Premtimeve boshe, mashtruese dhe genjeshtrave, shpejte u dele boja dhe behen bajat

Ështe premtuar per krijimin e Forcave te Armatosura te Republikes se Kosoves, nuk u krijuan ato edhe sote e kesaje dite, eshte premtuar per hapjen e 200 mije vendeve te punes, nuk u realizua ende ky premtim dhe nuk trazohet askush per genjeshtrat premtuese e mashtruese. Ështe premtuar antarsimi i Kosoves ne NATO, nuk u bë, e as qe po flitet per kete qeshtje, u premtua antarsimi ne UNESCO, deshtoi pranimi dhe nuk turperohet kush per fajet e veta rreth kesaje qeshtje. U premtua, qe do te na njeh si shtet Serbija, ajo ende nuk e ka ndermend kete qeshtje dhe po vazhdon t`i rremih temelet e shtetit te Kosoves, para syve te politikaneve tane, te cilet po zgerdhihen me duar ne gjepa koluareve te europes e te botes. U premtua investim i madh per zhvillimin e bizneseve, jo vetem qe nuk u be kjo, por perkundrazi po merren vjedhtas pasurite e perbashkta kombetare, duke pervetesuar padrejtesisht ate per interesat e veta personale, familjare e grupore. U premtua themelimi i komunave: Ne Kodren e Trimave, ne Zonen e Hasit dhe zhegres, nuk u realizuan, sepse politikanet tane ishin te zene duke u perpjeke me themelimin e Asociacionit te komunave serbe dhe demarkacionin kufitar me malin e Zi. U premtua liberalizimi i vizave per nje kohe te shkurter, edhe ky premtim doli me shume se sa nje genjeshter. U premtua se do te paditet Serbia per gjenocidin e bere ndaj popullates kosovare, edhe kjo deshtoi, sepse politikanet tane ishin te zene duke e trashe kumarine me Serbine. U premtua se do te luftohet korrupcioni, trafikimi me qenje njerezore, prostitucioni dhe do te pengohet shperngulja massive e te rinjeve tane nga trojet e veta, per shkak te varferise e papunesise, perkundrazi po lulezon, korrupcioni e dukuri tjera negative dhe te qoroditura. U premtua e u premtua, u genjye e u genjye, u mashtrue e u mashtrue dhe po vazhdon kjo tradite qe fund e krye eshte qorodite, ne dem te popullit, qe aqe shume vuajti dhe po vazhdon te vuaj nga premtimet dhe mashtrimet e ndryshme.
Lexuesi im i dashur, eshte mekat, mendjelehtesi, shkurtpamesi dhe tradhti ndaj interesave kombetare, shtetnore, familjare dhe personale, tu besohej premtimeve boshe, mashtrimeve dhe genjeshtrave. I juaj, mesuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje