Univerziteti religjioz i Durresit ishte nder Univerzitetet e para te Europes
Univerziteti i Durresit u hap kah fundi i shekullit XIV, rreth vitit 1380, si universitet i pare mesjetar ne trojet e Ballkanit dhe njeri nder univerzitetet e para europiane. Univerziteti i Dursit ishte kryesisht universitet teologjik i themeluar dhe i drejtuar nga autoritetet e urdherit dominikan te qytetit te Dursit. Dursi ishte qender e studimeve qender e studimeve jo vetem per Shqiperine por edhe per Bosnje, Dallmaci dhe Hungari. ” Ne univerzitetin e Durresit u promovuan shume doktor shkencash dhe u pergatiten shume Meshtare, jo vetem ne viset shqiptare, por edhe ne Dallmaci( Raguzë, Trau, Split, Zare etj.), ne Itali( Romë, Venedik, Padovë, Breshia, Firence, Ankonë etje.). Dr. Hajrullah Koliqi: Historia e Arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar, fq. 53 “Ligjeratat mbaheshin ne pallatin e Kuvendit dominikan te Durresit”.Dr. Jahja Dranqolli: Univerziteti i Durresit, shek. Xv, “Buletini i Fakultetit Filozofik” nr. XXIII\ 1993, Prishtine, 1995, fq. 108. Nga te dhenat e dokumentit “studime gjuhesore” nr. VI, “Rilindja” Prishtine, 1977, fq. 20, pergatitur nga Dr. Eqrem Çabej, konstatohet se” Shqiperia Veriore ka qene aq mire e paisur me prifterinje e perlat katolik, sa ka pasur mundesi gjate shek. XIV ti furnizoi me klerik edhe trevat më ne veri, deri ne qytettet e dallmacise”. Pra Univerziteti religjioz i Durresit, sikur universitetet tjera europiane,kishte mision kryesor ta perhap sa më shume krishterimin katolik ne trojet shqiptare dhe ne trojet e Ballkanit. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!