Të gjithë ekstrmizmat politik e fetar njëjt janë të rrezikshëm për kombin shqiptar
23. 12. 2023
Për ata që janë të shëndetshëm intelektualisht, emocionalisht, shpirtërisht, moralisht e kombtarishtë, e kanë mëse të kjartë se ekstremizmi fetar islamik, ekstremizmi fetar ortodoks krishten, dhe ekstremizmi krishten katolik e tjerë ekstremizma, ishin dhe janë e keqja e kombit shqiptar dhe e popujve tjerë për rreth nesh dhe në botë, ishin e keqja edhe e paraardhësve tanë Iliro-pellazg, në numër të banorëve e në sipërfaqe të trojeve tona të gadishullit ILIRIK.
Përpjekjet që po bëhen nga disa zëra të qakorduar, të cilët nuk mund ta kontrollojnë as vetën tyre nga zjarri urrejtës, e lere më që ta kontrollojnë botën dhe shqiptarët, manifestojnë për publikun mendime, bindje , besime, pikëpamje dhe sjellje jo produktive, duke poshtruar një ekstremizëm fetar e duke lënë në heshtje ekstremizmin tjetër fetar e politik, edhe pse ekstremizmat fetar e politik, pa dalllim i kanë sjellë të zeza, tmerre e gjenocid dhe po i sjellin kombit shqiptar e paraardhëve tanë Iliro-pellazg që 2000 e sa vite pushtim! U kanë sjellë edhe popujve tjerë të botës.
Këto tmerre që na kan ndodhur nëpër vite e dekada, i mbajnë të fshehur vetëm intelektualët e shitur për pak pare të pista dhe analfabetët në kokë që u janë programuar programe të mbrapshta, me qëllime të caktuara propagandistike për ti përqar shqiptarët mes veti mbi baza fetare, politike e regjionale, që mos ta rimarrin vetën si një popull autokton në këto troje dhe të vendosin për fatin e vet njëherë e përgjithmon të bashkuar, të guximshëm e të vendosur për ti fituar drejtat tona që na takojnë botërishtë e jo të hedhim zjarrë urrejtës e përqarës për goje kundër vetëvetës e kundër kombit shqiptar!
O Allah po të lutna jep mend aty ku nuk ka, të qetsohet kjo botë që vetën po e shkatërron, sikur me qenë e qmendur! I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!