Te menduarit dhe te vepruarit pa strategji eshte si me hece pa koke ose pa sy- e postuar
Qellimet, synimet dhe deshirat tona nuk realizohen pa perdorimin e strategjive efikase gjate te menduarit e vepruarit tone, per ti realizuar ato qe ia kemi vuar vetit per qellim gjate jetes.
Eshte e pamundur te mbahen zotimet tona per t`i realizuar deshirat qe i synojme, pa aplikimin e strategjive te duhura, qe i posedon koha rreth e perqark nesh.
Strategjite e duhura, mund ti gjejme tek mendimet e veprimet e atyre qe kane thyer rekord ne realizimin e deshireve te veta.
Ne te gjitha fushat e jetes, kemi shembuj te mjaftueshem, te atyre qe kane thyer rekord dhe kane arritur suksese te medha. Do te thot, rrugen qe e kane trasuar tjeret, neve na mbetet qe ta persosim edhe metej dhe ta adaptojme sa ma mire per veti, qe ti arrijme sukseset tona, aty ku edhe e kemi qellimin si individ, si familjar, si institucion e si komb.
Strategjija ma e duhur dhe e domosdoshme per ne, eshte te mos mjaftohemi vetem me dijenine qe e posedojme, por ate duhet kerkuar ne vazhdimesi gjate gjithe jetes, ta perdorim e ta pershtatim per arritjen e synimeve tona. Nuk eshte strategji e duhur as e mjaftushme te knaqemi me ate qe e dijme se çka duhet te bejme, pa i perdor dhe pa i bere realitet ne praktike. Nese ato qe i dijme nuk i perdorim ne praktiken jetesore, kurrfar vlere nuk posedojne dhe asgje nuk mund te arrijme, te ndryshojme dhe te realizojme me to. Perdorimi i strategjive te duhura e ma te mira te kohes, mundesojne rritjen e fuqive tona intelektuale, vepruse, morale dhe rriten e vullnetit, deshires, qendryshmerise dhe dashurise , te cilat e permiresojne dukshem cilesine e te jetuarit, te menduarit dhe te vepruarit me dinjitet njerezor e kombetar.
Keto strategji gjenden kudo rreth e perqark nesh, si ne literature kombetare e ate te huaj, si ne shembujt e shteteve qe po i prijne botes ne ekonomi, ne arsime, edukim, ne shendetesi, ne jurispodence, ushtarakisht dhe ne shkence. I gjejme neper institucione e biznese vendore, kombetare e me gjere. I gjejme neper familje te ndryshme te cilat ecin ne trend me kohen dhe jane shembull per familjaret tjere. I gjejme tek individ e personalitete qe po thejne rekorde dhe po bejne koknkurence ne nivel vendor, ne nivel kombetar e nderkombetar.
Lexuesi im i dashur, eshte ne nderin dhe favorin tone personal, familjar, institucional, politik, fetar dhe kombetare, qe gjate mendimeve e veprimeve tona, te mbeshtetemi ne strategjite ma efektive e ma te mira te kohes dhe ti aplikojme ato, qe i kane aplikuar njerezit me te sukseshem ne bote e tek ne dhe ti adaptojme e ti persosim per realizimin e nevojave tona te ndryshme personale, familjare e kombetare. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!