Si te na buzeqeshe fati
Secili prej nesh duhet ta dimë se nuk mund t´i kemi të gjitha gjërat të cilat na pelqejnë, andaj duhet të mësohemi me ato që i kemi dhe të punojmë për ato që i dëshirojmë, nëse dojmë të na buzëqesh fati. Po që se nuk e kemi kuptuar këtë parim jetësor, mund ta vështrojmë botën në mënyrë pesimiste, te ndriquar vetëm nga një ngjyrë dëshpëruese mbushur me zhgënjime e dështime duke e humbur shijen për jetë dhe kuptimin e saj pa na buzëqeshur aspak fati.
Një fat i buzëqeshur në pjesën më të madhe të rasteve, varet më shumë nga kushtet e veqanta të jetës së brendshme shpirtërore, se sa nga ngjarjet e jashtme jetësore që na ndodhin. Jeta është e mbushur plot me ngjarje të trishtuara e të gëzuara. Nëse kemi vullnet të dobët dhe pervojë të pamjaftueshme, u dorëzohemi atyre në mënyrë pasive duke pajtuar me to dhe me goditjet e tyre të ndryshme.
Nëse e kemi një vullnet të fortë, fati i lumtur është në duart tona, sepse timonin e ekzistencës e drejtojmë nga dëshirojmë ne, e jo nga na qojnë rrethanat jetësore. Për ta realizuar këtë pa vështirësi, duhet ta kemi një qëllim të qartë që të arrijmë atë në jetë. Kur qëllimi jetësor është i qartë, sado të vështira qofshin rrethanat jetësore, prap se prap e arrijmë qëllimin.
Fatkeqët janë njerëz që u frikësohen rrethanave jetësore dhe janë shumë të rrëmbyeshëm, ku bien shpejtë në panik para rrethanave jetësore që u ndodhin. Ata janë njerëz dembelë, pa inisiativë, asgjë nuk ndërmarrin per ta ndryshuar fatin e tyre. Janë të paqëndrueshëm dhe dorëzohen para çdo sprove.
Ndërsa njerëzit që u buzëqesh fati janë njerëz aktiv dhe çdo gjë provojnë për të mirën e fatit të tyre. Janë të guximshëm dhe ballafaqohen me situata të rënda e të vështira para të cilave nuk zhgënjehen fare.
Njerëzve që u buzëqesh fati mund të pësojnë ndonjë përmbysje por kurrsesi ndonjë disfatë. Është gabim i madh nëse besojmë në buzëqeshjen e fatit të rastësishëm. Fati nuk vie vetëvetiu, por ai është i varur nga vullneti, guximi dhe qëndrueshmëria jonë para rrethanave jetësore.
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!