Arsimi ynë kombtar është kapur e ngulfatë nga politika dhe militantët e vërbuar të saj

15. 05. 2021-ripostim

Katër dekada i kalova në arsim dhe për qudi në të gjitha dekadat, ministria e arsimit, drejtoritë komunale të arsimit, drejtoritë e shkollave, qerdhet e entet parashkollore kanë qenë të mbuluara me miltantë partiak që ishin të besuarit e partive të veta në pushtet. Rrallë, shumë rrallë figuronte nëpër këto mese ndoj pedagog apo ndoj psikolog, pra dhënë një shkelëm i fortë profesionalizmit në arsim, dominuar nga politika e nga militantët e vërbuar të sajë. Fatkeqësishtë ende po vazhdon në arsimin tonë kjo smundje ngjitëse, e mbrapsht dhe shkatërruse për arsimin!

Këto mese që i përmenda më lartë, per qudi jane dominuar nga matematicientë, fizicientë, kimistë, gjuhtarë, histoerian, biolog, gjeograf, politikolog, juristë dhe ingjinier, për qudi nuk janë dominuar kurrë nga pedagog e psikolog që e kane studjuar pedagogjinë e psikologjinë, të cilat janë përgatitë gjatë studimeve të jenë profesionistë e ekspertë të arsimit, sëpaku më profesionistë e më ekspertë se të gjithë ata që u përmendën më lartë, pa e mohuar vlerën e tyre profesionale për të cilën janë shkolluar e përgatit si ekspertë të fushave përkatëse e jo kurrsesi si ekspertë të politikës arsimore e profesionalizmit të tij, si ekspertë të udheheqësisë në arsim, si ekspertë të trajnimeve, si ekspertë të hartimit e përpilimit të planprogrameve mesimore, si ekspertë të hartimit e perpilimit të teksteve e literaturës shkollore, si ekspertë të përzgjedhjes së mjeteve mësimore, si ekspert të përpilimit të testëve për cilësim, vlrësim e notim të nxënësve dhe gjetiu.

E njëjta djallëzi politike është ushtruar e po ushtrohet edhe me trajnerët e trajnimit të mësimdhënësve, kapur dhe ngulfatur tërsishtë nga politika dhe militantët e vërbuar politik të partive në pushtet, ku për trajner të mësimdhënësve dominonin e dominojnë të gjithë ata që nuk ishin e nuk janë profesionistë te duhur për këtë qështje, duke i larguar dhe izoluar nga skena e arsimit pedagogët në radhë të parë e psikologët shkollor, të cilët janë kompetentë për këto qështje organizative të procesit mësimor në përgjithesi dhe për qështje organizative të mësimdhënjes e mesimnxënjes në veçanti, më shumë se të gjithë ata që ua kanë dhënë privilegjin t’i trajnojnë kolegët e vetë me të njëjtat dispozita intelektuale e profesionale.

Unë e kam krijuar bindjen time përsonale e profesionale si, profesionist teorik e praktik i arsimit, se të gjitha këto dështime që i kanë ndodhë e po i ndodhin edukimit dhe arsimit tonë, janë shkak dhe posoj e ngulfatjes politike të edukimit dhe arsimit tonë në të gjitha segmentet e tij.

Pa u bërë shkapja e ngulfatja e edukimit dhe arsimit nga politika dhe militantët e vërbuar politik, që nga ministria, drejtoritë komunale, drejtoritë e shkollave dhe nga akterët jo profesionist të trajnimit të mësimdhënësve, nga hartusit e planprogrameve, teksteve e literaturës shkollore dhe përpilusit e testeve për cilësim e notim të nxënësve, të cilët janë jo kompetent për qështje të tilla, do na përcjellin sistematikishtë dështimet që na rezervojnë sigurt vendin e fundit ne PISA. I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje