Si të përgatitën shqiptarët, që ta amortizojnë me sukses propagandën serbo-sllave dhe atë greke, kundër tyre
21. 05. 2025
Për t’iu kundërvënë me sukses propagandës serbo-sllave dhe asaj greke, shqiptarët duhet të përgatiten mirë dhe në mënyrë të organizuar e strategjike për një afat të gjatë, duke kombinuar komunikimin profesional dhe angazhimin diplomatik, konsolidimin e brendshëm dhe ndërtimin e një narrativi modern e shumë të besueshëm, i cili për momentin është në një nivel tepër të ultë.
Ja disa shtylla kyqe që duhet parapar sa më shpejtë e në mënyrë të vendosur dhe mirë të Organizuar:
1. Ndërtimi i një narrative kombtare të koordinuar mirë, besueshëm dhe bindshëm,
2. Forcimi i diplomacisë publike dhe forcimi i lobimit ndërkombtar, në mënyrë mirë të organizuar dhe të vendosur për ta quar përpara lobimin,
3. Mbështetje e fortë për elitat intelektuale dhe akademike duke investuar sa më shumë në hulumtime shkencore që merren me prodhimin e dijes,
4. Konsolidimi i brendshëm politik, kulturor dhe institucional sa më thellë e sa më racional,
5. Rritja e prezencës mediale në arenën globale përmes zërave të rinj nëpër rrjetet e ndryshme sociale në gjuhë të huja,
6. Zgjuarsi e kulturës dhe shpërndarjes së saj përmes muzikës, artit, dramës, poezisë, romanit e filmit shqiptar, jo vetëm sa për sy e faqe,
7. Demaskimi profesional e shkencor i propagandës antishqiptare, e cila jo pak po i sjellë dëme shqiptarëve dhe zhvillimit të tyre.
– 1. Ndërtimi i një narrative kombëtare të koordinuar mirë, besushëm dhe bindshëm
a. Jo të mbesim vetëm viktimë e rrthanave të nryshme, por edhe kontribues aktiv në paqë, zhvillim, shkencë, kulturë dhe siguri globale,
b. Theksimi i historive pozitive, si: sukseset e diasporës, shembujtë e bashkjetesës, të rinjtë inovator, gra udhëheqës, artistë e sportistë të nivelit ndërkombtar, që nuk janë të pakt,
c. Ruajtja e të vërtetës historike përmes arkivimit digjital, botimeve akademike dhe përkthimeve në gjuhë të huaj, sidomos kurë flitet për gjenocidin dhe spastrimet etnik të shqiptarëve.
Sa shumë i mungojnë botës këto informacione që ta kenë një pasqyrë më reale se kush janë shqiptarët si komb në mes kombeve tjera të botës. Punimi vazhdon me pikat tjera të radhës
I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!