Tri parime thelbësore që na mundësojnë realizimin e qëllimeve tona gjatë jetës

12. 08. 2014- ripostim

Parimi i parë thelbësor është ndrfyshimi, përmirësimi dhe përsosja e mendimeve, bindjeve, besimeve, pikëpamjeve e veprimeve tona, krahasuar me ato të deritanishme, që nuk japin rezultate të mjaftushme, më shumë seq kanë dhënë deri më tani.

Pasi secili prej nesh, secila familje, secili institucion shtetnor e privat, kulturor e shkencor dhe secila shoqëri e secili komb, ka për synim që ti realizoi në një mënyrë apo tjetër, deshirat dhe qellimet e veta. Për ta bërë sa më të mundshëm këtë realizim, në radhë të parë është ngritja e standardeve tona si parim i pare thelbesor, mbi ato standarde të cilat nuk kanë efektë të japin rezultate më të larta për ti realizuar qëllimet që ia kemi parashtruar vetës.

Kur i sqarojmë standardet si parim i parë thelbësor dhe i kuptojmë drejtë ato, se cilat janë të frytshme e cilat jo, standartet e pafrytëshme i zavendësojmë me standarde tjera të fryteshme e më të suksesëshme, të cilat kanë nivel më të lartë që ta ndryshojmë dhe ta ngrisim edhe nivelin e rezultateve tona, drejtë realizimit të dëshirave dhe qëllimëve përsonale, profesionale, familjare, institucionale, shoqërore, shtetnore dhe kombetare.

Secili përson, secila familje, secili institucion dhe secili komb e shtet që synon realizimet e qellimëve të veta, e kanë për obligim parësor ti gjejnë mangësitë, dobësitë dhe tmetat e mendimeve, bindjeve, besimeve, pikpamjeve dhe veprimeve, qe nuk ia deshirojnë vetës, t’i zavendësojnë ato me përparësitë që ua mundësojnë ti arrijnë qëllimet gjatë organizimit të proceseve të ndryshme jetësore.

Sa e sa njerëz, familje, institucione, biznese dhe sa e sa shoqëri kombtare e shtete kanë dështuar për shkak të standardeve të ulta në fushën e të menduarit, besimeve, bindjeve, pikëpamjeve e veprimeve të tyre dhe mos zavendesimi i standardeve të ulta, me standarde më të ngritura, sipas kerkesave të kohës per ti mundësuar vetit realizimin e qëllimëve gjatë jetës.

Të gjithë ata që bëjnë ndryshime në standartet e veprimeve të tyre dhe i zavendësojnë ato me standarde të nivelit më të lartë, kanë krijuar mrekulli të botës gjatë rrugtimit të tyre, me i realizuar deshirat dhe qellimet e veta të parashtruara më parë. Standartet që nuk japin fryte gjatë organizimit të procesit jetësor, janë standarde të nivelit më të ultë, krahasuar me kërkesat e kohës, të cilat duhet zavendësuar sa më parë me standarde të niveleve më të larta që japin fryte gjatë orvatjeve tona,sipas kërkesave të kohës.

Parimi i dytë thelbësor është të bëjmë ndryshime sa më të mëdha në bindjet e besimet tona kufizuese, të cilat na e marrin guximin, vullnetin, deshirën, këmbëngulësinë dhe qendrueshmërinë për ti realizuar me doemos dëshirat dhe qëllimet tona të parapara më pare.

Nese i ngrisim standardet për ti realizuar qëllimet tona dhe kemi besime të kufizuara ndaj tyre apo pak u besojmë, i kemi sabotuar ato standarde, pa e kuptuar fatkeqësinë e sabotazhës. Për ta bërë realitet realizimin e qëllimeve që ia parashtrojmë vetit, më parë duhet ta marrim nënë kontrollë sistemin e besimeve tona duke u dhënë forcë, vullnet, guxim, dashuri dhe kurajo bindjeve dhe besimeve që i posedojmë.

Bindjet e besimet tona duhet t’i përdorim si komanda të pa diskutueshme që na tregojnë se cilat dëshira e qëllime janë të mundëshme e cilat jo, duke formësuar çdo mendim, ide, pikëpamje, qëndrim dhe çdo veprim që e rfealizojmë dhe e përjetojmë praktikishtë gjatë organizimit të procesve të ndryshme jetësore.

Sa më të fuqizuara të jenë mendimet, bindjet, besimet, pikëpamjet dhe veprimet tona, prapa tyre qëndron forca, guximi, vullneti, dëshira dhe dashuria për realizimin e çdo suksesi përsonal, profesional, familjar, institucional, shoqëror, kulturor, shkencor, shtetnor dhe kombetare, i vogël apo i madh qoftë ai.

Parimi i tretë thelbesor është ndryshimi i strategjive tona të veprimit përsonal, profesional, familjar, institucional, kulturor, shkencor, shtetnor e kombtar, për realizimin e dëshirave dhe qëllimeve tona që ia kemi parashtruar vetës gjatë jetës, atëherë kurë strategjive të mëparshme u skadon koha vepimit dhe nuk mjaftojnë më ti përdotim për realizimin e qëllimev tona që i synojmë.

Secili prej nesh duhet ta kuptoi se është e kotë përpjekja t’i ngrisim standartet tona, nëse nuk u besojmë fuqishëm atyre, është e kotë t’i forcojmë e t’i ngrisim bindjet e besimet, tona, nëse nuk i ndryshojmë strategjite e veprimit, nga ato të pa dobishme në ato të dobishme për t’i realizuar dëshirat dhe qellimet tona të synuara.

Ta bëjmë realitet atë për të cilin jemi zotuar dhe e kemi për qëllim ta realizojmë, na duhet të përdorim strategji të reja, më të mira e më të përsosura, të cilat japin me doemos fryte gjatë realizimit të dëshirave dhe qëllimeve tona, duke i lënë anash të gjitha strategjitë e vjetruara të veprimit tonë, të cilat nuk japin fryte.

Strategjia më e mirë e më racionale e veprimit tonë është mbështetja në modelet strategjike të përparuara të atyre që kanë treguar rezultate të lakmuara, duke i modifikuar, persosur dhe përshtatë ato sipas nevojave, mundësive dhe synimeve tona përsonale, profesionale, familjare, institucionale, shtetnore dhe kombetare.

Lexuesi im i dashur, ka ardhë koha që sa më parë t’i ngrisim standartet, ti forcojmë e ti rrisim besimet dhe ti ndryshojmë strategjitë tona, nga ato të vjetruara në ato bashkohore, që t’i realizojmë sa më efektivisht deshirat dhe qëllimet tona,për një jetë sa më njerëzore, sa më të barabart, sa më humane, sa më të drejtë, sa më reale, sa më të begatshme, sa më të lumtur e sa më kombëtare.

I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje