Si i sheh qrregullimet psikike modeli psikologjik sjellor dhe njohes
Njeriu gjate gjithe jetes se tije i ekspozohet ndikimit te shum faktoreve natyror, shoqeror dhe atyre shpirteror, duke bere perpjekje ne menyren e tije personale ti kuptoi, ti pervetesoi, adaptoi, ndryshoi dhe ti persos ata per nevoja te veta gjate jetes.
Ne kete rrugtim te gjate njerezor nuk do te thot se ballafaqimi yne me keta faktore te ndryshem, te jete ballafaqim i qelluar, i pershtatshem, i drejte dhe i duhur per fatin tone personal, familjar dhe ate kombetar. Keqpershtatja ne ballafaqim me faktoret e ndryshem na sjelle kokeqarje, stres, shqetesim, brengosje, konfrontim, frikesim, zemrim dhe hidherim, neve personalisht, familjes edhe kombit. Keqpershtatja, perhapet si virus tek personi ma pare, tek familja, shoqeria dhe tek kombi ne pergjithesi.
Modeli sjellor psikologjik, te gjitha qrregullimet psikike i sheh si nje menyre e te mesuarit, pervetesuarit, perseritjes dhe perforcimit te atyre sjelljeve qe jane te disfavorshme per jeten tone personale, familjare e kombetare.
Modeli psikologjik njohes, qrregullimet psikike i sheh nga menyra e perceptimeve tona, qe ua bejme faktoreve natyror, shoqeror dhe shpirteror.
Menyra e pervetesimit te sjelljeve dhe menyra e pervetesimit te perceptimeve tona, imponon menyra e funksionimit te botes sone psikike, qe shkakton keqpershtatjen apo mire pershtatjen.
Kriminelet, tradhtaret, vrasesit, shpiunet, te pa beset, te korruptuarit, egoistet, dhunuesit, te pamoralshmit, trafikantet e qenjeve njerezore, te droguarit, behen ne saje te pervetesimit te atyre sjelljeve qe shkaktojne keqpershtatje dhe ne saje te menyres se perceptimit qe e pasojne keqpershtatjen ne ballafaqim me faktoret e ndryshem jetesor.
Sipas ketyre modeleve psikologjike edhe qmenduria mesohet, pervetesohet dhe perforcohet, sikur veprat tjera te shumta humane e njerezore.
Lexuesi im i dashur eshte mese e domosdoshme per ne, qe te kujdesemi gjate gjithe jetes, se qfare sjellje po pervetesojm dhe nga cili kenveshtrim po i perceptojm gjerat natyrore, shoqerore dhe shpirterore, nese nuk deshirojme sjellje jo njerezore, te qmendura dhe kriminale. I juaj, mesuesi Ise
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!