Po reformohet apo jo shkolla shqipe mbare kombetare?

Nese me reformen ne arsim nenkuptohet zavendesimi i proceseve te vjetruara edukativo-mesimore, me procese te reja qe i pergjigjen kohes dhe interesave te nxenesve e studenteve shqiptare te ketije vendi, po dyshoi se shkolla jone eshte ka ecen knaqshem drejte reformimit real e objektiv te saje.
Per ta mbeshtete dyshimin tim personal, do ta senzibilizoi vemendjen e opinjonit dashamires te shkolles sone kombetare shqipe, permes disa pyetjeve qe vejne ne pahe dyshimin tim, se sa eshte reformuar e sa po reformohet shkolla jone kombetare shqipe.
A eshte larguar apo jo, nga sistemi i vjeter edukativo-arsimor shkolla jone? Sa eshte pais ajo me mjete moderne mesimore dhe sa po i perdor ato apo nuk i ka e nuk i perdor fare? A po perdoren, apo jo format, metodat dhe teknikat e reja te avancuara, ne organizimin e procesit mesimor, a mos po i fasadojme ato me nje shkums e me nje shpuze pran tabeles se mesimit? Sa jane te pershtatura permbajtjet mesimore- edukative dhe sa po behet perpjekje, qe ato permbajtje permes njesive mesimore tu pershtaten moshes, kapacitetit dhe interesave te nxenesve e studenteve gjate shkollimit, qe te aftesohen e te pergatiten ata per nje jete me te mire, me te begatshme e me te lumtur? A jane tejkaluar mardhenjet hierarkike mes nxenesit e arsimtarit, per ta larguar moralin hipokrit dhe poziten nenshtruese te nxenesit ne mesim? Sa eshte larguar shkolla jone kombetare nga skematizimi dhe dogmatizimi i mendimeve te te rinjeve tane, qe te krijohet atmosfera dhe bindjet e tyre se “Une po mesoj” e nuk po me”mesojne tjeret”? A ka krijuar kushte pedagogjike e psikologjike shkolla, qe nxenesi yne te jete jo vetem aktiv ne punen mesimore, por te kontriboi maksimalisht edhe per zhvillimin e vete, sipas kerkesave te kohes dhe nevojave personale te tij? Sa ka ndryshuar funksioni i mesimdhenesit qe te jet ma pak” enciklopedi qe ecen” apo “liber qe flet” e ma shume strateg, hulumtues, programer, diagnostifikues dhe terapeut pedagogjik e psikologjik. Organizator i punes, keshillues dhe edukator i gjeneratave te reja? A e ka tejkaluar verbalizmin dhe formalizmin ne mesim shkolla jone dhe sa eshte e lidhur ajo me shoqerine e me jeten e nxenesit? Sa jane krijuar kushte qe shkolla t`i orientoi profesionalisht nxenesit per ne studime, sipas aftesive qe i posedojne ata dhe kapacitetit qe e kane arrite gjate shkollimit? A eshte real notimi e cilesimi i nxenesve, qe te jete ai nje pasqyre e vertete e aftesive intelektuale, morale, sociale dhe shkathtesive te tyre per jeten? Ka apo nuk ka percjellje profesionale pedagogjike gjate organizimit te procesit mesimor edukativ, gjate notimit, cilesimit e testimit te nxenesve, gjate menyres se perdorimit te mjeteve mesimore ne klase e ne kabinete per organizimin e procesit mesimor? Bashkpunimi shkolle familje, a po behet nga kopetentet profesional apo shkel e shko nga kush do? Hartimi dhe perpilimi orarit mesimor gjate nje jave, muaj e nje viti, a po behet nga kompetentet profesional, apo shkel e shko sipas qejfit te arsimtareve, qe orarin e pershtasin per veten e jo sipas kritereve didaktiko-psikologjike, ne interes te efiklasitetit te mesimit e ne interes te nxenesve? Sa bashkpunojne aktivet profesionale mes veti dhe a percillet ne menyre perofesionale, menyra e ketij bashkpunimi mes aktiveve? A respektohen kerkesat e kshillit te nxenesve neper shkolla apo jo? Sa respektohen kerkesat e keshillit te prinderve dhe keshillit te shkolles? Ka edhe shume e shume pyetje tjera per ti bere ne kete drejtim, por per momentin, po mjaftohem me kaqe pyetje.
Lexuesi im i dashur, eja vete ne perfundim se, apo reformohet shkolla jone kombetare shqipe apo jo? I juaj, mesuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje