Ti kthehemi vetevetes ta njohim sa ma shume e ta ndryshojme per te mire
Thirrja psikologjike, t`i kthehemi vetevetes per ta njohur ma shume, ne parim eshte thirrje mjafte e qelluar, nese kuptohet drejte, nese nuk deformohet me qellime te caktuara dhe nese nuk keqeinterpretohet. Sa e kuptojme, si e kuptojme dhe a kemi vullnet te mire ta kuptojme kete thirrje, pa e deformuar parimin e saje universal e njerezor, eshte nje qeshtje e cila duhet te diskutohet dhe analizohet ma gjersisht.
Ti kthehesh vetevetes, do te thote te nisesh nga vetevetja per ta pare, per ta njohur dhe per ta ndryshuar e zhvilluar realitetin e botes tende fizike, shpirtnore, intelektuale, emocionale, sociale, morale e kometare dhe krahas kesaj te nisesh po ashtu duke pare, njohur, ndryshuar e zhvilluar edhe nivelin e realitetit te botes se jashtme natyrore e shoqerore e cila na rrethon.
Realiteti i botes se brendeshme personale dhe realiteti i botes se jashtme natyrore e shoqerore, jane te lidhur ngusht mes veti dhe jane produkt i perbashket ne raport me njeri tjetrin.
Eshte thene sa e sa here nga mendimtare tenjohur boteror, se individi, familja, shoqeria dhe kombi jane qeliza specifike qe e perbejne nje trup te perbashket, i cili nuk ka mundesi te egzistoi pa keto pjese dhe keto pjese te gezistojne si te ndara veqe e veqe. Çdo perpjekje per ti trajtuar si te ndara keto pjese dhe te izoluara nga njera tjetra, jane perpjekje jo profesionale dhe te kota, sepse individi, familja, shoqeria dhe kombi jane produkt i njeri tjetrit edhe pse kane disa specifika dalluse mes veti. Individi, familja, shoqeria dhe kombi e paguajne tagren e njeri tjetrit dhe i vjelin frytet e perbashkta, te mira apo te kqija qofshin ato. Te nisesh nga vetevetja do te thote ta njohish ma pare veten, te marrish pergjegjesi qe te takojne, te marrish rrugtimin e duhur dhe hapat e pare e te sigurt, qe te qojne drejte perkujdesit ma te mire ne raport me familjen, shoqerine, kombin dhe ne raport me natyren. Pa kete rrugtim nuk ka ecje te mbare, nuk ka zhvillim personal, familjar, shoqeror, kombetar e as natyror, te cilat se bashku e mundesojne nje sukses ma te pergjithshem per te gjithe. Per ndryshe sukseset e izoluara personale, familjare, grupore, shoqerore kombetare e natyrore, te ndara mes veti, jane suksese te rrejshme, jo njerezore, te pa mundeshme, mashtruese, jo te frytshme dhe e kundershtojne njera tjetren.
Shume mendimtare te njohur boterisht, kane mbete ne histori dhe i kane lene gjurmet e veta mes njerezimit, permes analizave dhe veshtrimit kritik te tyre, qe ua kane bere problemeve te ndryshme individuale, familjare, shoqerore, kombetare e natyrore, duke u ballafaquar ne dyluftim me deformimet e ndryshme, nisur nga vetevetja, familja, shoqeria, kombi dhe nga natyra. Fale kontributit kolosal te tyre, ka mbete diçka njerezore mes njerezve te kesaje bote dhe mes natyres. Te kethehesh nga vetevetja dhe te izolohesh duke heshtur para situatave divijante e te shemtuara, do te thote ta luash lojen e djallit, mbeshtjellur me petka te nje humanisti, siq po ndodh vertete edhe ne kohen e sotit, te shesin mende ata qe nuk kane per veti, te ndajne drejtesi ata qe jane te padrejte, te shesin patriotizem frikacaket e rrenacaket, te filozofojne demagoget, te udheheqin me politiken ata qe nuk dine politike, te udheheqin me mjetet e informacionit sherbetoret e politikes, e shume e shume shansa, per ata qe nuk i meritojne shansat. Jam i bindur qe kjo shoqeri, ne meset e saje ka njerez ma te formuar, ma human e ma te pergaditur, qe t`i mbulojne ma me pergjegjesi e ma profesionalisht fushat e ndryshme jetesore, politike, fetare, familjare, shoqerore, shtetnore e kombetare.
Pasi i zura ne goje shume mendimtare te botes, qe jane marr me problemet e ndryshme devijante te njerezimit, nuk po i le pa i permende edhe dy filozof te lashte, Buden e Konfucien, mendimet e te cileve edhe sote e kesaj dite po i perballojne kohes. Buda, filozof i lashte indian theks te veqant u ka dhene mendimeve per problemet devijante te njerezimit botnor i cili thonte:“ Se pari ne parim, jeta njerezore eshte e paknaqeshme e pa fat; se dyti, shkaku per kete pakenaqesi eshte egoizmi njerezor dhe pangopesia; se treti, egoizmi dhe pangopesia e çdo njeriu merr fund kur gjitha deshirat dhe synimet e tije zhduken; se katerti menyra me e mire per tu larguar nga egoizmi dhe pangopesia eshte rruga e oktopodit (tetekembeshit): vezhgime te drejta, mendime te drejta, fjale te drejta, veprimtari te drejta, ushqim i rregullt, perpjekje e drejte, shqetesim i rregullt dhe enderrime te drejta“. Ndersa, Konfucie filozof i lashte kinez, kishte kete mendim te arte:“ Besnikeri, dashuri dhe merak shpirtnor per te afermit. Ate qe nuk deshiron te ta bejne tjeret, mos ua bene ti atyre“.
Lexuesi im i dashur, kur ti kthehesh vetevetes, mos u kthe, qe te behesh ciceron i oborreve mbreterore e pallateve shtetnore dhe i anarhive partiake, per interesa tuaja personale e per egoizmin tende te pangopur. Te lutem, mos heshte si i vdekur para keqeperdorimeve, korrupcionit e deformimeve tjera individuale, familjare, fetare, shoqerore, kombetare dhe natyrore, sepse demet dhe begatite jane te perbashkta, qe do te kuptohen heret ose vone.
I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!