Shkolla shqipe mes te kaluares dhe te ardhmes
E kaluara dhe e ardhmja po bejne perpjekje mes veti, qe secila ta terhjeke shkollen shqipe ne komoditetin e tyre qe e posedojne.
E kaluara e shkolles shqipe edhe pseme disa procese te vjetruara, po ngul kemb qe ta ngulfate ne brendine e rehatise dhe komoditetit te saje, qe tani ka kaluar ne rutine e ne shprehi te perditshme qe nuk kerkon nje angazhim i icili e trazon stafin menagjues, mesimdhenes dhe nxenesit e saje per nje pune e mesim me cilesor.
Dukurite e kesaje force terheqese po manifestohen ne shkollen shqipe, me nje numer te madhe nxenesish neper klase, me munges te kabineteve e mjeteve mesimore sipas lendeve te ndryshme, me angazhim te mesimdhenesit si ligjirues i lendes e me nxenes pasiv si degjues te lirigjirates, me mjetin e vetmuar te mesimit tabele, shkums, shpuze e tekst mesimor, me tekste shkollore qe i ka tejkaluar koha dhe nuk ofrojne permbajtje cilesore mesimore, me korikula jo profesionale te cilat nuk premtojne cilesi dhe kualitet per kohen, me notim e cilsim te nxenesve ne forme fushate, pa u mbeshtete ne instrumete dhe parime didaktiko-psikologjike, me mungese te sherbimit profesional pedagogjiko-psikologjik neper shkolla, me nje bashkpunim te zbehte e jo professional, familje-shkolle dhe nxenes, me nje mentalitet hipokrit te mesimdhenesit qe kerkon vetem nenshtrim te nxenesit, me nje pasivitet te pa pare rreth punes, mesimit dhe menagjimit, me lokale jo forte higjenike, me nxemje te ambientit shkollor jo edhe aqe te volitshem, te mos them tersisht anarhi e papergjegjesi nga askush, e shume gjera tjera qe nuk premtojne per ta kryer misionin e shejte shkolla shqipe dhe stafi punues i saje.
Kurse ne anen tjeter forca terheqese e nje numri te madh shpikjesh shkencore te lemive te ndryshme shoqerore, natyrore e shpirterore qe premtojne nje te ardhme me te mire e me te lumtur, qe kerkojne nje kosto te larte investuese per tu bere realitet i shkolles sone ato risi. Kerkojne pergatitjen e stafit mesimedhenes e menagjues, qe keto te arritura te shfrytezohen sa me racionalisht. Kerkojn angazhim ma te madh kolektiv qe nga larte posht e anasjelltas, duke i dhene pergjegjesi njeri tjetrit, per punen qe e kane ne kompetenca te veta. Shkollen tone po e prete me duar te hapura kompjuterizmi, kibernitika, teknologjia moderne pedagogjiko-psikologjike e mesimdhenjes dhe mesimnxenjes, e notimit dhe cilesimit, e permbajtjeve te reja mesimore te fushave te ndryshme edukativo-arsimore. Po e prete qasja ma profesionale e zgjidhjes se problemeve te ndryshme te nxenesve, bashkpunimi sa ma profesional shkolle familje, percjellja profesionale e punes se mesimdhenesve dhe nxenesve e kerkesa tjera qe e qojne shkollen shqipe drejte te arriturave me te medha te kohes ne procesin edukati-mesimor.
Lexuesi im i dashur, shkolla shqipe po i prete me duar hapur dashamiret e saje, qe ti ndihmojn shkolles secili me punen e vete, qe e ka ne pergjegjesi, te ecen ajo ne trend me kohen dhe te largohet sa ma pare nga ato dukuri, qe tani me jane vjetruar dhe u ka kaluar koha. I juaj, mesuesi Ise
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!