Shqipfolsit e tradhtisë po i pysin shqiptarët: “Na me marrë krejt e Serbia asgjë prej Kosove a?!”
25. 01. 2025
Kështu e ndjejnë keqardhjen për Serbinë, Baton Haxhiu e Berat Buzhala dhe kompania e tyre prej analitikëve butak e pakurrizor, që po zhurmojnë nëpër TV tona e sidomos në TV klan, duke e shtrembëruar të vërtetën historike mes Kosovës, viktimë e Serbisë dhe Serbisë pushtuse. Fatkeësishtë, keqardhjen e tyre për Serbinë po e përkrah me të madhe opozita kosovare dhe Pozita Shqiptare në ballë me Edi Ramën, Kryeministër i Shqipërisë, mik e dashamirë i ngushtë i Vuçiqit të Serbisë!
Butakëve të harlisur në fjalë, po u duket pak që ka marr Serbia prej Kosovës, teritor e pasuri toksore e nëntoksore për dy shekuj me radhë, nga Sangjaku i Nishit, Novi Pazarit e deri te veriu i Kosovës, që po bënë prap përpjekje tani padrejtësisht, ta marr edhe veriun e Kosovës, Trepçën dhe gjysmen e Liqenit të Ujmanit! Butakëve në fjalë po u duket pak, që ka vra e ka pre, që ka dhunu e ka përzën me dhunë popullaten shqiptare nga trojet e veta dhe e ka zbrazë tërsisht Sangjakun e Nishit e të Novi Pazarit, prej popullatës shqiptare që jetonte në trojet e veta!
Butakëve në fjalë po u duket pak dëmi që na e solli Serbia në luftën e Fundit, ku u vranë afër 15 mij viktima të pafajshme gra e bura, djem e vasha dhe 2600 fëmij. Po u duket pak që e ka bërë shkrum e hi krejtë kosovën, që ka djegë shkatrruar shtëpitë e pasuritë e kosovarëve dhe ka hudhë viktima për sëgjalli në puset e ujtë për pije, ka vrar kafshë masivishtë që kishin mbetë pa përkujdesin e pronarëve të tyre. Butakëve, skrrajave unazore po u duket pak dhunimi i 20 mijë nënave e matrave shqiptare nga fallangat pushtuese të Ushtrisë e policisë gjakatare të Sërbisë.
Kjo është filozofia politike e butakëve, skrrajave unazore dhe pakurrizorëve rreth Kosovës tonë Martire, fatkeqësisht!
I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!