Të mbrohemi përmes punes e dashurise, jo permes sulmeve te urrejtjes e xhelozise
Forcë më të madhe për mbrojtje se forca e punes, respektit dhe dashurisë nuk ka. Askush nuk mund t’i rezistoj forcës së ndikimit perparimtar të tyre. Është mirë për ne, t`i vleresojme gjërat dhe njerëzit permes punes, permes respektit e dashurise, ashtu si e sa e meritojne gjerat e njerezit. Do te ishte mire te na vleresojne edhe tjeret permes punes, respektit e dashurise, per aq, sa e si e meritojme. Kjo forme e vleresimit ka ndikim te madh ne ndryshimin, përsososjen dhe aftësimin e njerezve për jetë. Kurë takohemi me njerëzit, eshte mire të rrezatojme respekt e dashuri përmes shiqimeve, buzëqeshjeve, mimikës, fjalëve dhe sjelljeve tona, që ta ndjejnë te kendshmen sa më shume, ata qe takohemi e bashkbisedojme mes veti.
Përmes punes, respektit dhe dashurisë mbrohemi dhe i refuzojme sulmet e përgjakshme të urrejtjes, xhelozisë, mllefit, inatit, zemrimit, hidhërimit dhe frikës, qe ua bejme tjereve dhe ata neve, duke u forcuar shpirtërisht, njerezisht e moralisht në qastet e dëshprimit dhe duke u qetësuar në qastet e entuziazmit të vrullshëm, here me vend e here pa vend.
Sa më shume që e përdorim punen, respektin dhe dashurinë kur i vlersojme tjeret dhe ata neve, aqë më shume rritet forca e ndikimit tone në tjerët dhe e tyre ne ne, duke na mbrojtur gjithnjë e më mirë neve e tjeret, se çka po hynë brenda trupit,
vetëdijes, zemres dhe ndjenjave tonë, duke kultivuar sa ma shume pasterti, maturi, humanizëm, moral, respekt dhe duke eliminuar çdo ndotje e helmim nga ne.
Per ta quar në vend porosinë mbrojtëse të punes, respektit dhe dashurise, kur i vleresojme tjeret dhe ata neve, nuk duhet lejuar vetëdijes sonë të joshet pas të ligave dhe shemtive, qe ia imponon urrejtja e xhalozia shpirtit tone, të bëhet sadist e i helmuar, zemrës te jetë e vogël dhe e ndotur, vetëdija te mbetet e ulte dhe e mbrapsht. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!