Ti kapim gjepurat për fyti, i mundësojmë vetës të jetojmë përtej tyre
13. 11. 2024
Njerëzit vizionar e të jashtëzakonshëm mendojnë e veprojnë ndryshe, krahasuar me njerëzit e zakonshëm, të cilët jetojnë me porosinë e rregullave të thata apo gjepurave, që u ka kaluar afati i përdorimit, sepse ato janë programuar thellë e bindshëm në kokat e tyre, të cilët ua zgjasin jetën e përdorimit në pejsazhin tonë kulturor. Ndërsa, njerëzit e jashtëzakonëm e vizionar, i kapin për fyti gjepurat dhe i injorojnë ato, duke mos pajtuar me porositë e tyre, që ti hapin rrugë vetit dhe të jetojnë përtej gjepueave.
Njerëzit e jashtëzakonshëm e vizionar, i shtyjnë sistemet tona organizative, shoqëroro- politike, kulturore, shkencore, ekonomike, shëndetësore, edukativo-arsimore dhe juridike etj,”nga brenda jashtë, përsonalisht dhe institucionalisht, me synimin që të ecim standart me hapin e kohës”,V.L . “Këtë e bëjmë duke u përpjekur, fillimishtë të çinstalojmë gjepurat nga mendjet tona dhe pastaj duke ushtruar presion mbi sistemet tona shoqëroro-politike, që të evaluajnë ato”,V.L
Ky veprim i jashtëzakonshëm e vizionar, mundëson ta nxjerrim jetën tonë nga autopilotimi i gjepurave të njerëzve të zakonshëm.
“Dhurata e madhe e të qenit njeri, është aftësia jonë për ta parë botën si risi pozitive, për të shpikur zgjidhje të reja dhe pastaj të përdorim atë që dimë për të transformuar jetën tonë. Kultura nuk është statike. Ajo jeton dhe merr frymë, krijohet nga ne, në kohë reale në rrjedhën e jetës, prandaj duhet të ndryshojë, tek sa bota jonë ndryshon. Pra le ta bëjmë! Ajo fillon në shtëpi me ju, me jetën tuaj, në termat tuaj”V.L
I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!