Si formohen pasionet e mira dhe jo të mira gjatë jetës
Përceptimet, mendimet, bindjet, qëndrimet, sjelljet dhe veprimet tona personale ndaj botës së jashtme e asaj të brendshme të cilat i përsërisim si më shpesh e për një kohë të gjatë, bëhen shprehi jetësore dhe dalëngadalë formohen edhe në pasione të forta.
Pasionet e mira dhe jo të mira, “janë shprehi të formuara gjatë jetës të cilat përcillen gjithmonë me emocione intensive”.
Nëse pasionet tona, qofshin ato të mira apo jo të mira, janë shprehi të formuara gjatë jetës, atëherë ne duhet të kemi kujdes të shtuar se çfarë sjellje e shprehi personale po formojmë.
Sa më shpesh që i përsërisim sjelljet e veprimet tona, qofshin ato të mira apo jo, aq më shpejtë formohen ato në shprehi e pasione të forta, të cilat e paraqesin mënyrën e forcës dhe energjisë tonë si nxitje ndaj një veprimi apo aktiviteti të caktuar.
Shembuj pasionesh të mira apo jo të mira kemi mjaftë, si psh: pasione për mësim, dituri dhe shkencë; pasione për sporte të ndryshme, kulturë kombëtare e ndërkombëtare; pasione për patriotizëm, liri, politikë të mirëfillte e largëpamëse kombëtare e ndërkombëtare; pasione për punë fizike e intelektuale, për shendet fizik, psikik e shëndet social dhe shembuj tjerë të pasioneve pozitive.
Po ashtu kemi edhe shumë shembuj pasionesh negative, si psh: pasionet për pije alkoolike, narkotike, bixhoz, lotari e prostitucion; pasione për gënjeshtra, mashtrime e vjedhje; pasione për agresivitet, dhunim e trafikim qeniesh njerëzore; pasione për mbisundim, okupim dhe vrasje totale, e shembuj tjerë te pasioneve negative.
Nëse dëshirojmë të kemi një jetë më dinjitoze, më humane dhe më të lumtur, është e domosdoshme të mbështetemi në formimin e sjelljeve e shprehive më pozitive dhe t’i përsërisim e forcojmë ato sa më shumë që të jetë e mundur, derisa të shndërrohen pasione.
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!