Shprehitë e shkathtësitë që i posedojmë janë jo gjitha të mira
13. 05 2017, ripostim
Shprehitë e shkathtësitë janë produkt i mendimeve, bindjeve, besimeve e pikëpamjeve tona apo të dikuj tjetër që i kemi pranuar nga ta, si të vërteta dhe veprojmë sipas përmbajtjes së tyre gjatë jetës. Secilën shprehi e shkathtësi që e posedojmë është produkt i mendimeve tona pozitive apo negative që i kemi formuar gjatë jetës, ndikuar nga rrethi e nga faktor tjerë të shumtë. Andaj është në favorin tonë t’ua bëjmë një analizë më të thellë e sistematike shprehive e shkathtësive tona gjatë organizimit të proceseve të ndryshme jetësore.
Lexusi im i dashur mos i lejo mendjes tënde brenda mundësive që i posedon, të prodhoi mendime, bindje, besime e pikëpamje që të mbulojnë me shprehi e shkathtësi jo të mira, sepse ato kane kosto të lartë të jetuarit jo mirë, e jo njerëzisht. Duhet shumë kujdesë kur bëjmë dallime mes mendimeve e veprimeve tona pozitive e negative, sepse ato janë të ndikuara nga shumë faktor, ku egziston rreziku të bëjmë gabime trashanike gjatë jetës kurë i përzgjedhim ato dhe gabimet tona i paguajme shtrejtë përsonalisht, familjarisht, profesionalisht, fetarisht, politikisht, moralisht, kombtarishtë e njerzishtë.
Ata që janë të vëmendshëm dhe koncentrohen në vlerën apo antivlerën e mendimeve, bindjeve, besimeve dhe pikëpamjeve të veta e të tjerëve, nuk lejojnë lehtë të depërtoi negativiteti që bartin ato tek shprehitë e shkathtësitë e tyre. Në të kundërtën nëse nuk jemi të vëmendshëm, antivlerat barten shumë lehtë përmes tyre në shprehitë e shkathtësitë tona. Për këtë arsye është e domosdoshme të jemi shumë të vëmendshëm në çdo proces organizativ gjatë jetës, që mos të dominoi negativiteti tek shprehitë e shkathtësitë tona për shkak të mendimeve, bindjeve, besimeve e pikëpamjeve që në përmbajtje kanë një sasi negativiteti. I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!