Shqiptaret nuk ishin e nuk jane te bashkuar, por te ndare e te perqare mes veti
Nje pjese e shqiptareve e bene revolucionin demokratik te Qershorit’24, pjesa tjeter e “shqiptareve” e prishen ate! Zogistet luftonin kunder demokrateve te Nolit! Fan Noli nuk e degjoi Bajram Currin! Balli Kombetar dhe Fronti Nacionalclirimtar nuk u pajtuan e nuk u bashkuan ne lufte te perbashket antifashiste! Shqiptaret partizane dhe shqiptaret ballisto-zogiste luftuan kunder njeri-tjetrit! Shqiptaret partizan te Shqiperise, nuk u bashkuan me partizanet shqiptare te Kosoves! Shqiperia dhe Kosova e bene luften antifashiste ndaras! Partizanet shqiptare iu besuan marrezisht partizaneve jugosllave! Komunistet shqiptare me shume ishin internacionaliste, se sa nacionaliste! Ideologjia internacionaliste ne Shqiperi, dominoi mbi ideologjine kombetare! Kjo ideologji e hodhi Shqiperine ne prehrin dhe kthetrat e armiqve shekullore te saj!
Bijte e Shqiperise u bene perandore e gjenerale te Perandorise Romake e Bizantine, por asgje te mire nuk i sollen nenes se tyre – Ilirise, perveç ekspeditave gjakatare te legjioneve ushtarake romako-bizantine!
Bijte e Shqiperise u bene pashallare e sadriazema te Perandorise Osmane, por perveç ekspeditave ndeshkuese ushtarake, asgje te mire nuk i sollen nenes se tyre te roberuar – Shqiperise! Bijte e “shquar” te Shqiperise nuk ishin te gjithe patriote,por shume prej tyre ishin plangprishes e egoiste, te cilet punuan per armiqe te Shqiperise! Shqiperia lufton per ekonomi, Kosova per pavaresi, Maqedonia shqiptare – Ilirida per autonomi, kurse shqiptaret nen Serbi – Kosova Lindore dhe ata ne Mal te Zi – Malesia e Madhe luftonin per ekzistence! Shqiptaret ende kane shume princer e principata, shume bajraktare e bajraqe, shume pashallare e pashalleqe! Shqiptaret e humben Shqiperine ilirike! Ata s’e bashkojne Shqiperine etnike! E mohojne Çamerine, duke e lene ne harrese! Ata po e humbin Iliriden, po e mohojne Kosoven Lindore, e kane harruar Malsine e Madhe! Shqiperia londineze eshte e ndare dhe e perqare! Greko-sllavet hartojne hapur plane per copetimin dhe zhberjen e saje, shqiptaret i kryqezojne duarte e thone: “beje Zot enderr”!
Shqiptaret kane shume armiqe dhe teper pak miqe! Ata ishin teper internacionaliste dhe luftonin e vriteshin per lirine e shteteve fqinje! Jane perserites te pakorrigjueshem te gabimeve te medha historike te paraardhesve te tyre!
Shqiptarit qe nga koha e moçme i mbeti ves i qoroditur tradhetia, zilia, lakmia, egoizmi, karrierizmi, mendjemadhesia, bajraktarizmi, lokalizmi,…!
Ai edhe sot lufton i ndare, i copetuar dhe i perçare! E tradhton dhe e lufton Shqiptarin! Te shqiptaret, ende eshte me e forte ndjenja e karrierizmit, kolltuqeve, dhe lakmija per pasuri, se sa ndjenja e atdhetarizmit dhe ndjenja e sakrifices per te bere Shqiperi!
Ata nuk e ka fé shqiptarine e Shqiperine, por e kane fe Vatikanin, Stambollin, Mosken, Athinen e Beogradin! Shqiptaret nuk kane qene as nuk jane ne unitet e pajtim kombetar! Ata jane gjumash dhe u del gjumi kur behet shume vone! Shqiptari eshte mburravec, eshte i fjaleve te medha e i puneve te vogla, eshte romantik e jo realiste, eshte anarkist e nihilist, eshte besnik ndaj te huajve dhe i pabese ndaj shqiptareve! Shqiptari e ka braktisur Besen Shqiptare, Besa e Burreria per shqiptarin sot nuk kane vlere, ai ato i ka shnderruar ne relike muzeale dhe jo ne frymezim per veprim! Lexusi im i dashur, me keto vese te qoroditura e te shemtuara, nuk do te bejme jete me dinjitet, nuk do te lirohemi nga roberia dhe nuk do ta bejme kurr Shqiperine Etnike. Autor i shkrimit: Fridrik Ndoci, shkurtuar dhe modifikuar nga ana ime. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!