Mos mashtroheni pas sukseseve te hipokriteve

 

Hipokritet i arrijne sukseset ne dem te tjereve duke u maskuar para tyre se jane njerez te mire, te dashur, te virtytshem e te suksesshem, me qellim qe t`i genjejne ata dhe t`i mashtrojne per synimet e veta, te nivelit ma te ulte njerezore. Hipokritet mbajne qendrime me dy faqe, plotesisht te pa sinqerte per ta mbajtur fshehur fytyren e vete te vertete.                                                            Ata kane aftesi ta fshehin karakterin e tyre mbushur perplote hipokrizi, plasaritje, injorance e dyftyresi, per te vrapuar sa ma shume pas interesave personale te nivelit ma te ulte njerezor. Hipokritet kamuflohen se jane te interesuar per suksesin e tjereve, motivimin e tyre per jete e per pune, per nje vullnet ma te forte, nje deshire ma te madhe, nje mendje ma te ndritur, per nje respekt e dashuri ndaj njeri tjetrit, per bashkpunim e mirekuptim mes veti  me i quar proceset perpara. Krejte kjo farse e maskuar demagogjike behet nga hipokritet per tu hedhur hi syve tjereve, per me ardhe vete sa ma lehte tek synimi djallezor i tyre.                                                    Nga hipokrizia e hipokriteve ngjallet vetedija e mosbesimit tek secili njeri qe ka vetedije te shendoshe. Cdo gje qe premtojne hipokritet per tjeret, do te konsiderohet si manipulative, korruptuese, mashtruese, me nje baze te ulte morale e njerezore, te cilat nuk kane lidhje fare me sukseset e qendrueshme ne jete per tjheret.
Vetem miresia thelbesore e cila rrjedhe prej nje karakteri te forte e te formuar mire  mbi baze  te shendoshe morale dhe intelektuale i jepe vlere njerezore e humane, strategjive dhe teknikave te suksesit per nje jete sa ma te kompletuar e sa me te ndershme.
Lexuesi im i dashur, mos u mashtro pas teknikave e strategjive te suksesit  qe i perdorin hipokritet, sepse do te mbeteni ne gjysem te rruges. Secili prej nesh i kemi mundesite dhe forcen e pakufishme brenda vetes, per ti perdorur te gjitha strategjite dhe teknikat me njerezore per sukseset tona. Mos vraponi pas mashtrimeve te hipokriteve qe grabitin pameshirshem cdo gje qe e gjejn perpara, duke shkelur banalisht mbi interest e tjereve. I juaj, mesuesi Isë


Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje