tua fusin urrejtjen dhe hasmërinë dhe mos ti qojnë deri te lufttrat e përgjakshme e të pamëshirshme, duke ardhë në shprehje racizmi dhe gjenocidi racist fetar!

Respekt nga mëuesi Isë me porosinë që mos ta përbuzish e mos ta urrejsh edukatën familjare, me të cilën të kanë rritë, të kanë edukuar e arsimuar prindërit tuaj, me ato pak kushte që i kishin dikurë! I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje