Të menduarit, bindjet, besimet, pikëpamjet dhe veprimet tona pa plan e pa strategji, janë si me ecë pa kokë e pa sy
10. 08. 2015- ripostim
Qëllimet, synimet dhe dëshirat tona nuk realizohen pa përdorimin e ndonjë plani strategjik dhe efikas gjatë veprimëve për ti realizuar sa më parë ato që ia kemi vuar vetit për obligim gjatë jetës. Përdorimi i zotimëve që ti realizojmë dëshirat të cilat i synojmë, kërkon aplikim të ndonjë plani strategjik e më të mirë, që i posedon bota njerëzore rreth e përqark nesh.
Strategjitë më të mira për ti realizuar dëshirat tona, mund ti gjejmë tek veprimet e atyre njerëzve qe kanë thyer rekord në realizimin e deshirave të veta. Në fushat e jetës që kemi dëshirë të tregohemi të suksesshëm, ka shembuj të mjaftueshëm të atyre që kanë thyer rekord dhe kanë arritur suksese të mëdha gjatë jetës. Do të thot, rrugën që e kanë trasuar tjerët, neve na mbetët që ta përsosim shembullin në fjalë edhe metej dhe ta adaptojë për veti që ti arrijmë sukseset tona, aty ku edhe e kemi qëllimin si individ, si familjar, si institucion, si politikë e si komb.
Strategji më e domosdoshme për ne, që nga individi e deri te kombi, është të mos mjaftohemi vetëm me dijenin, se çka duhet të bëjmë, pa i bërë realitet në praktikë ato që i dijmë.
Nëse ato që i dijmë nuk i perdorim në praktikën jetësore, asgjë nuk mund të arrijmë, të ndryshojmë dhe të realizojmë diçka në jetë. Përdorimi i planeve e strategjive më të mira për kohën mundësojnë rritjen e fuqive tona të cilat e përmirësojnë dukshëm cilësine e të jetuarit.
Ësht në nderin dhe në favorin tonë përsonal, familjar, institucional, politik, fetar, kulturor, shkencor dhe kombëtar që gjatë veprimëve, të mbështetemi në plane e strategji efektive më të mira për kohën, që i kanë aplikuar njerëzit më të sukseshëm në botë dhe tek ne. Ti adaptojmë ato e ti përsosim që ti realizojmë suksesshëm kërkesat tona të ndryshme gjatë jetës. I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!